• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rama në homazhet për majorin Tanushi: Mund t’i puthte duart nënës, por u kthye mbuluar me flamur

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Rama në homazhet për majorin Tanushi: Mund t’i puthte duart nënës, por u kthye mbuluar me flamur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sot është një ditë zie për kombin tonë, ndërsa përcillet për në banesën e fundit një tjetër “Dëshmor i Atdheut’, major Klodian Tanushi i cili humbi jetën në krye të detyrës, pas nentetares Zarife Hasanaj.

Gjatë ceremonisë së homazheve, kryeministri i vendit ka mbajtur në fjalim para familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të major Tanushit, ndërsa u shpreh se sot është e vështirë të gjesh fjalë për të mbushur vendin bosh që ka lënë Klodian Tanushi.





Edi Rama ngushëlloi familjen ndërsa në fund u ka dhënë një mesazh tre fëmijëve të mitur të majorit.

“Një ditë kur ju të bëheni prindër, do të keni kuptuar përfundimisht atë që babai juaj ka lënë sot shënim në zemrat tuaja, se asgjë më shumë në këtë jetë nuk ven sa emri dhe kujtimi i mirë!”, iu drejtua Rama të vegjëlve të Tanushit.

Fjala e Ramës:

Flamuri jonë kombëtar mbështjellë trupin e një tjetër dëshmori të atdheut, majorin Klodian Tanushin, kolegun dhe pasrënësin në përulje kombëtare, të nëntetares Zarife Hasanaj.

Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo për ti dhënë lamtumirën një ushtaraku, prind i tre fëmijëve, djalë I dy prindërve dhe i një babai që trashëgoi misionin e FA, dhe bashkëshort që ndahet krejt para kohe nga gruaja dhe familja e tij.

Përsëri është shumë e vështirë për të gjetur fjalët që të mbushin zbrazëtinë e këtij momenti që do të mbetet aty në zemrën e fëmijëve, gruas, prindërve dhe të të gjithë shokëve të tij të armëve.

Sidoqoftë, shpresoj që prania jonë këtu, t’ju japë sado pak krahë për të përballuar humbjen e pazëvendësueshme.

Klodiani ishte në një mision paqeruajtës dhe jetëshpëtues dhe la jetën e tij për të mos lejuar që jetë të tjera të kumbisnin.

Në një libër të shenjtë, një vetëflijim i tillë për të shpëtuar jetët që do të vijnë, quhet vetëflijim për miqtë e panjohur… ky është edhe thelbi i të gjitha misioneve paqeruajtëse dhe  jetëshpëtuese të FA si pjesë e aleancës së madhe të NATO.

Është më e lehtë të japësh jetën për njërit e dashur në çaste ekstreme, të merresh nga vdekja kur mësyn armiku sy më sy, por është tejet e vështirë dhe sublime të pranosh që jeta jote mund të ndalojë në çdo çast për të shpëtuar jetë të panjohurish.

Të pranosh të korrësh nga vdekja në një vend që nuk është atdheu yt… ke dashur të mbjellësh farën e mirë që ushqen jetën, ky është rasti dhe momenti për tu përpjekur ta themi, atë që mund të duken si e pakuptueshme, pse një djalë, prind, burrë shqiptar duhet të kthehet pa jetë nga një tokë e panjohur, pikërisht për këtë… sepse sot Shqipëria dhe shqiptarët dhe FA përmes tyre janë pjesë e këtij misioni, si një vlerë të patjetërsueshme.

Klodiani i ngjiti shkallët e karrierës një nga një, njeri i përkushtuar, fisnik, dhe tejet i respektuar, gjë që shpjegon përtej humbjes njerëzore edhe lotët e panatyrshme në fytyrën e shefit të shtabit teksa foli për të…

Sot mund t’i puthte duart e nënës, të përkëdhelte fëmijët, por është kthyer i mbështjellë me flamurin kuqezi, jo për të shkuar në shtëpi por për tu bashkuar në banesën e kombit, aty ku kombi ka mbledhur të gjithë ata që dhanë jetën për të!

Duke njohur familjet e dy dëshmorëve nuk është e vështirë të kuptohet se dinjiteti dhe pasioni për ti shërbyer atdheut, në këtë vijë shumë të hollë mes jetës dhe vdekjes, është edhe trashëgim brezash, kultivim vlerash familjare dhe provë e asaj që themi ne: gjaku nuk bëhet ujë!

Unë dua të shpreh mirënjohjen e thellë sepse është falë dëshmorëve, atyre të djeshmes dhe këtyre të sotmes që ne e kemi të pamundur mjegullimin e të ardhmes pasi sakrifica e tyre na ndihmon edhe në momentet më të vështira ta dimë ku ndodhet dhe sa vlen ana e duhur e historisë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe një fjalë për tre fëmijët: një ditë kur ju të bëheni prindër, do të keni kuptuar përfundimisht atë që babai juaj ka lënë sot shënim në zemrat tuaja, se asgjë më shumë në këtë jetë nuk ven sa emri dhe kujtimi i mirë!

Pas

Akademiku ngre alarmin: Institucionet janë mbushur me injorantë, nuk njohin as gjendjen e monumenteve kulturore

Para

Rudina Hajdari lë nam në Kuvend, e nis me vrull të madh…në fund reciton!

Para
Rudina Hajdari lë nam në Kuvend, e nis me vrull të madh…në fund reciton!

Rudina Hajdari lë nam në Kuvend, e nis me vrull të madh...në fund reciton!

Të Gjitha

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

nga Fast News
11:50 | 12/07/2025
0

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

nga Fast News
11:33 | 12/07/2025
0

Rama publikon pamjet nga pastrimi i zonës së Dajlanit në Shkodër: Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

Rama publikon pamjet nga pastrimi i zonës së Dajlanit në Shkodër: Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

nga Fast News
11:28 | 12/07/2025
0

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
10:36 | 12/07/2025
0

Recent News

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

Ultimatumi i Ramës: Nga e hëna nuk ka më qumësht apo bylmet që shitet pa faturë, do sekuestrohen

11:50 | 12/07/2025
Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

Zbulohet qyteti i humbur në rërën egjiptiane

11:33 | 12/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar