• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

A ka një pakt të fshehtë Basha-Veliaj për të rrëzuar Ramën?

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
A ka një pakt të fshehtë Basha-Veliaj për të rrëzuar Ramën?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa 30 qershori afron dhe palët politike shqiptare vijojnë të jenë fort të pozicionuara në polet e tyre, teoritë për daljen nga kjo krizë janë gjithmonë dhe më të larmishme. Por përtej këtyre ka edhe teori që mund të konsiderohen konspirative edhe pse politika shqiptare shpesh herë ka provuar se konspiracioni është më pranë të vërtetës së sa racionaliteti.

Një pyetje që vjen në mendjen e shqiptarëve që ndjekin politikën në kohët e fundit është: A janë Erion Veliaj dhe Lulzim Basha në një llogore të fshehtë për të rrëzuar Ramën nga karrigia kryeministrore?



Pohimi do të kërkonte një guxim të madh, por edhe refuzimi në vetvete do të ishte po ashtu shumë i guximshëm, duke marrë parasysh disa fakte dhe shenja të kohëve të fundit.

Lulzim Basha së pari nga foltorja e Partisë Demokratike nuk ka lënë gjë të zezë dhe baltë pa hedhur mbi figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste. Rama, i pari dhe pas tij, Tahiri, Xhafa, Gjiknuri, Ahmetaj, Ruci, Balla, Dako, Sejdini dhe së fundmi Sandër Lleshaj, të gjithë kanë dalë të paktën një herë në shënjestrën e Bashës, duke i akuzuar, ose edhe thjesht duke i sulmuar me deklarata. Për Veliajn jo se nuk ka pasur akuza, por ato kanë ardhur në momente te qeta, që shumë herë janë dukur sikur Basha i ka nxjerrë nga goja e tij sa për të thënë. Një shembull i freskët ishte spoti i Partisë Demokratike që ftonte qytetarët për të marrë pjesë në protestën kombëtare të 21 qershorit. Sërish të gjitha figurat e larta të PS-së dhe disa kriminelë që akuzohen se kanë lidhje me këtë mazhorancë ishin të përfshira dhe Veliaj kishte shpëtuar sërish.

Ndoshta pa dashje, apo një lapsus teknik edhe pse e vështirë të besohet se mund të harrohet pa u futur në shënjestër njeriu që nga të gjithë shikohet si pasardhësi i Ramës në krye të PS-së.

Por sinjale të një aleance nën rrogoz nuk ka dhënë vetëm Basha. Veliaj nga ana tjetër gjithmonë e ka akuzuar Bashën për performancën e dobët që ka bërë në katër vite si kryebashkiak i Tiranës, por në momente të caktuara i ka dhënë edhe ai shenjat “e dashurisë”. Mesazhi në tuiter mbrëmjen e së premtes menjëherë pas mbylljes së protestës ishte një ironi e ndërthurur me përgëzim për këtë lloj tubimi, ishte më i frekëti.

Për të mos u harruar në këtë pikë është edhe një akuzë e vjetër që rëndon mbi të dy se janë dy figura që sponsorizohen nga shoqata ndërkombëtare me agjendë disa vjeçare në vendin tonë. Nëse Rama është në ditët e tij të fundit, si Basha edhe Veliaj e dinë shumë mirë se janë dy figurat që mund të uleshin më shpejt në karrigen e lakmuar kryeministrore. Fundja stazhin si kryetar të Bashkisë Tiranë tashmë e kanë kaluar dhe tashmë mund të futen në zyrën e ish-komitetit qendror të Partisë./Fast News Albania

Pas

E bujshme, mbrojtësi i kombëtares shqiptare firmos me kampionët e Greqisë

Para

Gjykata e Shkodrës ‘burgos’ në shtëpi ish-deputetin e PD-së

Para
Gjykata e Shkodrës ‘burgos’ në shtëpi ish-deputetin e PD-së

Gjykata e Shkodrës ‘burgos’ në shtëpi ish-deputetin e PD-së

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar