• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ministri serb paralajmëron Shqipërinë: Mos luani me zjarrin!

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Ministri serb paralajmëron Shqipërinë: Mos luani me zjarrin!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ka paralajmëruar qeverinë shqiptare në një intervistë me TASS të hënën, të “mos luajë me zjarrin”. Sipas tij, strategjia për lehtësimin e kufijve me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut është provë e ambicieve ekspansioniste të Shqipërisë që rrezikon paqen dhe stabilitetin në Ballkan, shkruan Gazeta Si.

“Një kërcënim i madh për Ballkanin tani është krijimi i një Shqipërie të Madhe dhe përpjekja e saj për të fituar një terren në shtetet e tjera, duke filluar me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe territorin e Kosovës”, tha Vulin. “I vetmi vend që e kundërshton këtë plan është Serbia”.



Sipas Vulin, pas pranimit të Maqedonisë Veriore në NATO, të gjithë shqiptarët do të jetojnë nën një zonë të vetme sigurie politike. Sipas tij dëshira e kryeministri Edi Rama për të lehtësuar kufijtë me shtetet ku jetojnë shqiptarët paraqet një rrezik të madh për Beogradin zyrtar.

“Shqiptarët jetojnë në katër vende, dhe kjo është alarmante,” tha ai. “Për më tepër, Bashkimi Europian dhe NATO janë duke mbështetur formimin e një Shqipërie të Madhe”.

Sipas tij, këto plane do të çonin edhe në formimin e “Serbisë së Madhe”.

“Ata nuk mund t’u japin shqiptarëve diçka pa u dhënë të njëjtën gjë serbëve. Për këtë arsye, shfrytëzoj rastin për të paralajmëruar gjithë botën: Mos luani me zjarr! Mos krijoni Shqipërinë e Madhe”, u shpreh Vulin.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha po ashtu se Moska ishte e shqetësuar, pasi sipas saj, BE ishte treguar pasive në lidhje Platformën e Tiranës, një nismë e kryeministrit Edi Rama për të fuqizuar lidhjet mes shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Sipas Lavrov, kjo platformë është një thirrje e qartë për krijimin e një Shqipërie të Madhe.

Deklarata e tij vjen disa javë pasi Kremlini ka paralajmëruar hapur qeverinë shqiptare nëpërmjet një deklarate diplomatike, të distancohet nga deklaratat për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Sipas Rusisë, liderët shqiptarë po përgatiten për “plane të rrezikshme gjeopolitike”.

Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Jashtme Ruse bëri të ditur se Moska e konsideron të papranueshme deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama në mars se Kosova është “pjesë e Shqipërisë”.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova deklaroi se Rusia nuk mund të qëndronte e heshtur ndaj kësaj deklarate. “Fillimisht menduam nuk e kishim përkthyer mirë këtë deklaratë, prandaj kemi kontrolluar disa herë”, tha Zakharova. “Kryeministri shqiptar e lidhi zbatimin e këtij plani me korrigjimin e kufijve që diskutohen në mënyrë aktive për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës” tha ajo.

Reagimi i ashpër i Moskës vjen pas një seri raportesh në mediat ruse, por edhe serbe, sipas të cilave liderët shqiptarë po përgatiten për krijim e Shqipërisë së Madhe.

Paralajmërimi i Kremlinit erdhi ndërkohë që Beogradi “vlon” prej kohësh me deklarata të paprecedenta për shkak të “heqjes së kufirit” mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo lëvizje është pritur me nota alarmante nga Serbia, që ka akuzuar politikanët shqiptarë se po përpiqen të krijojnë “Shqipërinë e Madhe” .

Thellimi i bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës si dhe heqja e barrierave kufitare, është parë nga Beogradi zyrtar jo vetëm si një ide e “mbjellë” nga Amerika, por edhe një paralajmërim për aneksimin e Republikës Srbska. Zyrtarët në Beograd kanë paralajmëruar se nëse krijohet Shqipëria e Madhe, atëherë do të krijohet edhe Serbia e Madhe.

Pas

Kandidati për kryetar bashkie shokon sërish: Do hap shtëpi publike, do legalizoj hashashin

Para

Kryemadhi në SHBA takime me Kongresmenë dhe Senatorë

Para
Kryemadhi në SHBA takime me Kongresmenë dhe Senatorë

Kryemadhi në SHBA takime me Kongresmenë dhe Senatorë

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar