• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Fier, si po ndërtohen 22 km autostradë me 2.7 milionë euro për km

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Fier, si po ndërtohen 22 km autostradë me 2.7 milionë euro për km
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërtimi i by passit të Fierit është një histori e komplikuar si shumica e investimeve publike në Shqipëri, por punimet në 22 kilometrat e saj pritet të përmbyllen me një shumë prej 60 milionë eurosh ose 2.7 milionë euro/km.

Madje në vitin 2014 kur përfundoi tenderi për ndërtimin e saj, kompania italiane “Serenisima’ mori përsipër ta ndërtonte këtë objekt me vetëm 38 milionë euro ose me 1.7 milionë euro për kilometër. Por një konflikt me nënkontraktorët shqiptare, bëri që italianet të hiqnin dorë nga punimet, teksa qeveria dhe donatorët kontraktuan kompani të tjera, por gjithsesi punimet në këtë segment nuk do të kalojnë të 2.7 milionë euro për kilometër.



Të dhënat tregojnë se autostrada që lidh boshtin kryesor rrugor në vend atë Veri-Jug kushton shumë më lirë se rruga Orikum -Dukat e kategorisë C2 që është vetëm 7 metra e gjerë. Ky aks i cili nuk është as prioritet kombëtar dhe nëse nuk ndërtohet njëherazi deri në Himarë nuk ka as vlerë turistike do të kushtojë 67 milionë euro për 15 kilometra, ose 4.4 milionë euro për km. Ndërsa autostrada e ngjashme me parametrat e By Passit të Fierit, rruga Milot-Balldren ose by pasi i Lezhës që u dha me koncesion pak ditë më parë nga qeveria do të kushtojë rreth 12.5 milionë euro për km pa TVSH.

Skeda e by passit të Fierit, 3 ura dhe 21 nënkalime
Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Rrugor, by passi i Fierit është i gjatë 22 kilometër, autostradë interurbane me gjerësi 22 kilometra. Kosto për kilometër e projektit është 2.7 milionë euro dhe është një financimin i donatorëve BERZH dhe BEI.
Bypass-i i Fierit është pjese e korridorit të rëndësishëm Veriu në Jug.

Aksi rrugor kalon në perëndim te Fierit, midis qytetit dhe vijës se bregut. By passi konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë jugore, për zhvillimin industrial dhe të turizmit, dhe ka një impakt të rëndësishme në bujqësi. Aksi rrugor aktual kalon (rreth 2.5 km) larg nga aksi në ndërtim.

Në këtë seksion është parashikuar ndërtimi i 3 urave me gjatësi nga 80 m secila ne Llumin Seman, në kanalin e Hoxharës dhe atë te Pojanit.

Jane parashikuar gjithashtu 4 kryqëzime ne disnivel si dhe 2 gjysem kryqëzime dhe gjithashtu 21

Si rrugët me financim të huaj kushtojnë 10 herë më
Prej vitesh ekziston një praktikë ku rrugët e ndërtuara me fonde të brendshme kushtojnë shumë herë më tepër se njëjta kategori rrugë e ndërtuar me financim të huaj.

Kjo diferencë sistematike në koston për kilometër të ndërtimin me fonde te brendshme dhe të huaja tregon keqadministrimin e fondeve publike në procesin e investimeve. Për shkak se investimet me financim të huaj kalojnë në procedura e praktika kontrolli që nuk lejojnë kosto jo logjike.

Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e infrastrukturës në “Raportin e Monitorimit 2018” shpenzimet faktike për ndërtimin e rrugëve ishin rreth 15 miliardë lekë nga të cilat rreth 9 miliardë lekë financimin i brendshëm dhe 6.3 miliardë lekë financim i huaj.

Shifrat zyrtare të ministrisë së infrastrukturës tregojnë se për të njëjtën kategori rruge, kosto e financimit me fonde të brendshme është 10 herë më e lartë se me fonde të huaja.
Nga të dhënat shihet se nga financimi i brendshëm u harxhuan 4.2 miliardë lekë me të cilat u ndërtuan 28.7 kilometër rrugë të kategorisë C. Kosto për kilometër me fondet e brendshme ishte 146 milionë lekë ose 1.1 milionë euro me kursin aktual të këmbimit.

Ndërsa po për kategorinë C me fonde të huaja u harxhuan 205 milionë lekë dhe u ndërtuan 12 kilometra. Kosto për kilometër ishte 17.1 milionë lekë ose 136 mijë euro ose 10 herë më e ulët se me financim të brendshëm.

E njëjta diferencë vlen edhe për kategorinë B. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2018 u investuan 1.7 miliardë lekë me të cilat u ndërtuan 6.7 kilometra rrugë. Kosto për kilometër ishte 262 milionë lekë ose 2 milionë euro për kilometër.

Kosto për kilometër për të njëjtën kategori rruge me fonde të huaja kushtoi shumë herë më pak. Gjatë vitit 2018 u ndërtuan 89 kilometra rrugë të kategorisë B me një shumë prej 3.2 miliardë lekësh. Kosto për kilometër ishte 36 milionë lekë ose 294 mijë euro për kilometër.

Siç shihet nga të dhënat kosto e financimit të brendshëm për kilometër me fonde të brendshme është fiks 10 herë më larte se me fonde të huaja. Në përllogaritje nuk përfshihen shpronësimet pasi këto janë një zë i veçantë që mbulon kostot si për financimin e brendshëm dhe atë të huaj.

Gjatë vitit 2018 janë ndërtuar 4.2 kilometër autostradë e kategorisë A2 2×2 me një shumë 5.3 miliardë lekësh vetëm me fonde te brendshme. Kosto për kilometër përllogaritet në 1.27 miliardë lekë ose më shumë se 10 milionë euro për kilometër. /Monitor

Pas

Zjarr në një apartament në Tiranë, familjarët brenda në banesë

Para

Gjermania goditet nga tornado, shkaktohen dëme të rënda

Para
Gjermania goditet nga tornado, shkaktohen dëme të rënda

Gjermania goditet nga tornado, shkaktohen dëme të rënda

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar