• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Turp, prezenca diplomatike që na jep leksione për demokraci, injoron zgjedhjet europiane!?

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Turp, prezenca diplomatike që na jep leksione për demokraci, injoron zgjedhjet europiane!?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Artur Nura

Kushdo që lexon sado pak zhvillimet politike europiane ka mësuar se zgjedhjet e sotme për Parlamentin Europian janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Europës, politikisht e gjeopolitikisht.

Mjafton të bëni vox pop-e në Tiranë dhe do ju rezultojë se qytetarët e thjeshtë e njohin paramisht rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për Europën dhe faktin që e drejta për të votuar, të zgjedhur dhe të zgjidhësh është themel i Demokracisë së kontinentit të vjetër ku duam të jemi pjesë, siç jemi gjegrafikisht edhe politikisht.

Kur qytetarët e thjeshtë shqiptarë njohin këto parime themeltare të Europës, përfaqësuesit e vet Europës, ambasadorët e vendeve të BE, të cilët mbikqyrin zhvillimet në Shqipëri dhe japin notën nëse ne i kemi kryer detyrat e demokracisë këtu dhe nëse meritojmë të jemi atje si Europianë, sigurisht që duhet të dinë më shumë!

A janë të hapura qendra votimi në Shqipëri për zgjedhjet në Parlamentin Europian?

Në Kompaninë ku unë po bashkëpunoj si drejtor i marrëdhënieve publike, kanë ardhur edhe dy qytetarë italianë të cilët ishin krejt natyrshëm të interesuar të votonin dhe pyetën nëse, Ambasada Italiane në Tiranë ua mundësonte një gjë të tillë. Pas kontaktimit me ambasadën mësuam se atje askush nuk kishte menduar për këtë të drejtë themelore të mbi 20.000 italianëve në Shqipëri!

Na u sugjerua Delegacioni i Komisionit Europian, i cili sipas tyre, mund të kishte menduar për këtë të drejtë themelore të shtetasve europianë në Shqipëri, pra edhe të ambasadorëve, familjeve të tyre dhe nëpunëseve të trupit diplomatik, plus investitorëve të vendeve përkatëse që me taksat qe paguajnë mundësojnë pagesat e majme të tyre!

Pasi kontaktuam njërin prej zyrtareve të këtij institucioni të rëndësishëm, hasëm në çudinë e faktit që personi nuk dinte kë të pyeste se Delegacioni ishte i mbyllur me që është fund java! Sigurisht edhe në këtë rast na u sugjeruan ambasadat e vendeve të BE!

A është ky zhvillim një skandal?!

Parimisht po, por personalisht nguroj të gjykoj përfundimisht pa dëgjuar palët e cituara! Ambasadorët e këtyre vendeve janë arbirtrat e lojës sonë për më shumë demokraci fuksionale dhe një institucion i tillë nis te respekti ndaj të drejtës së individid për të zgjedhur dhe u zgjedhur, pra të drejtës për të votuar.

Çfarë bëjnë Delegacioni i Komisionit Europian dhe OSBE në Tiranë, përveç ‘leksioneve” me shumë shpenzime financiare ndaj demokracisë së brishtë shqiptare, ndaj kësaj të drejte themelore të shtetasve të tyre që gjenden në Shqipëri dhe duan të kryejnë detyrën dhe shfrytëzojnë të drejtën e tyre për zgjedhjet në Europë?!

Nëse nuk kanë bërë asgjë dhe e kanë injoruar, sigurisht që duhet të jetë një skandal e turp i madh për ta, por personalisht shpresoj akoma të jem i gabuar… Këto zgjedhje historike europiane tashmë kanë startuar, po në Shqipëri ç’po bëjnë ambasadorët dhe qytetarët europianë…?!

 

Pas

Tërmet i fortë në jug të vendit, zbulohet epiqendra

Para

I dënuar me burg për drogë, arrestohet 46-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Para
I dënuar me burg për drogë, arrestohet 46-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

I dënuar me burg për drogë, arrestohet 46-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

nga Fast News
17:45 | 06/11/2025
0

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

nga Fast News
17:10 | 06/11/2025
0

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

nga Fast News
16:20 | 06/11/2025
0

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

nga Fast News
09:00 | 06/11/2025
0

Recent News

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

17:45 | 06/11/2025
Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

17:10 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar