• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rritet taksa e blerjeve në internet, sa do paguhet tani edhe për kostot e transportit

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Rritet taksa e blerjeve në internet, sa do paguhet tani edhe për kostot e transportit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Blerjet online do të bëhen më të shtrenjta pasi Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me një udhëzim të posaçëm ka vendosur të taksojë edhe vlerën e postës për mallrat që kushtojnë mbi 22 euro.

Udhëzimi i doganave, që ka hyrë në fuqi gjatë muajit prill, saktëson se çdo dërgesë mallrash me karakter kjo tregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një individ marrës në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë tëshumës 22 euro, përjashtohet nga taksat dhe nga tatimet në import. Në vlerën e papërfillshme përfshihet vetëm çmimi i paguar për mallin në vetvete dhe jo shpenzime të tjera si ato të transportit, siguracionit etj.



Doganat kanë dhënë dhe një rast konkret:

“P.sh nëse një këmishë është blerë online me një çmim 20 euro dhe shpenzimi është 5 euro atëherë në këtë rast kemi të bëjmë me mall me vlerë të papërfillshme, sepse çmimi i këmishës në vetvete është nën kufirin 22 euro.

Por, në rast se këmisha blihet me një çmim prej 23 euro dhe shpenzimi i transportit është 5 euro, atëherë nëkëtë rast nuk kemi të bëjmë me një mall me vlerë të papërfillshme. Në këtë rast për të përllogaritur detyrimet qëduhen paguar në doganë, shumës prej 23 euro do t’i shtohen edhe shpenzimet e transportit”.

Në gusht të vitit 2016, hyri në fuqi një vendim me të cilin blerjet online mbi 22 euro paguajnë TVSH dhe taksë doganore. Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH, 2.4% taksë doganore).

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se dërgesat me postë u rritën vetëm 1% në 2017-n me rreth 455 tonë, por përsëri pa e arritur nivelin e vitit 2015.

Blerjet online  janë një nga lehtësitë që kanë përfituar njerëzit me zhvillimin e teknologjisë.  Me shpejtësinë e një kliku mund të blesh produkte pa qenë nevoja që të orvatesh në dyqane për të gjetur atë që kërkon pa u kufizuar brenda kufijve të shtetit tënd. E ndërsa bota po rend drejt veprimeve online, Shqipëria renditet e fundit ndër vendet anëtare dhe kandidate të BE-së për blerjet online.

Shqipëria është vendi me përqindjen më të ulët të blerjeve online në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe kandidatëve për anëtarësim. Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, 85% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk kanë kryer blerje online dhe 15% kanë deklaruar se kanë bërë blerje online. Ndër vendet kandidate përqindjen më të ulët të blerjeve online pas Shqipërisë e ka Maqedonia, ku vetëm 25% të të anketuarve kanë deklaruar se kanë kryer blerje online. Në  Malin e Zi, Serbi dhe Turqi, përqindja e të anketuarve online që kanë deklaruar se kanë bërë blerje online varjon nga 31 në 34%.

Mesatarja e të anketuarve në Bashkimin Europian që kanë deklaruar se kanë kryer blerje online është 67%.Monitor

 

Pas

Konflikti me armë zjarri në Tiranë, zbulohet emri i të plagosurit

Para

Shiste drogë afër shkollave, arrestohet shkodrani me 990 tableta ekstazi

Para
Shiste drogë afër shkollave, arrestohet shkodrani me 990 tableta ekstazi

Shiste drogë afër shkollave, arrestohet shkodrani me 990 tableta ekstazi

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar