• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

E papritur, Voltana Ademi kallëzon penalisht Sandër Lleshajn

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
E papritur, Voltana Ademi kallëzon penalisht Sandër Lleshajn
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka kallëzuar penalisht ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj si dhe punonjës të policisë së Shtetit më akuzën për “shpërdorim detyre”.

Në letrën e kallëzimit kryebashkiakja Ademi shprehet se Policia e Shtetit dhe punonjësit e Drejtorisë së Policisë Vendore kanë hedhur masivisht gaz me lënë helmuese  mbi qytetarët të cilët po manifestonin në mënyrë paqësorë, duke iu referuar ngjarjes pak ditë më parë në KZAZ nr.2 në Shkodër ku dhe një shkollë u përfshi nga flakët.



LETRA E PLOTE

Bashkia e Shkodrës, përfaqësuar nga kryetarja zj. Voltana ADEMI ka kallëzuar penalisht ministrin e brendshëm z. Sandër LLESHAJ dhe punonjës të Policisë së Shtetit për “shpërdorim detyre”.
Padia është depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Bashkia e Shkodrës kërkon edhe “pezullim të ushtrimit të detyrës publike” për personat e kallëzuar penalisht.
Në parashtrimin e saj, në kallëzimin penal drejtuar organit të Akuzës, nënvizohet se: “Në cilësinë e Kryetares së e bashkisë Shkodër së bashku me qytetarët e Shkodrës po bënim manifestim paqësor , në mbrojte të të drejtave dhe lirive themelore Kushtetuese, mbrojten e drejtës së votës, e cila është parimi kryesor në zbatim të Kushtetutës. Manifestimi ishte paqësor dhe konform dispozitave ligjore në fuqi.
Nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe punonjësve të Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër, është hedhur masivisht gazi me lëndë helmuese mbi qytetaret të cilët po manifiestonin paqësisht në qytetin e tyre, situatë e cila është pasqyruar direkt live në mediat Lokale dhe Kombëtare .
Pamjet filmike provojnë qartazi se efektivë të Policisë së Shtetit,dhe drejtues të saj si dhe efektivë në nivel zbatues, dhe me dyshimin e arsyeshëm për urdhër të paligjshëm të Ministrit të Brendshëm, me anë të veprimeve të tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.”.
Në vazhdim të kallëzimit penal, nënvizohet se “Përdorimi i armëve për përhapjen e gazrave irrituese, helmuese është kryer duke cënuar nenin 47 të Kushtetutës, nenet 5, 17, 85, 86, 102 dhe 133 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” i ndryshuar, nenet 106, 107, 108, 109, 110 dhe 111 të VKM Nr. 750, datë 16.9.2015 “Për miratimin e rregullores së Policisë së Shtetit”.”.
Bashkia e Shkodrës, në kallëzimin penal për ministrin e brendshëm dhe punonjës të Policisë së Shtetit thotë se “Siç tregojnë edhe pamjet filmike, punonjësit e Policisë së Shtetit kanë sulmuar me gaz edhe protestues të cilit ishin në kushte të pamundura shëndetësore, apo persona që po u vinin atyre në ndihmë. Kjo metodë kriminale, është shkelje flagrante e ligjit, që vë në rrezik serioz jetën e qytetarëve dhe personave që ishin duke i ndihmuar ato….
I kerkojme prokurorise qe te hetoje se cfare urdherash jane dhene qe para dates 20 qershor 2019 ne lidhje me protesten e kesaj date dhe veqanerisht urdherat e kesaj date ne lidhje me perdorimin e gazit irritues/helmues nga ana e policise per shperndarjen e protestueve. Kjo do te ndante pergjegjsine ligjore individuale te gjithsecilit ne kete shkelje te rende ligjore komform kesaj pike ligjore.”.”, thuhet në kallëzimin penal të bërë nga Bashkia e Shkodrës.
Bashkangjitur, dokumenti i kallëzimit penal të depozituar nga Bashkia e Shkodrës ndaj ministrit të brendshëm z. Sandër LLESHAJ dhe punonjësve të Policisë së Shtetit për përdorimin e gazit në protestën paqësore të 20 qershor 2019 në qytetin e Shkodrës.

 

 

Pas

Meta njofton daljen e rëndësishme për mediat, ja çfarë do të bëjë me dije

Para

Presidenti Meta dekreton datën e re të zgjedhjeve

Para
Presidenti Meta dekreton datën e re të zgjedhjeve

Presidenti Meta dekreton datën e re të zgjedhjeve

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar