• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Historia shokuese, ëndrrat që paralajmëruan vdekjen e gjashtë familjarëve

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Historia shokuese, ëndrrat që paralajmëruan vdekjen e gjashtë familjarëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tragjedi pas tragjedie, historia e Bardhës i ngjan një filmi të frikshëm. Ndarja nga jeta e gjashtë pjestarëve të familjes nuk e ka mposhtur nënën e saj.

Ka qenë një histori shokuese ajo e Bardhës këtë të dielë tek rubrika “Ka një mesazh për ty” në TV Klan. Ajo kishte ardhur në studio për t’i shprehur mirënjohjen të ëmës për forcën e kurajon që i ka dhënë pas gjashtë fatkeqësive të njëpasnjëshme në familje. Duket e pabesueshme por Bardha i ka parashikuar të gjitha ikjet e njërëzve të dashur nga jeta nëpërmjet ëndrrave.

Në fillim largohet nga jeta gjyshja e cila e kishte rritur. Më pas babai vetëm 50 vjeç ku tre ditë më parë Bardha e kishte parë në ëndërr. Në mes të liqenit të Shkodrës ajo ishte bashkë me dy vëllezërit dhe babain duke ngrënë mish. “A po i jep mish babait”, i kishte thënë vëllai i madh dhe Bardha i ishte përgjigjur “pa merak se atij i kam dhënë të parit”. Si një ogur i keq në bestytnitë e zonës, ajo e kishte parandierë që vdekja po vinte rrotull si një “bishë” e tërbuar për të rrëmbyer njerëzit e saj më të dashur.

Pas babait ajo sheh në ëndërr njërin nga vëllezërit duke humbur në thellësinë e një pusi dhe brenda pak ditësh i sjellin lajmin se ai ishte mbytur në liqenin e Shkodrës pasi ishte goditur nga kontakti me korrentin në ujë. Disa vite më vonë, Bardha sheh një tjetër ëndërr të frikshme. Një çifte e godet në gjoks duke i shkaktuar dy vrima që kullonin gjak. Pa kaluar një javë vjen lajmi i kobshëm se dy vëllezërit 32 dhe 27 vjec ishin mbytur në liqen ku kishin shkuar për gjueti.

Në përpjekje për të shpëtuar njëri – tjetrin ata i kishin gjetur të përqafuar dhe me atë veshtrim të ngrirë në acarin e dimrit, dhjetë ditë përpara se të festonin Vitin e Ri. Në gjithë këtë mort që tërhiqej zvarrë ndër vite duke shuar burrat e shtëpisë, ajo që qëndronte e fortë ishte nënë Rabia. Ajo u betua mbi trupat e djemve se do i rriste të pesë fëmijët që lanë pas dhe i’a arriti më së miri. Përpara disa vitesh, Bardha humb edhe bashkëshortin, sërish duke e parandjerë nëpërmjet ëndrrave. Atëherë kur mendonte se nuk kishte më arsye për të jetuar, ishte sërish ajo, nëna e mirë, besimtare e Zotit që i dha forcë për të ecur përpara. E sot Bardha nuk kishte sesi të mos e falenderonte atë që jo vetëm i mbajti gjallë me punë, sakrifica dhe kurajo por shërben si një model shprese për të gjithë ata që e njohin në Shkodër e më gjerë. /tvklan.al.



 

 

Pas

Velipoja pa roje bregdetare, 3 persona rrezikojnë mbytjen, mes tyre një fëmijë

Para

Përgjimet e “Bild”, Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në pyetje 8 persona nga dosja “339”

Para
Përgjimet e “Bild”, Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në pyetje 8 persona nga dosja “339”

Përgjimet e “Bild”, Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në pyetje 8 persona nga dosja “339”

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar