• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Si u shpërblye me katër rroga gardisti i 21 Janarit, sot kandidat i PS për Bashkinë e Matit

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Si u shpërblye me katër rroga gardisti i 21 Janarit, sot kandidat i PS për Bashkinë e Matit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga ANDI BUSHATI

Dy ditë më parë gazeta e së majtës “Dita”, botoi një dokument shumë domethënës që rënonte propagandën e socialistëve për 21 janarin. Sipas saj, Agron Malaj, ish gardisti i grupit të zjarrit-, tani kandidat i rilindjes për bashkinë e Matit-, ka qenë tejet i përfshirë në krimin shtetëror të tetë viteve më parë. Ndryshe nga sa pretendoi kryeministri në një konferencë shtypi, se Malaj nuk kishte përgjegjësi ligjore, se nuk qe i prfshirë në krim dhe se ai ka dhënë informata të vlefshme për atë ditë, dokumeti i gazetës fliste për të kundërtën.

Aty ishte e shkruar e zeza mbi të bardhë (shiko dokumentin poshtë) që Malaj jo vetëm se qe rreshtuar në anën e gabuar të barikadës, por ende pa u tharë mirë gjaku i të vrarëve, ai ishte shpërblyer me katër paga mujore, një për çdo viktimë, nga drejtuesi e zinxhirit kriminal. Madje, madje, shpërblimi i tij qe nga më bujarët në atë listë të gjatë.

Po pse njeriu që qëlloi pa iu dridhur syri drejt e mbi trupa, ish komandanti i gardës, Ndrea Prendi, duhej ta shpërblente gardistin e konvertuar në socialist? Për çfarë shërbimi? Se ishte treguar i zellshëm në shpërndarjen e përgjakshme të manifestimit opozitar? Se kishte fshehur gjurmët më pas bashkë me ata që fshinë serverin, zhdukën gëzhojat dhe ndërruan shulat?

A është rastësi që masa e parave që ai mori në dorë është e njëjtë me atë të Ndrea Prendit, Alfred Ahmetcenaj që gjuajti plot 117 plumba atë ditë, apo e Agim Llupos që u kap nga kamerat duke qëlluar nga ajo dritarja qorre e kryeministrisë.



Çfarëdo broçkullash justifikuese të nxjerë nga goja shefi i qeverisë, përgjegjësia e kandidatit të tij për kryebashkiak nuk mund të anashkalohet.

Edhe sikur Malaj të mos ketë mbi supe asnjë faj, edhe sikur për angazhimin e tij mos meritojë asnjë ditë burg, ai ka përsipër një njollë të madhe morale. Si para dhe pas krimit ai qëndroi në anën e vrasësve. Gjaku i të vrarëve për të u shndërrua në kartmonedha 5 mijë lekëshe.

Do të mjaftonte vetëm kjo që ai të mos pranohej as si anëtar i thjeshtë në partinë që “mbron” kujtimin e të viktimave, e jo më pastaj të ishte një nga të përzgjedhurit e saj për 61 njësitë administrative vendore.

Dhe këtu problemi e tejkalon fatin personal të një gardisti të shndërruar në rilindas. Sepse rasti i tij është konfirmimi i një rregulli për amnistimin e të gjithë atyre që i qëndruan në krah Berishës pas krimit makabër.

A nuk u bë koalicioni i 1 prillit me Ilir Metën që quajti viktimat kokëpalarë?

A nuk morën pjesë në qeverinë e parë të rilindjes plot pesë ministra që kishin mbrojtur si të tillë komplotin e grushtit të shtetit?

A nuk është televizioni që bën sot apologjinë e Ramës, ai që vërtetonte tezën se të vrarët ishin qëlluar nga turma?

A nuk gjenden mbrëmjeve në tryezën e kryeministrit të njëjtët oligarkë që e shfrytëzuan fillimin e fundit të Berishës për tu pasuruar dhe më shumë për veten e tyre? Në këtë kuptim as rehabilitimi i Agron Malajt nuk përbën ndonjë surprizë. Ngjitja e tij e ngadaltë në hierarkinë e pushtetit, fillimisht si drejtor i OSSHE, pastaj si kryetar i PS në rrethin ku do të bëhet kryebashkiak, ka ecur paralel me zhbërjen e ndjeshmërisë ndaj asaj që ndodhi në 2011.

Rasti i tij nuk është thjeshtë promovimi i një njeriu të pushkës apo të krimit, sipas modeleve të Roshit, Ndokës, Prengës e me radhë. Këtë herë, në zgjedhjet lokale pa garë, PS-së nuk ka nevojë për të fortë dhe banditë që ti japin vota.

Prandaj katapultimi i Malajt përbën një rast historik. Ai është një sinjal se ndjeshmëria ndaj krimit politik duhet zbutur; një mesazh se riprodhimi i kloneve berishiste, nuk duhet të ngjallë të njëjtën frikë; një paralajmëim se hendeku mes të keqes dhe dënimit të saj, nuk ka pse të jetë aq i pa kapërcyeshëm sa ç’propagandohej. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet që PS të propozojë si model të shoqërisë së sotme një njeri që u shpërblye me para në dorë për krimin e 21 janarit: vetëm nëse do të relativizojë peshën e vrasjeve në emër të pushtetit, vetëm nëse do të rilindë ata që janë të gatshëm ta bëjnë këtë./LAPSI

 

Pas

Frontex ‘blindon’ kufinjte shqiptarë/ Rama flet për marrëveshjen: Jam i lumtur për dy arsye, njëra është personale

Para

Tjetër largim nga rradhët e Bindjes Demokratike, kush është kandidati që tërhiqet nga gara

Para
Tjetër largim nga rradhët e Bindjes Demokratike, kush është kandidati që tërhiqet nga gara

Tjetër largim nga rradhët e Bindjes Demokratike, kush është kandidati që tërhiqet nga gara

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar