“Bashkia që duam” Ish-deputeti nxjerr videon: Filloi shpërndarja e thasëve me miell për votuesit

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime

Vijojnë denoncimet nga ana e Partisë Demokratike në lidhje me parregullistë e procesit zgjedhor të sotëm.

Ish-deputeti Luan Baci ka publikuar në Facebook, pamje të një furgoni me logon “Bashkia që duam” në Fier mbushur me thasë me miell.

“Bashkia qe duam, vazhdon fushaten shperndan miell, edhe ne keto momente, afer shkolles Pinellopi Piro, ku dhe votohet”, shkruan Baçi në Facebook.

Ndërkohë në një tjetër video që lidhet me këtë denoncim, shihet se si simpatizantë të Partisë Demokratike që janë vendosur jashtë qendrave të votimit kanë shkuar me klarinetë dhe dajre duke tallur përfaqësuesit e PS-së.

Ish-deputeti demokrat ka denoncuar që në orët e para të mëngjesit se vëzhguesit demokratë parën qendrave të votimit janë larguar me forcë.