• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ç’do të ndodhë të premten? Paralajmërimi i frikshëm i gazetarit: Do të ketë të vrarë dhe të plagosur

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Ç’do të ndodhë të premten? Paralajmërimi i frikshëm i gazetarit: Do të ketë të vrarë dhe të plagosur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas publikimit të njëpasnjëshëm të përgjimeve nga gazeta gjermane “BILD”, situata politike në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë.

Gazetari Nikollë Lesi në një shkrim të publikuar prej tij shprehet se protesta e ditës së premjte do të jetë e pamëshirshme dhe se mund të ketë njerëz të vrarë dhe të plagosur.



Sipas tij kryeministri Edi Rama nuk do të ulet në tavolinë për të gjetur një zgjidhje bashkë me presidentin dhe opozitën por do të nxisë konflikt dhe t’ja faturojë pasojat e përplasjes së opozitës.

Shkrimi i plotë i gazetarit Nikolle Lesi:

Sot gazeta më e madhe në Europë, gjermania BILD, publikoi përgjime të reja. Para disa ditëve ajo nxori përgjimet e kryebashkiakut durrsak Vangjush Dako me Abdylajt, të cilët cilësohen nga PD si bandë kriminale. Ndërsa sot doli edhe kryeministri në komunikime. Natyrisht Edi Rama ishte i kujdesshëm, por nëse zbërthen gjithë zinxhirin e emrave të tjerë të përgjuar që rrotullohen afër kryeministrit, del e qartë se si janë blerë votat. Me presione, oferta, pazare dhe me bandat.

Kjo është më se e qartë. Me Durrësin bëri si bëri kryeministri dhe sikur e kaloi pa hyrë ferr në këmbë, pasi prokuroria nuk heton, por ishte media që ia nxori bojën PS-së dhe kryeministrit. Megjithatë Durrësin e arkivoi për ca kohë, Edi Rama.

BILD sot ia prishi humorin kryeministrit. Edi Rama duket nga mënyra se si reagon për gjyq ndaj gazetarit gjerman, se ndjehet keq. E di se publiku është tejet i bindur se si janë blerë votat në 2017, falë edhe miopisë politike të PD-së, kur bëri marrëveshjen e 18 majit. Sondazhet tregojnë se mazhoranca është në pikiatë të frikshme elektorale, ndaj edhe po synon të marrë të gjitha bashkitë, shpejt e shpejt, pa kandidatë opozitarë.

Ndërkohë prokuroria nxitoi të spostojë vëmëndjen duke njoftuar publikisht se ka ndërmend të marrë me forcë liderin e opozitës Lulzim Basha, çka vetëm i shton pikët atij, duke e kthyer në hero, nëse e arreston. E bën automatikisht kryeministër. Por prokuroria ka urdhër nga kryeministri. Kjo dihet, kjo e nxjerr atë organ politik. Të premten është protesta e opozitës, e cila siç duket do jetë radikale dhe e pamëshirshme.

BILD thotë se të enjten, një ditë para protestës, do të nxjerrë prapë përgjime. Problemi është se shteti është angazhuar në blerjen e votës për PS-në. Kjo është e kundraligjshme dhe e zhvlerëson pushtetin e Edi Ramës.

Situata po precipiton nga dita në ditë, shumë keq. Kryeministri nuk ha pykë fare, nuk don asnjë ulje në tavolinë për të gjetur udhën e arsyes sëbashku me Presidentin dhe opozitën. E do konfliktin, pasi mendon se nga konflikti mund të ringrihet, duke ia faturuar opozitës pasojat e përplasjes, ku për dreq mund të ketë të vrarë dhe të plagosur.

Edi Rama duhet të gjejë shtigjet e mirëkuptimit politik dhe të mendojë për shtetin e popullin e jo për karrigen e tij.

Filxhani i kafesë nuk i del mirë duke parë britmat e Elisa Spiropalit!.

 

 

Pas

Francë, arrestohet ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini

Para

Rudina Hajdari ka një shpjegim për përgjimet e “BILD”: Asgjë nuk është rastësi, u publikuan kur Lulzim Basha do të arrestohej dhe…

Para
Rudina Hajdari ka një shpjegim për përgjimet e “BILD”: Asgjë nuk është rastësi, u publikuan kur Lulzim Basha do të arrestohej dhe…

Rudina Hajdari ka një shpjegim për përgjimet e “BILD”: Asgjë nuk është rastësi, u publikuan kur Lulzim Basha do të arrestohej dhe...

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar