• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Prona dhe llogari bankare, kjo është pasuria e kryebashkiakut të Tepelenës

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Prona dhe llogari bankare, kjo është pasuria e kryebashkiakut të Tepelenës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi deklaron pasuri me vlerë 2.6 milionë lekë, ndërkohë që vetëm nga shitja e një makine ka siguruar fitime prej 2.3 milionë lekësh ose 23% e të ardhurave totale.

Tërmet Peçi u zgjodh për herë të parë në krye të Bashkisë së Tepelenës në vitin 2011 dhe mori një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Ai është përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane, ndërkohë që do të kandidojë për një mandat të tretë në zgjedhjet e pritshme të 30 qershorit.





Kryebashkiaku Peçi nuk ka publikuar një CV në faqen zyrtare të Bashkisë së Tepelenës, por referuar të dhënave në formularin e tij të dekriminalizimit, ai ka qenë emigrant ekonomik në Greqi gjatë viteve 1991-1993 dhe në Itali në vitet 2007-2008.

Ai deklaron gjithashtu se në vitin 2004 është dënuar me gjobë nga Gjykata e Tepelenës për veprën penale të “përdorimit të dokumenteve të falsifikuara”.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit,  në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Tepelenës nga viti 2011 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi per vitet 2011-2017.

Kryebashkiaku Peçi deklaronte si pronë të vetme një apartament me vlerë 700 mijë lekë në vitin 2011; kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.

Në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare është rritur me 3 herë dhe kap vlerën e 2.6 milionë lekëve. Përveç apartamentit të deklaruar në vitin 2011, Z. Peçi e ka shtuar pasurinë e patundshme edhe me një sipërfaqe toke të blerë për 600 mijë lekë.

Ai deklaron gjithashtu likuiditete bankare me vlerë 1.39 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën 2011-2017 janë 9.9 milionë lekë. Paga nga funksioni i kryebashkiakut zë 43% të të ardhurave, ndërsa paga e bashkëshortes si mësuese 33%. Ndërkohë, 23% të të ardhurave familjare janë siguruar nga fitimi i shitjes së një automjeti.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Megjithatë, në analizën cilësore të deklaratave të pasurisë u identifikua si “flamur i kuq” fitimi i lartë i siguruar nga shitja e një automjeti. Zoti Peçi deklaron se ka blerë një automjet në vitin 2012 për 800 mijë lekë, ndërkohë që e njëjta pasuri është shitur tre vjet më vonë për 23 mijë euro. Fitimi i llogaritur nga shitja e pronës është rreth 2.3 milionë lekë.

BIRN identifikoi gjithashtu se subjekti nuk ka deklaruar të ardhura nga funksioni i kryebashkiakut në vitin 2011.

Pas

Protesta studentore, Shahini: Trishtim dhe cenim i rëndë i imazhit të Studentit Protestues

Para

Lëvizje e befasishme, Rama letër publike Bashës: Dialog pa kushte

Para
Lëvizje e befasishme, Rama letër publike Bashës: Dialog pa kushte

Lëvizje e befasishme, Rama letër publike Bashës: Dialog pa kushte

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

nga Fast News
13:57 | 28/08/2025
0

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

nga Fast News
13:41 | 28/08/2025
0

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

nga Fast News
09:00 | 28/08/2025
0

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

nga Fast News
08:30 | 28/08/2025
0

Recent News

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

13:57 | 28/08/2025
Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

13:41 | 28/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar