• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Do gjuaja me molotov drejt kryeministrisë”, Voltana Ademi sqaron deklaratën e bujshme

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Do gjuaja me molotov drejt kryeministrisë”, Voltana Ademi sqaron deklaratën e bujshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deklaratat e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi se do të dëshironte që të përdorte bomba molotov në protestat e Opozitës bën një bujë të madhe.

Por pa kaluar dita, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka sqaruar këto deklarata.





Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi shkruan se fjala molotov ka pasur kuptimin e zhurmës që ajo do të bëjë që të dëgjohen të gjitha problemet që shqetësojnë sot shqiptarët.

Reagimi i Voltana Ademit:

“Molotov” ka shqetesuar deri në trembje shumëkënd! E artikuluar mjaft qartë nga unë në një intervistë televizive, kanë tentuar e po te tentojnë ta nxjerrin nga konteksti.

Në fakt, këto katër vite por edhe më herët, Shkodra dhe shkodranët kanë patur mijëra arsye për të përdorur “molotov”. U anashkaluan deri në harresë të plotë nga kjo qeveri, u burgosën, u dhunuan, iu hoq ndihma ekonomike, iu hoq buka e gojës, i pushtoi e i dhunoi kriminaliteti e pushteti i kriminelëve.

E sot po i kërkohet të mbyllin sy e veshë, kur po u rrembehet ajo që e fituan me mund e sakrifica, madje edhe duke sakrifikuar jetën: Demokracia, e drejta për të zgjedhur! E drejta per të jetuar e punuar të lirë! E drejta për të qenë të sigurtë e për të gëzuar vendin e vet!

E po e artikuloj edhe një herë:

“… me “molotov” për të bërë shumë zhurmë! Shumë zhurmë! “. Ashtu siç kanë ushtuar e ushtojnë sheshet e kryeqyteteve perendimore në Itali, Francë, Greqi etj.

Fjalën time duhet ta kishit transmetuar të plotë e jo gjysma- gjysma! E keni të postuar të gjithën, prej kater ditësh, në faqen time Facebook!

Protesta, figurativisht edhe me “molotov” është një mënyrë për t’u mbrojtur nga ata që po na vrasin! Është mënyrë për të bërë zhurmë për t’u dëgjuar!

Po prap do të protestojmë, me tërë fuqinë! Për të mbledhur të tjerë e sa më shumë!

E figurativisht me “molotov” , për të zhurmuar për dyert e mbyllura të institucioneve, dhe burgun që Edi Rama po i ndërton përditë njerëzve të thjeshtë, e qe po i vret përditë!

Kemi prekur fundin! Nga zhurma duhet të shqetësohen ata që kanë frikë! Dhe me të vertetë duhet të kenë frikë! Nga njerëzit e thjeshtë dhe nga e keqja që kanë mbjellur!

Pas

Borxhliu i kërkon 10 mijë euro nipit të Enver Hoxhës, kërcënohet edhe Nexhmije Hoxha

Para

Rama tallet me Bashën nga Belshi: Luli do mësojë, bretkosa në Belsh ka…

Para
Rama tallet me Bashën nga Belshi: Luli do mësojë, bretkosa në Belsh ka…

Rama tallet me Bashën nga Belshi: Luli do mësojë, bretkosa në Belsh ka...

Të Gjitha

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

nga Fast News
09:30 | 03/08/2025
0

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

nga Fast News
09:00 | 03/08/2025
0

Si ndikon gjumi në produktivitetin tuaj

Si ndikon gjumi në produktivitetin tuaj

nga Fast News
08:30 | 03/08/2025
0

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

nga Fast News
08:00 | 03/08/2025
0

Recent News

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

09:30 | 03/08/2025
Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

09:00 | 03/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar