Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pas akuzave të Bashës, përgjigjet ish-gardisti i 21 janarit që kandidon për PS në Mat

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Pas akuzave të Bashës, përgjigjet ish-gardisti i 21 janarit që kandidon për PS në Mat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i Partisë Socialiste që garon për bashkinë e Matit, Agron Malaj i cili ka qenë gardist më 21 janar, i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës.

Basha përpara disa ditësh tha se Malaj duhet të ishte pas hekurave pasi sipas tij është përfshirë në dosjen 184 të Dibrës, lidhur me vjedhjen e votave.

Ndërkohë Malaj që ka qenë gardist në protestën e 21 janarit 2011 dhe njihet dhe si ‘grupi i zjarrit’, i është përgjigjur Lulzim Bashës.

Agron Malaj shkruan se më 21 janar 2011 ai nuk i ka zbatuar urdhërat që vinin nga qeveria në atë kohë për të qëlluar mbi protestuesit.

Ndër të tjera ish-gardisti sulmon Bashën duke e akuzuar se ai ka vjedhur 230 milion euro në Rrugën e Kombit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

LETRA E PLOTE E AGRON MALAJ

Lulzim !

Prej kohësh unë, familja ime e Partia Socialiste jemi kryefjalë e sulmeve, shpifjeve e sajesave Tuaja.

Kam vendosur të të përgjigjem publikisht sepse këtë ma kërkojnë edhe matjanët e mi.

Me 21 janar 2011 unë nuk kam zbatuar urdhërat që vinin nga Ju dhe më lart për të qëlluar mbi qytetarët. Ju më akuzoni se guxova të mos respektoj urdhërat tuaj. Nuk ka mëkat të bësh detyrën e një komandant seksioni të njësisë speciale, por unë me atë detyrë nuk abuzova kurrë. Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon.

Kjo është e provuar ligjërisht nga drejtësia shqiptare, e cila brenda 48 orëve vendosi ndaj meje pushimin e cështjes sepse nuk kishte asnjë element të veprës penale.

Lulzim, njësoj si në 2011 kur nuk i kursyet shpifjet për të devijuar hetimet e 21 janarit nga përgjegjësit e vërtetë, një ndër të cilit jeni dhe Ju, njësoj shpifni edhe sot ndaj meje.

Ju ishit ministër i Brendshëm asokohe dhe i dini mjaft mirë fajtorët, i dini mjaft mirë kush i zbatoi urdhërat për të qëlluar mbi protestuesit.

Unë Lulzim, nuk kam abuzuar kurrë. Si atëherë në Gardën e Republikës, si në drejtorinë e OSHEE-së si drejtues i PS-së Mat dhe sot që kam privilegjin tu kërkoj besimin për tu shërbyer matjanëve.

Ju akuzoheni se keni vjedhur 230 milion euro në Rrugën e Kombit. Ndërsa unë çdo gjë e kam ngritur me mund e djersë, me punë të ndershme. Kam drejtuar për pesë vjet OSHEE Rajoni Burrel dhe kam faktuar se si punohet me korrektësi e ndershmëri. Unë nuk kam fjetur gjumë si Ju në Bashkinë e Tiranës. Kam elektrifikuar pas shumë dekadave rrethet Dibër, Mat, Bulqizë, Mirditë e Kurbin.

Për herë të parë pas drejtimit të partisë Tuaj matjanët nuk paguajnë para për vendet e punës, nuk ndëshkohen politikisht, nuk shfrytëzohen për tubime elektorale. Ata që ju yshti te flasin vazhdimisht ndaj personit tim e kanë parë lidhjen time të ngushtë me banorët e Matit.

Nuk jam akuzuar kurrë për trafiqe dhe vrasje.

Unë i jam ndodhur pranë çdo matjani, në gëzime e hidhërime dhe e kam bërë me zemër. Ju më sulmoni mua sepse matjanët ju braktisën dje. Qytetarët e Burrelit nuk iu përgjigjen thirrjes tuaj për protestë në sheshin “Demokracia”, ndaj sollët militantë nga Laçi, Mamurrasi, Thumana, Lezha, Miloti, Bulqizë, e Dibra dhe i mbyllet në një qoshe të Pallatit të Sportit.

Lulzim !

Kam një mesazh për Ju. Moralin, dinjitetin, integritetin tim nuk e përbaltni dot pavarësisht përpjekjeve Tuaja të dështuara njësoj si 8 vjet më parë.

 

 

 

Pas

Një ditë pas protestës, Rama letër të pestë publike Lulzim Bashës

Para

Shpiket pajisja më e re për ata që nuk durojnë dot njerëzit

Para
Shpiket pajisja më e re për ata që nuk durojnë dot njerëzit

Shpiket pajisja më e re për ata që nuk durojnë dot njerëzit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Presidenti i Republikës dekreton ministrat e rinj

Presidenti i Republikës dekreton ministrat e rinj

nga Fast News
18:11 | 04/03/2026
0

Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të karburanteve

Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të karburanteve

nga Fast News
18:04 | 04/03/2026
0

Kontradiktat e forta të biznesit/ Shtohet numri i ndërmarjeve dhe xhiro vjetore, bien të punësuarit

Kontradiktat e forta të biznesit/ Shtohet numri i ndërmarjeve dhe xhiro vjetore, bien të punësuarit

nga Fast News
12:50 | 04/03/2026
0

Të lindurit në këto 6 data kanë më shumë sukses në jetë

Të lindurit në këto 6 data kanë më shumë sukses në jetë

nga Fast News
10:30 | 04/03/2026
0

Recent News

Presidenti i Republikës dekreton ministrat e rinj

Presidenti i Republikës dekreton ministrat e rinj

18:11 | 04/03/2026
Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të karburanteve

Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të karburanteve

18:04 | 04/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora