Një shqiptar ka humbur jetën dje në burgun e Trikallasë në Greqi pas një përleshjeje. 29-vjecari u transportua për në spital dhe nuk mund t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ky nuk ishte krimi i vetëm që ka ndodhur në burgjet e Greqisë ndaj shqiptarëve në një kohë fare te shkurtër, ku kujtojmë se dhe një shqiptar humbi jetën para 20 ditëve në Koridhalos.
Për këto ngjarje të ndodhura ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka shkruar se burgjet e shtetit fqinj janë kthyer në kasaphanë për shqiptarët.
STATUSI I PLOTË I SALI BERISHËS
Burgjet e Greqise kasaphane per shqiptaret!
Miq, ne burgun famzi te Trikallos theret si ne kasaphane nje 29 vjeçar shqiptar, i dyti ky qe vritet ne kete burg ne harkun kohor 20 ditor.
Keto akte barbarie te perseritura, viktima te te cilave jane shqiptaret, shprehin frymen raciste antishqiptare si dhe standartet mesjetare qe zoterojne ne burgjet e Greqise.
Shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se viktimes dhe denoj me ashpersine me te madhe terrorin, vrasjet, therjet e shqiptareve si ne kasphane ne burgjet e Greqise si dhe indiferencen me te cilen e percjellin kete situate barbarie autoritetet pergjegjese te Greqise dhe Zografi bis me kliken e tij ne Tirane.
Me kete rast i bej thrrje Komitetit Europian per Parandalimin e Tortures dhe Trajtimit ose Ndeshkimit Çnjerezor, Degradues prane Keshillit te Europes, Komitetit Kunder Tortures te OKB, institucioneve te tjera nderkombetare te te drejtave te njeriut te ndermarrin me urgjence nje inspektim ne te gjitha institucionet e vuajtjes se denimit ne Greqi, te njihen me frymen rraciste qe ekziston ndaj shqiptareve dhe me kushtet çnjerezore, torturat fizike dhe psiqike shtazore, mesjatare qe ushtrohen ndaj tyre ne keto burgje.
Ftoj keto institucione te konsiderojne aplikimin e neneve ndeshkuese te Konventes Nderkombetare Kunder Tortures ndaj Greqise dhe te detyrojne ate te ndryshoje me urgjence ne perputhje me zotimet dhe detyrimet e saj nderkombetare gjendjen katatstrofale te burgjeve te saj. sb