• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Patozi ngre alarmin: KQZ të ndalë urgjentisht këtë sulm mbi procesin zgjedhor

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Patozi ngre alarmin: KQZ të ndalë urgjentisht këtë sulm mbi procesin zgjedhor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas lajmit se PD dhe LSI do të regjistrojnë anëtarët e tyre në KZAZ. Në një reagim për mediet, Patozi e cilëson këtë kërkesë si një sulm ndaj procesit zgjedhor të 30 qershorit.

“Zgjedhjet janë procesi i atyre, që marrin pjesë dhe administrohen sipas ligjit nga partitë e përfaqësuara në parlament. Partia Demokratike dhe LSI-ja nuk janë më të përfaqësuara, as në parlament dhe, as nuk marrin pjesë në zgjedhje me vullnetin e tyre.”- thotë Patozi ndër të tjera.

Më tej në deklarimin e tij udhëheqësi i partisë më të re në vend, thotë se nuk mund të bëhet më Pazar me zgjedhjet dhe vullnetin e shqiptarëve.

 

KQZ TË NDALË URGJENTISHT KËTË SULM MBI PROCESIN ZGJEDHOR TË 30 QERSHORIT



Lajmi se Partia Demokratike dhe LSI-ja do të kërkojnë të përfaqësohen me komisionerë, por me jo me popull, në zgjedhjet e 30 Qershorit është provokimi më i fundit ndaj procesit zgjedhor.

Zgjedhjet janë procesi i atyre, që marrin pjesë dhe administrohen sipas ligjit nga partitë e përfaqësuara në parlament. Partia Demokratike dhe LSI-ja nuk janë më të përfaqësuara, as në parlament dhe, as nuk marrin pjesë në zgjedhje me vullnetin e tyre.

Përpjekja për të penguar procesin zgjedhor me komisionerë drejtohet pikë së pari kundër BINDJES DEMOKRATIKE, e cila duhet të ketë patjetër komisionerët e vet në atë proces.

Së dyti, ajo drejtohet kundër procesit zgjedhor në tërësi, tek i cili me sa duket ata duan të fusin brenda Kalin e Trojës.

Shumica në pushtet dhe ish-opozita parlamentare mund të bëjnë pazare për pronat e shqiptarëve, për ndarje pushteti apo për çfarëdo gjëje tjetër, siç kanë bërë shpesh në të shkuarën, dhe shembulli më i qartë ishte marrëveshja e dy viteve të shkuara.

Ndoshta, jo rastësisht, nesër është përvjetori i 17 majit, ditë që mesa duket e ngroh shumë marrëdhënien Rama-Basha.

Por ata duhet ta dinë se nuk mund të bëjnë kurrë pazar për të administruar edhe votën e shqiptarëve për hallin e përbashkët të ruajtjes së këtij sistemi të kalbur politik.

BINDJA DEMOKRATIKE dënon me ashpërsi këtë provokim mbi procesin zgjedhor dhe i kërkon KQZ-së që të veprojë shpejt dhe me drejtësi për t’ua lënë zgjedhjet atyre që zgjedhin dhe zgjidhen dhe jo atyre që nuk duan të bëhen zgjedhje fare në Shqipëri.

Pas

Paralajmërimi i Hahn, situata politike në vend ndikim te vendimi për negociatat

Para

Viza amerikane e Vasilit, Kryemadhi tregon çfarë ka ndodhur

Para
Viza amerikane e Vasilit, Kryemadhi tregon çfarë ka ndodhur

Viza amerikane e Vasilit, Kryemadhi tregon çfarë ka ndodhur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar