• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Basha tërhiqet nga dhuna: Rama do ketë fund më të keq se Ramiz Alia

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Basha tërhiqet nga dhuna: Rama do ketë fund më të keq se Ramiz Alia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një fjalë të gjatë nga “selia blu” ka bërë një hap prap në lidhje me situatën e pritshme më datë 30 qershor.

Lulzim Basha ka trajtuar në fjalën e tij disa nga temat më të rëndëishme të ditës, ku veçoi padinë e kryeministrit ndaj gazetarit, Peter Tiede. Basha shprehet se Rama ka paguar avokatin më të shtrenjtë me paratë e taksapaguesve shqiptarë, me qëllim që të mbrojë kriminelët me damkë që kanë bashkëpunuar me pushtetin.

Në fjalën e tij Basha ka bërë apel për të qëndruar larg dhunës dhe se Rama do të ketë një fund më te keq se Ramiz Alia.

Fjala e Bashës:

Sot pushtetarët janë bërë mbretër dhe sulltanë. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra e mijëra euro, por Rama nuk ka asgjë as milionat. Ai ka 21 vjet që plaçkit dhe grabit. Ka marrë 20 përqind për lejet në Tiranë dhe ka marrë miliona euro. Një nga përfituesit e trafikut të dogës është Edi Rama. Ai është shkëputur nga realiteti. Rama që në fillimet e karrierës ka qenë peng i krimit. Rama në emër të kriminelëve ka vendosur të padisë një gazetar gjerman, duke paguar avokat me paratë që iu ka vjedhur shqiptarëve, Është e njëjta mbrojtje që Rama iuka bërë Armando Prengës, Rrajave, Roshit, Agron Xhafajt dhe gjithë kriminelëve të tjerë. Ai do të mbajë zgjedhje me forcë, por ky do të jetë fundi i tij.

Rama po tenton të bëjë edhe zgjedhje me një parti politike, njësoj si në kohën e Ramiza Alisë, që bëri pluralizëm false. U përpoq që në vitin 1991 të bëjë zgjedhje me komunistët e tij, por dështoi. Tre dekada më vonë.

Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede.  Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë.

Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as milionat. Ai ka 21 vjet që vjedh dhe plaçkit gjithë Shqipërinë. Ka marrë 20-40 për qind për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në Tiranë dhe gjashtë vitet e fundit në Shqipëri ka zhvatur qindra milionë euro.

Por nuk ka asnjë dyshim se një nga përfituesit direkt të trafikut marramendës së drogës ka qenë Edi Rama. Me këtë para kriminale Edi Rama jeton në luks, i shkëputur nga realiteti. Etja e verbër për para dhe pushtet, e zhveshur nga çdo ndjesi njerëzore, e çuan Edi Ramën në krahët e krimit që në fillimet e karrierës së tij dhe, që atëherë, ka mbetur peng i krimit.

Në emër të krimit, në emër të avdylajbe, lalave, dakovea, gjiknurëve, manjave, Edi Rama paska vendosur të padisë një gazetar perëndimor që i nxori lidhjet e tij me krimin, duke paguar me paratë e korrupsionit!

Është e njëjta mbrojtje që u ka bërë gjatë këtyre viteve Mark Frokut, Armando Prengës, Pjerin Ndreut, Artur Bushit, Elvis Roshit, Qazim Sejdinit, Saimir Sahirit, Damian Gjiknurit, Agron Xhafajt, rrajave, habiljave, shullazëve dhe trafikantëve të tjerë.

Mbrojtje totale, pandëshkueshmeri absolute ndaj krimit dhe korrupsionit. Këtë e ka arritur duke shkatërruar shtetin ligjor dhe demokracinë. Duke kapur çdo pushtet.

Pas

Rrihet barbarisht nga policia, i moshuari shtrohet rëndë në spitalin e Korçës

Para

Mediu i kthehet Ramës: Një i çmendur të gjithë po i çmend

Para
Mediu i kthehet Ramës: Një i çmendur të gjithë po i çmend

Mediu i kthehet Ramës: Një i çmendur të gjithë po i çmend

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

nga Fast News
09:00 | 06/11/2025
0

8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

nga Fast News
08:00 | 06/11/2025
0

Ndryshime në qeveri, ja kush ikën e kush vjen

Ndryshime në qeveri, ja kush ikën e kush vjen

nga Fast News
07:58 | 06/11/2025
0

Detajet e buxhetit 2026/ Ministri i Financave shpjegon si dhe sa do të rriten pensionet

Detajet e buxhetit 2026/ Ministri i Financave shpjegon si dhe sa do të rriten pensionet

nga Fast News
07:53 | 06/11/2025
0

Recent News

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

09:00 | 06/11/2025
8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

08:00 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar