• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Bota

Del shifra zyrtare e popullsisë sot në botë, ja cili shtet shumë shpejt do të zërë vendin e Kinës

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Del shifra zyrtare e popullsisë sot në botë, ja cili shtet shumë shpejt do të zërë vendin e Kinës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

7,7 miliardë banorë ka bota sot, trefishin e popullsisë që ka pasur më 1950, kur OKB ka filluar të përpilojë raportin për perspektivat e zhvillimit të popullsisë në botë.

Rruzulli tokësor ka 7,7 miliardë banorë, thotë raporti i fundit i OKB për popullsinë, bërë publik ditën e hënë (17.06). Bota nuk ka pasur kurrë kaq njerëz sa ka sot. Kina ka numrin më të madh të banorëve 1,4 miliardë, pasuar nga India me 1,355 miliardë.  Mbas dhjetë vjetësh pritet që India të kthehet në vendin me numër më të lartë popullsie, duke i zënë vendin Kinës.

Vendet me numër më të madh popullsie, mbi 100 milionë janë SHBA me 329 milionë banorë, Indonezia, Brazili, Pakistani, Nigeria, Bangladeshi, Rusia, Meksika, Japonia, Etiopia dhe Filipinet. Popullsia e këtyre vendeve pritet të rritet. Përjashtim bëjnë Japonia dhe Rusia, ku pritet ulje e madhe pas vitit 2050. Vendi me popullsi më të ulët, është Vatikani me 801 banorë. Ata që lindin sot, pritet të kenë jetë mesatare 72,6 vjetë, por njerëzit në vendet e varfëra e kanë këtë mesatare 7 vjet më pak.

Konferencë shtypi për perspektivat e zhvillimit të popullsisë në botë

Shifrat për përshtatje politikash

Shifrat nuk janë për të shuar kuriozitetin por i shërbejnë organizatave dhe qeverive për të përshtatur politikat në bazë të tendencave demografike. Ekonomitë më të mëdha të botës, kanë numër të vogël popullsie, sidomos në Europë. Dhjetë ekonomitë më të mëdha si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia kanë popullsi më të vogël se 100 milionë.

2000 vjet më parë rruzulli është populluar nga gjithsej 200 milionë njerëz. Shifrën e 1 miliardit, numri i popullsisë e arriti në fillim të shekullit të 19-të dhe 2 miliardshin e arriti në vitin 1927. Brenda një shekulli popullsia e botës është trefishuar. Arsyet janë të ndryshme, por dietat, mjekësia, kushtet sanitare, vaksinat kanë ndihmuar në rritjen e numrit të popullsisë. OKB parashikon që 30 vitet e ardhshme popullsia e botës të rritet me 2 miliardë banorë.

Migracioni për ndryshimet demografike

Tre janë çështjet kryesore që ndikojnë në popullsinë e botës: lindjet, vdekjet dhe migracioni. Migracioni është kthyer në faktor të rëndësishëm për ndryshimin e popullsisë në disa vende. Dhjetë vitet e fundit 14 vende kanë patur prurje migracioni mbi 1 milionë vetë. Në disa vende si Bangladeshi, Nepali dhe Filipinet kanë patur shtim të migrantëve të punës për shkak të nevojave. Në vendet me konflikte si Siria, Myanmari dhe Venezuela njerëzit kanë ikur nga konfliktet. Kurse Bjellorusia, Gjermania, Hungaria, Italia, Japonia, Rusia, Serbia dhe Ukraina do të kenë dekadën e ardhshme shtim të numrit të migrantëve, për të plotësuar rënien e popullsisë shkaktuar nga numri i vdekjeve, që është më i madh se i lindjeve./ DW

Pas

Rrebesh i frikshëm shiu në Kosovë, shihni si e ‘rrëmben’ uji qytetarin

Para

“Bomba” e Bild, Pjerin Ndreu del blof me shpjegimin e tij, ja dy ‘gafat’ që bëri kur sqaroi përgjimet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

nga Fast News
14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

nga Fast News
14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar