• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dhuna në Burrel, Kryemadhi apelon Ramën: Mbaji larg veglat e tua qorre nga gratë politikane

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Dhuna në Burrel, Kryemadhi apelon Ramën: Mbaji larg veglat e tua qorre nga gratë politikane
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas ngjarjeve në qytetin e Burrelit, ku pati disa përplasje me protestuesve dhe policisë, ku u arrestuan dhe dy politikane të Opozitës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi ka bërë një paralajmërim për kryeministrin Rama që ai mos të sulmojë gratë politikane të Opozitës.

Me një gjuhë të rëndë dhe fyese, Kryemadhi thotë se ata që protestojnë nuk janë militantë të LSI apo PD, por janë qytetarë që duan demokracinë dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri.

“Edi Rama mbaji larg duart dhe veglat e tua qorre nga qytetarët që mbrojnë të drejtën e tyre. Mos guxo të prekësh gra dhe zonja politikane që janë në të drejtën e ligjit dhe të qytetarëve.

Mos mendo se me dhunën policore dhe prokurorinë e shit-blerë mund të burgosësh të vërtetën. Ajo është sot me popullin dhe qytetarët! As në ëndrrat më të largëta nuk e ke menduar se si mund të jetë fundi jo vetëm politik i një kryeministri bandit, skenarët më të frikshëm nuk janë shkruar ende për ty, sepse fundin tënd, dhe po ta përsëris, jo vetëm fundin politik, do të ta shkruajnë shqiptarët që ti po i godet, dhunon, përbuz, arreston dhe keqtrajton pa asnjë shkak.

Ata që protestojnë kundër teje nuk janë as të fallxhores dhe as të Lulit. Janë njerëz që kërkojnë të drejtën e tyre të mohuar. Por ti nuk e njeh ndjesinë e mirësisë, sepse gjatë gjithë jetës tënde ose e ke blerë, ose e ke marrë me dhunë dashurinë dhe mirësinë.

Ata qytetarë që shprehin revoltën e tyre nuk janë drejtuesit që flasin në telefon me kriminelë të qeverisë tënde. Janë njerëz të ndershëm që përplasen për të drejtën e mohuar, për të vënë në vend atë drejtësi që ti e ke blerë me paratë e drogës ose me kërcënimet për Vetting-un. Ti që ke merakun e reformës dhe të frikës së opozitës për të, je sot më i rrezikuari nga zemërimi i popullit. Dhe mbaje mend nga fallxhorja (jo nga ajo që vjen të sheh horoskopin në zyrë e që e paguajnë të të gënjejë), nuk e ke të largët ditën kur do të të duhet të zgjedhësh mes parave që ke vjedhur këto 21 vjet dhe kokës tënde. Po për këtë, për fat të keq nuk ka fallxhore të të ndihmojë, është një vendim që do ta marrësh vetë dhe shpejt!”,- shkruan Kryemadhi.

Pas

Dhuna në KZAZ, OSBE paralajmëron: Përgjegjësit e akteve do të mbajnë përgjegjësi

Para

“Rama po kërkon të nxisë vëllavrasjen”, Paloka tregon planin e PD për të ndalur 30 qershorin

Para
“Rama po kërkon të nxisë vëllavrasjen”, Paloka tregon planin e PD për të ndalur 30 qershorin

“Rama po kërkon të nxisë vëllavrasjen”, Paloka tregon planin e PD për të ndalur 30 qershorin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

nga Fast News
09:00 | 07/11/2025
0

Transformimi i jashtëzankonshëm energjitik i Shqipërisë

Transformimi i jashtëzankonshëm energjitik i Shqipërisë

nga Fast News
08:30 | 07/11/2025
0

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

nga Fast News
08:00 | 07/11/2025
0

Recent News

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

09:35 | 07/11/2025
Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

09:00 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar