• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Numri i makinave të blinduara, këto janë qytetet me aktivitetin më të lartë kriminal në Shqipëri

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Numri i makinave të blinduara, këto janë qytetet me aktivitetin më të lartë kriminal në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Disa ditë më parë “Faktoje” publikoi një vëzhgim mbi përdorimin personal të makinave të blinduara në Shqipëri. Lajmi ngriti alarmin se sa lehtë mund të blihen “online” mjetet e blinduara dhe se numri i shtuar i blerësve për përdorim personal, jo për shkak të detyrës si psh., njerëz me funksione të veçanta, dëshmon për mungesë të sigurisë në vend.

Këtë konkluzion të “Faktoje” e përforcojnë shifrat e publikuara nga vetë institucionet shtetërore. Sipas shifrave të Policisë së Shtetit, veprat penale nga viti 2015-a në 2018-ën janë rritur. Në 13 qytete të Shqipërisë, ka rreth 120 persona që përdorin makina të blinduara për të qarkulluar. Shifrat tregojnë se Tirana ka më shumë makina të tilla, ndjekur nga Durrësi, Vlora dhe Laçi.



Në vëzhgimin paraardhës “Faktoje” vërejti se në listën e siguruar nga burime konfidenciale pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë gjenden emra personash me rekorde kriminale. E megjithatë, janë pikërisht ata që edhe pse të skeduar, lëvizin me mjete të blinduara, një mesazh jo vetëm ndaj atyre që u frikësohen por edhe si një sfidë, duke bërë “prova force” nëpër rrugët ku kalojnë bashkë me ta edhe makinat jo gjithnjë të blinduara të policisë.

“Faktoje” iu referua edhe një studimi të Open Society Albania për krimin në Shqipëri, që ka krijuar një hartë sipas qyteteve më problematike me grupet kriminale dhe që nga një krahasim i thjeshtë, korrespondon me të dhënat tona për shpërndarjen e makinave të blinduara.

Harta tregon me ngjyrë të kuqe qytetet si Tirana, Elbasani, Durrësi, Shkodra apo Vlora të cilat janë të njohura për nivelin e lartë të kriminalitetit. Numri më i lartë i makinave të blinduara është pikërisht në qytetet më shifrat më shqetësuese të kriminalitetit, një raport logjik që sjell alarmin për situatën e sigurisë.

Tjetër provë në këtë analizë të “Faktoje” për domethënien e makinave të blinduara në vend, duke të të kujtuar një situatë guerrile është edhe raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2018, raport ky që pritet të prezantohet në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas raportit, bandat dhe grupet kriminale në 2018-ën janë dyfishuar.

Përqëndrimi i veprave penale mes të cilave trafiku i drogës, krimi kundër personit dhe vjedhjet janë pikërisht në zonat ku është dhe numri më i lartë i pronarëve të makinave të blinduara.

Kjo “justifikon” edhe përballimin pa problem të një kostoje të ekzagjeruar që ka blerja e mirëmbajtja e një mjeti të tillë, në një vend si Shqipëria ku ende diskutohet për mbijetesën për shkak të çmimeve të larta për ushqim dhe veshje.

 

Pas

Shoku i klasës e kërcënonte me sms, 16-vjeçarja helmon veten

Para

Trafikonin heroinë dhe kanabis, policia zvicerane shkatërron rrjetin kriminal të shqiptarëve

Para
Trafikonin heroinë dhe kanabis, policia zvicerane shkatërron rrjetin kriminal të shqiptarëve

Trafikonin heroinë dhe kanabis, policia zvicerane shkatërron rrjetin kriminal të shqiptarëve

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar