• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Vendimi pozitiv i KE për Shqipërinë, Berisha: Jam zemërthyer…

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Vendimi pozitiv i KE për Shqipërinë, Berisha: Jam zemërthyer…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi pozitiv i dhënë sot nga Komisioni Europian që rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë ka sjellë edhe reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se është zemërthyer nga ky vendim, pasi thotë se do të përsëritet e njëjta gjë që ka ndodhur në 4 vitet e fundit.

Sipas ish-kryeministrit Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e kërkuar për të filluar procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.



Postimi i Sali Berishës:

Nje vendim qe une e pershendes por qe me le zemerthyer!

Miq, sot ne nje konference shtypi te perbashket Perfaqesuesja e Larte per Politiken e Jashtme dhe sigurine e BE, Frederica Mogherini dhe Komisioneri per Zgjerimin dhe Fqinjesine i Komisionit Europian, Johannes Hahn njoftuan rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine.

Une e pershendes rekomandimin e raportit te Komisionit te BE per hapjen e negociatave pavaresisht se une vleresoj se Shqiperia qe nga vjet nuk ka plotesuar asnjerin nga 13 kushtet e caktuara ne deklaraten e 27 qershorit te vitit 2016 te ministrave te jashtem te vendeve anetare te BE.

Une e pershendes dhe mbeshtes rekomandimin e Komisionit sepse kam qene dhe jam i bindur se hapja e negociatave do ndihmonte ne menyre te padiskutueshme ne plotesimin e kritereve dhe kushteve te kerkuara qe Shqiperia te perparoje drejt anetaresimit ne BE.

Perveç ketyre pershendes rekomandimin e Komisionit per hapjen pa kushte te negociatave duke hedhur poshte keshtu pretendimin se protestat e opozites dhe vendimi i saj per te djegur mandatet pengojne apo demtojne hapjen e negociatave me BE.

Por perseri dua te them se megjithe rekomandimin e hapjes pa kushte te negociatave une mbetem zemerthyer.

Kjo sepse ne vleresimin tim, megjithe rekomandimin per hapjen pa kushte te negociatave, jemi identik si para skenarit te nje viti me pare.

Vjet Komisioni, njelloj si kete vit rekomandoi hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine. Mirepo pavaresisht nga kjo, ministrat e jashtem te BE hodhen poshte me unanimitet kete rekomandim dhe, po me unanimitet, caktuan 13 kushte qe duhet te plotesonte Shqiperia ne menyre qe Keshilli i Ministrave te vendoste ne qershor te vitit 2019 qe vendimi te merrej pasi te shqyrtohej plotesimi i kushteve ne dhjetor te vitit 2019.

Une jam zemerthyer se ne gjendjen aktuale, ku asnjera nga 13 kushtet e kerkuara nuk jane plotesuar ndaj dhe ne bindjen time Keshilli i Ministrave do mbaje te njejtin qendrim qe mbajti vjet ndaj rekomandimit te Komisionit Europian dhe do rendise se paku edhe njehere 13 kushtet e meparshme per tu plotesuar nga Shqiperia ne menyre qe te votohet per hapjen e negociatave me se afermi nga fundi i vitit 2020 per te mos thene edhe me vone. Por kesaj radhe nuk besoj se do kete eurokrate apo europarlamentare qe do vijne te mashtrojne shqiptaret siç bene fillim korrikun e vitit 2018 se negociatat u hapen.

Kesaj radhe Edvin Kristaq Mashtrimi nuk do arrije te hape shampanjen e festes per hapjen e negociatave apo te ndaje dekoratat per ata qe bene te mundur hapjen e tyre siç beri vjet. Kesaj radhe, ai deri ne fund te qershorit do jete flakur aty ku e ka vendin, ne koshin e plehrave te historise! sb

Pas

Njihuni me shoferen e parë shqiptare që do të drejtojë një autobus urban

Para

Populizmi ndër vite, nga grekut e lashtë deri te Donald Trump

Para
Populizmi ndër vite, nga grekut e lashtë deri te Donald Trump

Populizmi ndër vite, nga grekut e lashtë deri te Donald Trump

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar