• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Si t’i dalloni ushqimet që janë të dëmshme për shëndetin?

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Si t’i dalloni ushqimet që janë të dëmshme për shëndetin?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vaji i palmës dhe qumështi pluhur po gjen përdorim të gjerë në industrinë ushqimore të vendit tonë.

Konsumatori shqiptar mashtrohet nga prodhuesit vendas dhe jo vetëm. Mashtrimi arrin deri në atë pikë sa që askush nuk e deklaron atë në etiketën e produktit ushqimor, edhe pse një gjë e tillë është detyrim ligjor.



Teknologët thonë se një sjellje të tillë prodhuesi shqiptar e mësoi nga konkurrenca e pandershme e produkteve të importit. Nazif Tivari shprehet: “E përdorin sepse një kilogram vaj plame kushton 140 lekë dhe kur ti e përdor për djathin kaçkavall, ai shton rrezen e prodhimit të djathit. Ti merr 1 kilogram më shumë për 100 litra qumësht”.

Për të kuptuar nësë gjiza është më vaj palme, e vendosim atë në një tigan dhe nëse ndryshon ngjyrë atëherë duhe të bëni kujdes sepse ajo nuk është përgatitur me qumësht.

“Vaji i palmës ka acide yndyrore të ngopura. Ky ka sasi të madhe të vajit të palmës, madje këtë vaj e përdorin dhe për karburante sepse hyn tek hidrokarburet. Ka 3-5% naftë. Ky ka acide yndyrore të ngopura, karbon dhe hidrogjen, nuk ka oksigjen siç ka yndyra e qumështit”, shpjegon specialisti.

Po përse u karbonizua ky produkt ushqimor?

“U dogj sepse është karboni, është njëlloj sikur të digjnim lëndë djegëse. Pra, është gjizë pa qumësht. Ka vaj palme dhe proteina. Kjo është 120 lekë, ndërsa gjizo bio shkon 180 lekë me shumëicë”, shpjegon Nazif Tivari.

Mashtrimi nuk përfundon. Gjiza mund të përgatitet edhe me një formulë tjetër, ku përbërësit e saj janë qumështi pluhur dhe niseshteja. Këtë eksperimentin e përdorim edhe me djathin e picës: “Gjatë pjekjes, djathi që prodhohet për pica lëshoi lagështinë e vet të qumështit, ndërsa ky djathi tjetër lëshoi vajin e palmës”.

Nesë salca e kosit është tepër e ëmbël, kjo do të thotë që ajo nuk është cilësore, por e tejngopur me konservantë.

Disa ditë më parë, AKU tregoi se si një prodhues vendas kishte futur mijëra ton vaj palme dhe nuk e justifikonte përdorimin e tij, edhe pse në kartën teknologjike e kishte të shënuar së kjo yndyrë bimore duhet të përdoret jo më shumë se 20% në produktet e qumështit./Top Channel

Pas

Ja kush ishte këngëtarja që u ul me helikopterin e ministrisë te vila e Bamir Topit

Para

U largua nga Siguria Ushqimore, mësohet motivi i dorëheqjes së drejtoreshës

Para

U largua nga Siguria Ushqimore, mësohet motivi i dorëheqjes së drejtoreshës

Të Gjitha

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

nga Fast News
17:00 | 16/05/2025
0

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

nga Fast News
16:45 | 16/05/2025
0

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

nga Fast News
16:30 | 16/05/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
16:15 | 16/05/2025
0

Recent News

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

17:00 | 16/05/2025
Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

16:45 | 16/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar