Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ne nuk jemi të barabartë, pse duhet të paguajmë njësoj?

nga Fast News
7 years më parë
në Ekonomi
0
Ne nuk jemi të barabartë, pse duhet të paguajmë njësoj?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Anisa B.

Ne nuk jemi të barabartë. Une dhe ti, nuk jemi të barabartë, atëherë pse duhet të paguajmë njësoj?

Prej shumë vitesh, përdor rregullisht automjetin tim dhe me krenari mund të them se nuk kam pësuar as gërvishtjen më të vogël, e kjo falë kujdesit maksimal të treguar. Ndërkohë që paguaj sigurimin e detyrueshëm motorik (TPL) po aq sa ty, që ke të njëjtin automjet si unë dhe ke pësuar apo shkaktuar disa aksidente, duke ia faturuar dëmin kompanive të sigurimeve.

A nuk është rruga më e drejtë që ne të trajtohemi sipas “prerjes” që kemi dhe sipas kujdesit të treguar ?

Ky është dhe qëllimi i sistemit të quajtur “bonus-malus”, një inicativë e përfolur prej vitesh, por që më fund i është hapur “drita jeshile” duke filluar nga 1 Prilli i ketij viti me efekte financiare që fillojnë në Prill 2020. Iniciativë, që e thënë në zhargonin e përditshëm, “i jep hakun të zotit”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Bonus -malus është një praktikë e njohur dhe përdorur gjerësisht në vendet europiane dhe më gjerë, ku drejtuesit e mjeteve paguajnë siguracion sipas historikut të dëmeve që kanë.  “Bonus” është përfitimi që kanë klientët pa dëme dhe “Malus” është “ndëshkimi” i klientëve që bëjnë dëme.

Nëse një drejtues automjeti ka shkaktuar apo pësuar disa aksidente, ai duhet të paguajë më shumë pasi vleresohet si drejtues mjeti me rrisk të lartë, dhe nëse një tjeter ka një historik të pastër, duhet të paguajë më pak, sepse është me i sigurtë në rrugë, madje do të shperbelehet për këtë me ulje të primit të sigurimit, si një formë inkurajimi e mëtejshme.

Aktualisht drejtuesit e automjeteve që nuk e “konsumojnë” siguracionin e blerë për shkak të kujdesit te lartë, paguajnë në një farë mënyre edhe për ata që e përdorin atë, përpos sigurisë që  krijojnë në vetvete.  Po ashtu, një drejtues i ri , është e logjikshme që të paguajë më shumë, pasi është potencial për burim aksidenti.

Cilat janë efektet?

Nëse siguracioni do të rëndojë më shumë tek “rebelët” e rrugëve, sigurisht që do të rritet kujdesi dhe do të ulet numri i aksidenteve. Madje, kompanitë e sigurimeve mund të refuzojnë të shesin policë sigurimi për ata që kanë “biografi” të keqe në regjistrin e aksidenteve.

Por si funksionon sistemi ?

Në vitin e parë,  të gjithe tarifohen me prim bazë normal. Ndërsa është viti i dytë ai që bën diferencimin. Ata që nuk kanë bërë dëm, shpërblehen me 6 për qind ulje primi, ndërsa ata që kanë shkaktuar dëme, paguajnë 30 për qind më shumë.  Drejtuesit e mjeteve që kanë bërë dy apo më shumë aksidente, paguajnë dyfishin e vlerës së siguracionit. Nëse një drejtues mjeti në qarkullim nuk kryen dëme për 12 vite rresht, atëherë ai do të paguajë vetëm gjysmën e primit të sigurimit.  Kështu, formula është e qartë, ai që dëmton më shumë, paguan më shumë dhe ai që e mban historikun e pastër, paguan më pak.

Në fund qëllimi është i njëjtë, rritje kujdesi, më pak aksidente, më pak pasoja fatale dhe secili merr atë që meriton.

Pas

Kapriçot e motit nuk kanë fund, ja si parashikohet kjo e premte

Para

Shokon Mustafa Nano: Nuk është problem që Rama përdor drogë, e bën efiçent

Para
Shokon Mustafa Nano: Nuk është problem që Rama përdor drogë, e bën efiçent

Shokon Mustafa Nano: Nuk është problem që Rama përdor drogë, e bën efiçent

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nafta, ish-ministri Angjeli: Qeveritë në rajon, masa mbrojtëse për konsumatorët. Zinxhiri që rëndon mbi shqiptarët! Rritja e çmimeve prek çdo sektor

Nafta, ish-ministri Angjeli: Qeveritë në rajon, masa mbrojtëse për konsumatorët. Zinxhiri që rëndon mbi shqiptarët! Rritja e çmimeve prek çdo sektor

nga Fast News
13:14 | 30/03/2026
0

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

nga Fast News
10:09 | 30/03/2026
0

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

nga Fast News
10:05 | 30/03/2026
0

Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë

Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë

nga Fast News
13:31 | 28/03/2026
0

Recent News

Nafta, ish-ministri Angjeli: Qeveritë në rajon, masa mbrojtëse për konsumatorët. Zinxhiri që rëndon mbi shqiptarët! Rritja e çmimeve prek çdo sektor

Nafta, ish-ministri Angjeli: Qeveritë në rajon, masa mbrojtëse për konsumatorët. Zinxhiri që rëndon mbi shqiptarët! Rritja e çmimeve prek çdo sektor

13:14 | 30/03/2026
Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante nuk po arrin të rikuperohet

10:09 | 30/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora