• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Thellohet skandali i gjyqit me Beketin, mund të humbasim140 milionë euro

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Thellohet skandali i gjyqit me Beketin, mund të humbasim140 milionë euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prej disa ditësh po qarkullon me shpejtësi lajmi se shteti shqiptar do të jetë i detyruar që t’i paguajë biznesmenit italian Francesko Beketi 140 milionë euro, për shkak të sulmit që qeveria e Edi Ramës i ka bërë televizionit Agon Channel, ç’ka çoi më pas në mbylljen e aktivitetit të tij.

Ajo që e bën edhe më të thellë këtë skandal është fakti se Avokatura e Shtetit dhe arbitri i pajtuar nga pala shqiptare për procesin në Arbitrazhin Ndërkombëtar, janë orientuar drejt një Marrëveshjeje me biznesmenin kontrovers, i cili ka fituar edhe çështje të tjera më herët.

Pra e thënë thjesht, për shkak se Beketi mund të kërkonte një sasi edhe më të madhe parash, qeveria shqiptare ka rënë dakord për këtë marrëveshje, që është e barazvlefshme me 80% të investimeve që Buxheti i Shtetit bën në një vit.

Vetë kryeministri Rama i pyetur në studion e Opinion për këtë vendim, tha se çështja është konfidenciale, gjë e cila vihet në zbatim vetëm në rastet e marrëveshjeve, dhe jo vendimeve të njëanshme. Pra kjo tregon se Gjykata e Arbitrazhit nuk ka marrë një vendim në themel, por e ka mbyllur çështjen pasi palët kanë miratuar Marrëveshjen mes tyre.

“Në arbitrazh ka një klauzolë konfidencialiteti që deri në mbarim të procesit, palët nuk shprehen. Ka një klauzolë konfindecialiteti që i obligon palët të mos shprehen pasi është gjykata që në përfundim të procesit do të shprehet. Për momentin kemi portalet”, shprehej Rama gjatë emisionit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kjo nuk është hera e parë që shteti shqiptar bën lëshime në Gjykatat Ndërkombëtare

Kujtojmë se në një situatë të ngjashme, që lidhej me vendimin e nxituar të qeverisë shqiptare për prishjen e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës, shteti shqiptar ndodhej përpara dy viteve.

Pagesa fillestare që shteti shqiptar iu detyrohej pronarëve të pallatit buzë detit që u shemb në Vlorë ishte 14.2 milionë euro, por duke marrë parasysh inflacionin dhe interesin për katër vite, shifra finale që shteti iu ka paguar ka qenë 16.8 milionë euro.

Në mënyrë të ngjashme me pozicionin që kanë mbajtur në çështjen Beketi, avokatja e shtetit asokohe Alma Hiçka nuk është paraqitur fare në seancë, ndërsa në media kjo çështje u cilësua edhe si një dhuratë që Rama i bëri Bashës pas flirtit që patën si pasojë e marrëveshjes së 17 Majit.

Falë kësaj marrëveshje, kryeministri Rama i dha fund krizës politike në vend, dhe shtyu zgjedhjet parlamentare vetëm me një muaj, zgjedhje të cilat do të fitoheshin më pas nga socialistët.

Dy rastet e mësipërm nuk janë të vetmet kur shteti shqiptar del humbës në Gjykatat Ndërkombëtare, po nëse në raste të tjera kushtet e marrëveshjeve janë bërë shkak për arbitrim të huaj, ‘’Beketi’’ dhe ‘’pallati’’, janë tërësisht kapriço të kryeministrit, që ende sot qëndron në pushtet. /FAXNEWS

Pas

“Unë isha në shesh në atë Janar dhe nga Agron Malaj, mund të isha vrarë!”

Para

Bajerni i jep lamtumirën “Roberi” me titullin e 7-të radhazi

Para
Bajerni  i jep lamtumirën “Roberi” me titullin e 7-të radhazi

Bajerni i jep lamtumirën “Roberi” me titullin e 7-të radhazi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

nga Fast News
19:58 | 10/02/2026
0

Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

nga Fast News
19:15 | 10/02/2026
0

Indeksi i korrupsionit/ Shqipëria përkeqësohet në renditjen e “Transparency International”

Indeksi i korrupsionit/ Shqipëria përkeqësohet në renditjen e “Transparency International”

nga Fast News
19:07 | 10/02/2026
0

Kush përfiton nga kompensimi i TVSH-së në bujqësi? – Udhëzimi/ Fermerët duhet të ruajnë faturat e shiteve, aplikimi në tatime

Kush përfiton nga kompensimi i TVSH-së në bujqësi? – Udhëzimi/ Fermerët duhet të ruajnë faturat e shiteve, aplikimi në tatime

nga Fast News
18:59 | 10/02/2026
0

Recent News

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

Drita e telefonit ndal rritjen e trurit te fëmijët

19:58 | 10/02/2026
Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë

19:15 | 10/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar