• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Shpërthen” biznesmeni Neranxi: Himara në duar të dy hajdutëve dhe mbështetja politike shqiptaro-greke

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Shpërthen” biznesmeni Neranxi: Himara në duar të dy hajdutëve dhe mbështetja politike shqiptaro-greke
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Nikollaq Neranxi *

Dy kandidatë janë regjistruar në KQZ për të konkurruar për kreun e Bashkisë së Himarës: Jorgo Goro i cili kërkon një mandat të tretë dhe Fredi Beleri i cili kërkon një humbje të dytë. Në fakt gjithçka ishte e pritshme: Jorgo Goro do rikandidohej nga Rama, si njeriu i cili është vënë në shërbim të tij për të gjitha projektet që kanë të bëjnë me grabitjen e tokave në bregdet, ku çdo centimeter ka pronar banorët autoktonë.





Pra nuk kishte arsye të lëvizte një shërbëtor kaq të zellshëm. Nga ana tjetër i vihet përballë një kandidat i cili ka qenë gjatë gjithë kohës një shërbëtor i fshehur i kësaj qeverie dhe shërbëtor i hapur i politikës greke.

Grekët vunë në garë njeriun e tyre, si garant se ai do përfaqësojë më së miri interesat e tyre, të cilat janë ndarja e Himarës si plaçkë, mes politikanësh dhe oligarkësh këndej dhe andej kufirit. Beleri do të punojë që zgjedhjet t’i fitojë përsëri Goro dhe në këmbim, ai dhe shefat e tij, do të shpërblehen me llokma tokash në bregdet.

Pra mos prisni nga Beleri që të flasë në fushatë për Vorio Epirin, tashmë ata kanë gjetur rrugë më të lehta dhe më të sofistikuara për ta pushtuar atë zonë, mjafton të grabisin tokat, të ndërtojnë aty hotelet dhe resortet e tyre dhe ja ku u bë i tyri!

Ky pra është fati i Himarës, për kreun e së cilës janë vënë në “garë” dy individë, njëri më hajdut se tjetri, me kurrizin e kërrusur deri në fund të këmbëve nga shërbimet që ju bëjnë shefave të tyre, në misionin e madh për të grabitur Himarën, për të dëbuar banorët e saj autoktonë dhe për të zhdukur historinë e saj të lavdishme.

Beleri ka filluar shërbimin që disa muaj më parë, duke vënë firma në emër të banorëve, për të grabitur pronat tona, në bashkëpunim me Goron, dhe që të dy kanë akoma shumë për të bërë në këtë drejtim, përderisa askush nuk merr mundimin t’i ndalojë.

P.S Ky shkrim nuk këshillohet të lexohet nga himariotët të cilët e nisin dhe e bitisin ditën e tyre me lloqe dhe raki buzë detit, pasi nuk është mirë të shqetësohen në “luftën” e madhe që po bëjnë për të mbrojtur vendin e të parëve të tyre.

Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pronave, Shtëpive, Historise dhe Kulturës, Himarë

 

Pas

Humbi jetën në Letoni, mbërrin në Rinas trupi i majorit Klodian Tanushi

Para

“Burri i ish-gruas së Ramës” Kaubojsi tallet keq me ministrin: Kur nuk vdiq Çuçi sdo vdes as unë

Para
“Burri i ish-gruas së Ramës” Kaubojsi tallet keq me ministrin: Kur nuk vdiq Çuçi sdo vdes as unë

“Burri i ish-gruas së Ramës” Kaubojsi tallet keq me ministrin: Kur nuk vdiq Çuçi sdo vdes as unë

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar