• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Borxhliu i kërkon 10 mijë euro nipit të Enver Hoxhës, kërcënohet edhe Nexhmije Hoxha

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Borxhliu i kërkon 10 mijë euro nipit të Enver Hoxhës, kërcënohet edhe Nexhmije Hoxha
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Një i moshuar ka dy vjet që vjen te puna dhe më kërkon lekët që sipas tij im atë ia kishte borxh. Por, babai im ka dy vjet që ka ndërruar jetë dhe sipas të moshuarit Skënder Verçani, babai im nuk ia ka shlyer borxhin”. Kjo është pjesë nga kallëzimi i një 43-vjeçari, i cili nëse do ishte një njeri me emër dhe mbiemër të një qytetari të thjeshtë, policët do ngrinin supet dhe do i tregonin derën, pasi historitë e borxheve janë histori që zgjidhen civilisht. Por, kallëzuesi ka një histori familjare, pasi paraardhësit e tij janë pjesë e historisë e për këtë oficerët e Komisariatit numër 3 janë ulur menjëherë dhe kanë mbajtur shënim kallëzimin e tij.

“Jam Dritan Kolaneci, i biri i Klementit dhe Pranverës… lindur dhe banues në Tiranë”. Me dhënien e këtyre gjeneraliteteve, policët e kanë kuptuar menjëherë se djali që kishte zgjedhur policinë për të zgjidhur hallin që i kishte rënë, ishte djali i Pranvera Hoxhës, vajzës së ish-diktatorit Enver Hoxha. Pra, 43-vjeçari që kërkonte ndihmën e tyre ishte gjithashtu edhe nipi i ish-diktatorit. Babai i kallëzuesit është dhëndëri i Hoxhës dhe një nga ish-arkitektët më të njohur dhe më në zë të asaj kohe që la në kryeqytet dy nga veprat më të njohura për shqiptarët, siç është Piramida dhe Pallati i Kongreseve.





43-vjeçari i diplomuar për shkenca politike, siç rezulton nga deklarata e tij, të cilën Gazeta Si e posedon, ka shkuar në polici pasi është ndier i frikësuar nga kërkesat e të moshuarit nga Elbasani, i cili nga ana e tij kërkon me këmbëngulje borxhin.

“Ky person, rrëfehet Dritan Kolaneci, përveçse vjen te puna, ka ardhur dhe më ka shqetësuar edhe te banesa ku jeton gjyshja ime që quhet Nexhmije Xhunglini (Hoxha), nëna ime Pranvera dhe motra ime Blerta. Çdo ditë kërcënuesi vjen dhe kërkon borxhin e pashlyer prej 4 milionë të vjetra të tim ati që nuk jeton më”. Kallëzuesi i ka treguar policisë se i ka shpjeguar të moshuarit se nuk ka mundësi ekonomike, por edhe se vetë ai nuk është dorëzan dhe as përfitues. Nipi i ish-diktatorit e ka përshkruar situatën si terror psikologjik nën të cilin është detyruar t’i paguajë të moshuarit shumën prej 10 mijë euro. I ndjerë i kërcënuar për vete, por edhe për familjen, siç përshkruan kallëzuesi, si për gjyshen, por edhe për të ëmën, i riu ka përfunduar në polici. Dita e fundit kur Kolaneci është takuar me plakun nga Elbasani është në fund të muajit maj, atëherë kur te puna e tij pranë Zogut të Zi i moshuari ka përsëritur të njëjtën kërkesë. Ndaj, ai thotë në kallëzim se “ndaj këtij shtetasi unë kam bërë edhe një kallëzim tjetër në datën 27 nëntor 2018 për kanosje, dhe sa më sipër kërkoj ndihmë nga shteti për agravim situate nga ky person, i cili po më shqetëson çdo ditë të jetës sime”.

Deklarata e të moshuarit

Menjëherë policia ka gjetur edhe adresën e të moshuarit. Ai quhet Skënder Verçani dhe është i moshës 75 vjeç. I moshuari jeton në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan. I moshuari i tha policisë në deklaratën që më pas e firmosi: “Unë kam një konflikt të ashpër me familjen Kolaneci, pasi më detyrohen një shumë lekësh prej 10 mijë eurosh, shumë që unë ia kam dhënë shtetasit Klement Kolaneci, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2016. Këto euro duhet të m’i kthejnë familjarët e tij, pasi pasuritë e tij i administron e shoqja Pranvera. Te ky person unë pata prenotuar shtëpi, duke i dhënë 10 mijë euro kapar dhe për këtë kam edhe një deklaratë dore nga Klement Kolaneci më 12 maj 2008. Në këto kushte ku unë jam, pa shtëpi dhe në rrugë, kërkoj nga e shoqja e tij dhe i biri që të më kthejnë detyrimin që më kanë prej 10 mijë eurosh”.

Jo vetëm kaq po ai e ka pranuar edhe faktin që kishte shkuar te puna e nipit të Enver Hoxhës.

“Unë kam shkuar te puna e Dritanit, djali i Kolanecit, i cili punon në një call center te Ringu dhe i kërkova shumën që më kishte i ati, por ai më tha nuk dua shqetësime për këtë fakt. Sa më sipër kërkoj ndjekje ligjore të të dyve nënë e bir, Pranverës dhe të birit pasi kanë përvetësuar pasurinë e firmës Enigma, me ish-administrator Klement Kolanecin”, thotë 75-vjeçari në dëshminë që ka dhënë në polici, të cilën e ka siguruar Gazeta Si.

Pas qëndrimeve të të dyve, materialet siç thotë një burim i Gazeta Si do të referohen pranë Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme, ku edhe pritet që të dy, si nipi i ish-diktatorit dhe si i moshuari nga Elbasani të merren sërish në pyetje.

Pas

Censura ndaj medies, tërhiqen prokurorët

Para

“Do gjuaja me molotov drejt kryeministrisë”, Voltana Ademi sqaron deklaratën e bujshme

Para
“Do gjuaja me molotov drejt kryeministrisë”, Voltana Ademi sqaron deklaratën e bujshme

“Do gjuaja me molotov drejt kryeministrisë”, Voltana Ademi sqaron deklaratën e bujshme

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar