• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Disa trajtime efikase për djegiet nga dielli në plazh

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Disa trajtime efikase për djegiet nga dielli në plazh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mos harroni që termometri po shënon temperatura të çmendura këto ditë dhe mospërdorimi i kremit mbrojtës ose locioneve të tjera shkaktojnë djegie. Skuqja, lëkura e thatë dhe temerpatura e lartë janë disa prej simptomave të djegieve nga dielli. Po çfarë i ndodh lëkurës nga digjet?

Qelizat dehidratohen dhe mund të dëmtohen duke arritur në nekrozë, pra të pësojnë një alterim regresiv të indeve duke shkaktuar një reaksion të vërtetë inflamator. Sa më e madhe dhe e përhapur të jetë djegia nga dielli, aq më evidente janë reagimet e organizmit: Ulet presioni i gjakut, shfaqen edema, temperaturë dhe të gjitha shenjat e goditjeve nga dielli. Për këtë arsye mos lejoni që lëkura juaj të digjet vazhdimisht. Nëse keni lëkurë të çelët është e lehtë të digjeni, sepse një lëkurë që prodhon ngadalë melaninën (mbrojtja natyrale nga dielli, pra nxirja) është një lëkurë që digjet lehtë, që shfaq dëmtime të qelizave. Një lëkurë e tillë e ekspozuar në diell pa kriter rrezikon më shumë nga tumorët.





Por si mund të qetësoheni?

Patatja lehtëson djegiet. Vendosni në pjesët e djegura një kompresë me patate të papërpunuar. Lëreni rreth 20 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Kompresat me luleshtrydhe ushqejnë dhe rigjenerojnë lëkurën. Shtypni disa luleshtrydhe të pjekura mirë dhe vendosni tulin direkt në lëkurën e djegur. Mbajeni rreth gjysmë ore.

Kompresa me kos. Përhapni në lëkurën e djegur kos natyral dhe lëreni për rreth 20 minuta, pastaj shpëlajeni.

Vaji i kokosit. Me një shtupë pambuku aplikoni në zonat e djegura vajin e kokosit.

Locion me lule shtogu. Vendosni në zjarr një litër ujë me dy lugë fara lule shtogu, fikeni kur të jetë afër zierjes. Lëreni për disa minuta, filtrojeni dhe lëreni të ftohet. Aplikojeni me një garzë sterile në pjesët e djegura.

Merrni një kastravec, bëjeni në formë qulli dhe përziheni me një gotë kos. Lëreni për 20-30 minuta në lëkurën e djegur dhe pastaj shpëlajeni dhe thaheni me kujdes.

Dushi i ftohtë shërben si metoda e parë e shpëtimit. Mjafton të zhyteni në një vaskë me ujë të vakët, duke shtuar pak kripë të zezë, sodë buke apo miell tërshëre. Janë të gjitha produktet që qetësojnë djegiet.

Pas

Balla ironizon me Bashën nga Elbasani: Luli është ngelësi më i keq

Para

Opozita kërkon leje për protestë deri në mesnatë, Policia e refuzon

Para
Gazetari i njohur paralajmëron përplasjen e madhe më 30 qershor

Opozita kërkon leje për protestë deri në mesnatë, Policia e refuzon

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Recent News

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

21:42 | 10/09/2025
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar