• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Çfarë po ndodh me gjyqin e Shullazit? A po përgatitet lirimi i tij?

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Çfarë po ndodh me gjyqin e Shullazit? A po përgatitet lirimi i tij?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Çfarë po ndodh me Shullazin? A po përgatitet lirimi i tij? A po shkon procesi gjyqësor në të njëjtën rrugë që ndoqi Dritan Dajti. Sot për sot, në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, ndodhet vetëm një dosje që ka interes publik dhe ajo është e grupit kriminal të Emiljano Shullazit. Por për të 12 herë procesi gjyqësor kundër Shullazit dhe katër anëtarëve të tjerë, është shtyrë duke mos pasur asnjë mundësi që procesi gjyqësor të zhvillohet. Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për pranimin e kërkesës së të pandehurit Blerim Shullazi për përjashtimin e kryesueses së trupës gjykuese, Saida Dollani, në çështjen ndaj tij, e ka bërë të pamundur formimin e kolegjit. Për pasojë kjo solli shtyrjen e seancës për herë të dymbëdhjetë të martën.

Tashmë Këshillit të Lartë do ti duhet sërisht të mblidhet për të vendosur emrin e një gjyqtari tjetër, me qëllim formimin e trupit gjykues që do gjykojë grupin e Emiljano Shullazit. Kujtojmë që Shullazi, është dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë me 14 vite burgim, Gilamdo Dani me 12 vite burgim, Endrit Zela dhe Qyqja me 10 vite burgim dhe Blerim Shullazi është dënuar me 9 vite burgim. Prej tetë muaj, të pandehurit kanë bllokuar procesin gjyqësor, duke nxjerë çfarëdo argument me qëllimin e vetëm për të futur në kolaps gjyqtarët, të cilët kanë firuar njëri pas tjetrit duke dhënë dorëheqjen,duke u shkarkuar nga KPK apo shkarkuar. Kjo situatë është favorizuar edhe nga largimet e gjyqtarëve nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit. Në shumë raste gjykatat përdorin standardin e dyfishtë ku për të pandehurit që konsiderohen “cironka” proceset gjyqësore përfundojnë sa hap e mbyll sytë. Ndërsa për sa i përket të pandehurve që janë pjesë e grupeve kriminale, si Shullazi dhe Dritan Dajti, por edhe persona të tjerë, gjykatat shqiptare në ditët e sotme nuk janë në gjëndje të dalin me vendim, duke shtyrë në mënyrë të vazhdueshme seancat gjyqësore. Vetëm procesi gjyqësor kundër Dajtit zgjati 10 vjet. Ndërkohë në të njëjtën rrugë duket se po hyn dhe procesi gjyqësor kundër Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Qyqa dhe Endri Zela. Prej 12 seanca me radhë gjyqi kundër të pandehurve është shtyrë duke bërë që gjykata ta ketë të pamundur për të vendosur.

Ndërkohë që herë janë bërë shkak avokatët dhe herë vetë gjyqtarët, kjo pasi nuk është formuar trupa gjyqësore. Në nëntor të vitit të kaluar grupi i Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Qyqa dhe Endri Zela, u dënua në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda me 55 vite burg. Shullazi, bashkë me anëtarët e tjerë të grupit e apeluan vendimin duke kërkuar pafajësi, ndërsa procesi ka ngecur prej janarit të këtij viti, pasi janë shtyrë 12 seanca, ku e fundit ka qenë në datë 18 qershor 2019. Marrë nga Shqiptarja.com

Pas

“O mashtrues” Rama sulmohet edhe në Londër (VIDEO)

Para

Opozitarët nuk i ndahen Ramës edhe në avion (VIDEO)

Para
Opozitarët nuk i ndahen Ramës edhe në avion (VIDEO)

Opozitarët nuk i ndahen Ramës edhe në avion (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar