Receta natyrale të bëra në shtëpi për sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur, pasi barnat farmaceutike nuk janë në gjendje që t’i vijnë “hakut” njëherë e mirë… Çajrat që heqin yndyrën nga mëlçia, kurat nga 4-6 javë
- Opsionet e përdorimit të bimëve për heqjen e dhjamit nga mëlçia, pa efekte anësore: Si përgatiten, dozat dhe përdorimi
Në terma të thjeshtë, sëmundja e mëlçisë së dhjamosur do të thotë një akumulim i yndyrës në qelizat e mëlçisë.
Mëlçia është organi më i madh në trupin e njeriut.
Ajo kryen funksionin thelbësor të tretjes së ushqimit, ruajtjen e energjisë, rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe kolesterolit, filtrimin e toksinave nga trupi, luftimin e sëmundjeve dhe infeksionit.
Është normale që të keni yndyrë në mëlçi, por kur ka më shumë se 5 deri në 10% ynndyrë, mund të konsiderohet si sëmundje e mëlçisë yndyrore.
Dhjami grumbullohet në mëlçi si pasojë e konsumimit të ushqimeve të pasura me yndyrna, që kalojnë sasinë e yndyrnave që trupi mund të përpunojë.
Grumbullimi i yndyrës në mëlçi e bën atë të ndjeshme ndaj dëmtimeve të mëtejshme, të cilat mund të shkaktojnë inflamacion.
Ka dy lloje të sëmundjeve të mëlçisë së dhjamosur: e nxitur nga alkooli dhe jo-alkoolike.
Faktori kryesor i mëlçisë së dhjamosur, të shkaktuar nga alkooli, është konsumimi i tepruar i alkoolit.
Disa nga qelizat e mëlçisë vdesin çdo herë që mëlçia filtron alkoolin.
Mëlçia është një organ i fortë që është i aftë të rigjenerojë veten.
Por abuzimi i zgjatur me alkoolin e zvogëlon këtë fuqi rigjeneruese të mëlçisë, duke rezultuar në dëmtime të rënda dhe të përhershme në mëlçi.
Në mëlçinë e dhjamosur jo-alkoolike, yndyra ndërtohet në mëlçi, për arsye se nuk janë të lidhura me alkoolin.
Disa nga këta faktorë janë: mbipesha; barnat farmaceutike; diabeti, mesomosha dhe plakja; presioni i lartë i gjakut, çrregullimet metabolike; humbja e shpejtë e peshës; nivele të larta yndyre në gjak; toksina të tepërta; infeksione të caktuara si hepatiti C; ose çrregullime gjenetike.
Në përgjithësi, njerëzit me këtë sëmundje të mëlçisë, nuk kanë simptoma, sidomos në fillim.
Megjithatë, disa njerëz mund të përjetojnë parehati të barkut, lodhje, humbje të oreksit, ndjenjën e përgjithshme të të qenët i sëmurë dhe siklet të paqartë.
Disa simptoma të tjera të raportuara janë zverdhja e syve dhe e lëkurës, ënjtje në kyçe dhe në stomak, ndjenjë të përgjumur.
Kjo është arsyeja pse diagnoza e duhur është e rëndësishme, para se të filloni ndonjë trajtim.
Aktualisht, nuk ka trajtim efektiv me ilaçe farmaceutike për sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur.
Megjithatë, kjo është një gjendje e rikuperueshme dhe zakonisht mund të trajtohet me ndryshime të thjeshta të jetesës, ndryshime në dietë dhe receta lehtësuese të bëra në shtëpi, pa qenë nevoja e ilaçeve që kanë plot efekte anësore.
PËR NJERËZIT ME SËMUNDJE ALKOOLIKE, NDËRPRERJA TOTALE E PIRJES SË ALKOOLI EDHE PËR DY JAVË NDIHMON QË MËLÇIA TË PËRMIRËSOHET DERI NË RIKTHIMIN E GJENDJES SË SAJ NORMALE. KA ÇFARË JU SUGJEROJNË EKSPERTËT E GAZETËS “SUPER SHËNDETI” PËR KURIMIN E MËLÇISË SË DHJAMOSUR…
1. UTHULL MOLLE
Uthulla e mollës është një nga produktet më të mira për sëmundjen e mëlçisësë dhjamosur.
Ndihmon në heqjen e yndyrës së akumuluar në të dhe rreth mëlçisë, si dhe në humbjen e peshës.
Një studim në vitin 2014 studioi aftësinë potenciale të uthullës së mollës për të ulur sasinë yndyrnave si kolesteroli dhe trigliceridet, të pacientët që ishin ushqyer me dietë të pasur në kolesterol.
Ata arritën në përfundimin se uthulla e mollës mbrojti qelizat e gjakut, veshkën dhe mëlçinë nga lëndimi për shkak të oksidimit, dhe gjithashtu ulte nivelin e lipideve në gjak.
Ajo gjithashtu rriti nivelet e enzimave antioksidante.
Për më tepër, ajo nxit funksionimin e shëndetshëm të mëlçisë dhe zvogëlon inflamacionin.
– Shtoni 1 lugë gjelle të uthullës së papërpunuar, të pa filtruar të mushtit të mollës në një gotë me ujë të ngrohtë.
Ju mund të shtoni pak mjaltë organik për shije.
Pijeni 2 herë në ditë, para se të hani.
Bëjeni pjesë të dietës tuaj për disa muaj.
Kujdes: Uthulla e mollës është acid, prandaj hollojeni atë para përdorimit, siç është udhëzuar më sipër.
Fillimisht niseni me një vëllim të vogël (1 lugë çaji) të uthullës së mollës dhe pastaj rriteni atë në 2 lugë gradualisht, nëse trupi juaj është i kënaqur me të.
Mos merrni më tepër.
Një studim në Revistën e Akademisë së të Ushqyerit dhe Dietologjisë në vitin 2005 tregoi se uthulla e mollës mund të shkaktojë djegien e ezofagut në disa njerëz, që e pijnë atë të paholluar.
Mund të ndërveprojë me medikamente të tjera me recetë, mëse e pini pa holluar.
Uthulla e mollës mund të dëmtojë gjithashtu smaltin e dhëmbëve, prandaj është mirë të shpërlani gojën pas pirjes.
2. LIMONI
Limonat janë thelbësore jo vetëm në kuzhinë, por edhe për shumë qëllime mjekësore.
Limoni përmban sasi të larta të vitaminës C, një antioksidant që ndihmon në prodhimin e enzimeve të mëlçisë, duke përfshirë një të tillë, të quajtur glutation.
Ndër detyrat e tjera të glutationit është neutralizimi i toksinave dhe në këtë mënyrë, limoni ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë.
Limoni është i pasur me flavonoide.
Disa nga flavonoidet kryesore në limon janë eriocitrina, narirutina, hesperitina, naringenina, etj.
Siç dëshmohet përmes hulumtimeve, shumë prej këtyre flavonoideve tek agrumet janë përgjegjës për efektet e dobishme shëndetësore të limoneve.
Flavonoidët brenda lëngut të limonit nxisin sekretimin e lëngut të tëmthit, lëngun biliar, i cili ndihmon tretjen.
Eriocitrina, flavonoidi kryesor i limonit, tregoi se kishte një efekt të zvogëlimit të lipideve, triglicerideve dhe fosfolipideve tek pacientët e ushqyer me një dietë të pasur në yndyrë, me kolesterol të lartë.
Një tjetër studim i publikuar në 2014-n, arriti në përfundimin se eriocitrina, një antioksidant i fuqishëm, riparon sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur, të shkaktuar nga një dietë me yndyrë të lartë, duke stimuluar qelizat për të prodhuar mitokondri të reja.
Gjithashtu, një studim i vitit 2014 i botuar në revistën “Clinical and Experimental Pharmacology and Physiology” zbuloi se flavonoidi tjetër, naringenina, ndihmon në lehtësimin e inflamacionit të mëlçisë.
Limoni është gjithashtu alkaline për trupin si dhe ndihmon në tkurrjen e acideve të dëmshme.
– Shtrydhni lëngun e gjysmës së limonit në një gotë me ujë. Pijeni 2 ose 3 herë në ditë për disa javë, sidomos esëll në mëngjes.
Gjithashtu, ju mund të shtoni 2 deri në 3 limona të copëtuar në një kavanoz me ujë.
Mbulojini dhe lërini për disa orë.
Pijeni këtë ujë në intervale të rregullta gjatë gjithë ditës.
3. LULERADHIQJA
Barishtja e luleradhiqes punon si një tonik i fuqishëm i mëlçisë, kështu që mund të përdoret për të trajtuar sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur.
Përveç kësaj, luleradhiqja është e njohur për efektet anti-reumatike, anti-diabetike dhe anti-inflamatore.
Ndihmon në detoksifikimin dhe metabolizimin e yndyrës së akumuluar në mëlçi dhe rregullon funksionin e duhur të mëlçisë.
Studimet shkencore kanë zbuluar se ekstraktet e bimës të luleradhiqes ishin në gjendje të pengonin oksidimin e lipideve.
Gjithashtu, një studim i vitit 2013 i botuar në revistën “Food and Chemical Toxicology”, zbuloi se ekstrakti i gjetheve të luleradhiqes ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes së obezitetit, lidhur me mëlçinë e dhjamosur jo-alkoolike.
– Shtoni 1 lugë çaji rrënjë të thata të luleradhiqes, në një gotë me ujë të nxehtë.
Mbulojeni dhe lëreni për 5 deri në 10 minuta. Shtoni pak mjaltë nëse është e nevojshme për shije.
Pini 3 gota të këtij çaji bimor për disa javë. Luleradhiqja mund të shtohet edhe në çarja të tjerë, si çaji jeshil.
Ju gjithashtu mund të shtoni gjethe të freskëta të luleradhiqes në sallata, ose të konsumoni gjethe të luleradhiqes të gatuara.
Përveç kësaj, ju mund ta merrni luleradhiqen si kapsula (suplement të gatshëm) çdo ditë.
Konsultohuni me mjekun tuaj për dozimin dhe frekuencën e duhur.
Shënim: Mos e përdorni këtë barishte nëse jeni alergjik ndaj saj, ose bimëve si luledielli, kamomili, etj që i përkasin familjes Compositae.
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji, mos e përdorni në sasi më të mëdha se ato që normalisht përdoren në ushqim dhe shmangni tretësirat, sepse përmbajnë alkool në sasi të mëdha.
4. ÇAJ JESHIL
Çaji jeshil është një pije e përhapur me shumë veti terapeutike të lidhura me të.
Ka një përmbajtje të lartë të flavonoideve që janë përgjegjëse për vetitë e tij antioksiduese.
Midis flavonoideve të pranishme në çajin e gjelbër, katekina është një komponent i rëndësishëm që ka qenë në qendër të vëmendjes kërkimore, për shkak të efekteve anti-tumore dhe antisklerotike.
Katekinat kryesore të çajit janë epicatechin, epicatechin galate, epigallocatechin (EGC) dhe EGC galate (EGCG), që është provuar se zvogëlon stresin oksidativ dhe shfaqin efekte anti-virale, anti-alergjike, anti-diabetike.
Përveç kësaj, katekinat ndikojnë në metabolizmin e lipideve, duke zvogëluar nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit dhe për të rritur përdorimin e energjisë së brendshme të organeve.
Studimet mbi ekstraktet e çajit të gjelbër dhe katekinës kanë treguar se ato kanë një efekt mbrojtës ndaj sëmundjes jo-alkoolike të mëlçisë së dhjamosur, duke ulur stresin oksidativ dhe mbajtjen e ekuilibrit të energjisë së brendshme.
Sipas një studimi të vitit 2013 të publikuar në Journal Ndërkombëtare të Mjekësisë Molekulare, çaji jeshil me densitet të lartë të katekinës përmirëson funksionin e mëlçisë dhe filtrimin e yndyrës tek pacientët që vuajnë nga sëmundja e mëlçisë së dhjamosur jo-alkoolike (NAFLD).
Një tjetër studim klinik i kryer në vitin 2016 raportoi se ekstraktet e çajit të gjelbër përmirësuan nivelet e serumit të enzimeve të mëlçisë në pacientët e NAFLD.
Çaji jeshil ndihmon në largimin e sasisë së yndyrës të ruajtur në mëlçi dhe përmirëson funksionin e mëlçisë.
Plus, marrja e rregullt e çajit të gjelbër redukton peshën e trupit dhe përqindjen e yndyrës.
– Pini 3 deri në 4 gota çaj jeshil organik, të nxehtë ose të ftohtë, çdo ditë për të ndihmuar me sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur dhe për të mbrojtur mëlçinë.
Përzieni çajin jeshil (ju gjithashtu mund të përdorni çaji jeshil pluhur matcha) në përzierje dhe lëngje.
Çaji jeshil është gjithashtu në dispozicion në formën e ekstraktit në lëng dhe në kapsula. Konsultohuni me mjekun tuaj para se të merrni shtojca.
Gjithmonë zgjidhni barëra dhe çaj organik për të ndihmuar në shmangien e pesticideve dhe toksinave të tjera.
5. SHAFRAN I INDISË
Shafrani i Indisë është një erëz që ka përfitime të panumërta shëndetësore.
Ajo ka më shumë rëndësi, sesa vetëm si pluhur aromatik.
Paketuar me antioksidantë të vlefshëm, shafrani i Indisë është një ilaç tjetër efektiv në shtëpi për sëmundjen e mëlçisësë dhjamosur.
Curcumin është përbërësi kryesore kimik bimor brenda shafranit të Indisë që i jep vlerë mjekësore.
Një numër i madh provash eksperimentale tregojnë se Curcumin posedon fuqinë për të ndryshuar sistemin imunitar, së bashku me vetitë antioksiduese dhe anti-inflamatore.
Këto veti i mundësojnë atij që të lehtësojë sëmundje si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet inflamatore gastrointestinale, artriti, sëmundja e Alzheimerit, etj.
Në një eksperiment të kryer në vitin 2016, një suplement afatshkurtër me curcumin reduktoi simptomat që shoqëroheshin me mëlçinë e dhjamosur tek pacientët jo-alkoolike dhe uli yndyrën e mëlçisë.
Sidoqoftë, ende nevojiten më shumë kërkime.
Shafrani i Indisë përmirëson aftësinë e trupit për të tretur yndyrnat, në mënyrë që ata të mos grumbullohen në mëlçi.
Gjithashtu ndihmon procesin e detoksifikimit të mëlçisë.
– Përzieni ¼ lugë çaji me shafran të Indisë pluhur, në 1 deri në 2 gota ujë dhe lëreni të ziejnë 5 minuta.
Pasi të ftohet, pijeni dy herë në ditë, për 4 javë rresht.
– Shafrani i Indisë mund të jetë i vështirë për t’u thithur në trup.
Tretet më mirë në produkte me përmbajtje të ulët yndyrore, si qumështi.
Ndaj, ju mund të përzierni ½ lugë çaji me shafran Indie pluhur në një gotë qumësht të ngrohtë pa yndyrë dhe pijeni një herë në ditë ose më shumë.
– Gjithashtu, shtojcat e shafranit janë në dispozicion si kapsula dhe tinktura.
Kërkoni për një shtojcë që është e standardizuar dhe përmban piper të zi për të ndihmuar me thithjen e saj.
Konsultohuni me mjekun tuaj për të përcaktuar dozën e duhur për gjendjen tuaj.
Ndërpriteni nëse keni probleme, si dhimbje në stomak ose gazra.
6. GJEMBAÇI I QUMËSHTIT
Gjembaçi i qumështit apo siç e quajmë ndryshe gjembgomari ka një histori të gjatë për trajtimin e problemeve të mëlçisë dhe fshikëzës, madje edhe helmimit toksik.
Mjekët për shumë kohë kanë testuar përdorimin e gjembaçit të qumështit për përfitime si stimulimi i prodhimit të qumështit të gjirit, sekrecioneve biliare (të tëmthit), trajtimit të depresionit dhe mbrojtjes nga helmimi i kërpudhave dhe toksinave të tjera mjedisore.
Përbërësi kryesor aktiv i gjembaçit të qumështit është kompleksi i tretshëm në yndyrë i quajtur silymarin.
Silymarin shpërndahet në mbarë bimën, por përqendrohet në fruta dhe fara. Është një antioksidant që parandalon oksidimin e yndyrave.
Silymarin është gjithashtu antifibrotik, duke penguar dhembjen e indeve të mëlçisë.
Ajo gjithashtu ka aftësinë për të bllokuar toksina në mëlçi.
Për më tepër, silymarin mund të zvogëlojë dëmtimin e mëlçisë, për shkak të disa faktorëve si mjekimi, rrezatimi, teprica e hekurit, infeksionet virale si hepatiti, helmimi i kërpudhave etj.
Silymarin është përdorur për të trajtuar sëmundjen e mëlçisë alkoolike, hepatitin viral akut dhe kronik dhe sëmundjen e mëlçisë për shkak të toksinave.
Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland-it (UMMC), gjembaçi i qumështit ka veti anti-inflamatore dhe është i njohur për mbrojten e qelizve të mëlçisë nga toksinat dhe gjithashtu promovon rigjenerimin e qelizave të dëmtuara të mëlçisë.
Gjembaçi i qumështit është i dobishëm për mëlçinë e dhjamosur, veçanërisht kur shkaktohet nga konsumi i tepërt i alkoolit ose diabeti.
– Kapsulat e gjembaçit të qumështit (150 miligramë), mund të merren një deri tre herë në ditë.
Në këtë dozë gjembaçi i qumësht mund të veprojë si një “detoksifikues” natyral i mëlçisë.
Për përdorim të vazhdueshëm dhe rikuperimin e mëlçisë, merrni 50 deri në 150 miligramë të kësaj kapsuleje çdo ditë.
Do të jetë edhe më efektiv kur të përzihet me barëra të tjera detoksikuese të mëlçisë dhe trupit dhe me ushqimeshe të tjera të shëndetshme.
– Ju gjithashtu mund të bëni çaj nga farat e gjembgomarit: Një lugë gjelle me fara, zijeni për pak minuta dhe pasi të ftohet, pijeni.
Përdorni 2-3 filxhanë në ditë, për një mauj radhazi.
Gjithashtu mund ta përdorni bimën e gjembgomarit si sallatë, por në periudhën e pranverës kur edhe ka stinën e është bimë e njomë, pasi më pas është thuajse e pangrënshme për shkak të fortësisë që merr.
7. JAMBALL
Ju gjithashtu mund të përdorni jamball për të kuruar problemet e mëlçisë, si sëmundja joalkoolike e mëlçisë së dhjamosur.
Rrënja e jamballit është përdorur në mjekësinë popullore për një kohë shumë të gjatë, duke punuar si një mjekim për kollën, si dhe ndaj humbjes së peshës.
Një bimë e shkëlqyer edhe për diabetin dhe gjendrën bmiveshkore.
Njihet fakti që jamballi shfaq dy efekte: diuretike dhe anti-inflamatore.
Plus, ndihmon në qetësimin e stomakut të shqetësuar, lehtëson lodhjen, ngre humorin dhe rrit presionin e ulët të gjakut.
Gjithashtu përdoret për trajtimin e sëmundjeve fizike që variojnë nga një ftohje e zakonshme, deri tek sëmundja e mëlçisë.
Komponentët biologjikisht aktivë të jamballit janë ndër të tjeraL liquiritins, liquiritigenin, acidet glycyrrhizic dhe flavones.
Sipas një studimi të vitit 2012 të publikuar në revistën “Research Phytotherapy Research”, ekstrakti transaminase i rrënjës së jamballit ndihmon në zvogëlimin e aktiviteteve të enzimeve të mëlçisë të quajtur ALT (alanine aminotransferase) dhe AST (aspartate aminotransferase) në sëmundjet jo-alkoolike të mëlçisë.
Gjithashtu parandalon dëmtimet e mëlçisë, për shkak të metaleve të rënda dhe toksinave.
Një studim tjetër në vitin 2016, tregoi se jamballi mund të ndalojë avancimin e dëmtimit të mëlçisë, për shkak të alkoolit përmes mekanizmave antioksidues dhe anti-inflamatore.
– Shtoni gjysëm lugë çaji rrënjë jamballi, në një gotë me ujë të nxehtë.
Mbulojeni dhe lëreni për 5 deri në 10 minuta.
Shtoni pak mjaltë organik dhe pijeni këtë çaj 2 herë në ditë.
– Gjithashtu, ju mund të përzieni së bashku 1 lugë gjelle pluhur jamball dhe 2 lugë mjaltë dhe e konsumoni si pastë, një herë në ditë, për 6-8 javë.
– Një tjetër opsion është që të shtoni 1 lugë gjelle rrënjë jamballi pluhur në smoothie-in tuaj, ose lëngun tuaj të përditshëm.
– Nëse jeni duke marrë suplemente jamballi, konsultohuni me mjekun tuaj, pasi ato mund të ndërhyjnë në vlerat e presionit të gjakut, diabetit dhe medikamenteve kortikosteroide.
Pse nuk veprojnë ilaçet, por ka efekt dieta?
Nuk ka ndonjë trajtim specifik për dhjamosjen e mëlҫisë, sepse trajtimi i saj varet nga shkaktarët që e nxisin, ndaj lufta nuk bëhet me ilaçe farmaceutike.
Tek personat me obezitet rekomandohet humbja graduale në peshë (deri 1 kg në javë), dieta duhet të jetë me raport adekuat protein: kalori, kufizimi i yndyrnave dhe gjimnastika e shtuar aktive dhe ditore.
– Kontrolli dhe mjekimi i mirë i diabetit mund të reduktojë dhjamosjen e mëlҫisë.
– Heqja dorë nga alkooli është i domosdoshëm tek të gjitha llojet e dhjamosjes dhe inflamacionit të mëlҫisë.
– Ulja e triglicerideve me dietë ose përmes terapisë me omega-3 acid yndyrore.
– Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar, duke zvogëluar marrjen e karbohidrateve, lëngjeve të gazuara dhe të pasura me fruktozë, stop dieta e tipit “fast food”.
– Terapia me vitaminë E 800UI/ditë në disa raste përmirëson stukturën e mëlҫisë tek dhjamosja e lehtë e saj, gjithashtu edhe vitamina C 1 gr në ditë së bashku me vitaminën E, Atorvastatina tek dislipidemitë.
Shtoni Yndyrnat e shëndetshme natyrale
* Vaj Ulliri
* Vaj Lini (1 lugë gjelle në ditë)
* Vaj Kokosi (2-3 lugë gjelle në ditë).
* Vaj të farës së zezë
– Konsumoni shumë radhiqe dhe gjethe rodheje të ziera shumë pak. Të shoqëruara me limon ato bëhen sallata të shijshme dhe mund të konsumohen 2-3 herë në ditë.
– Pini lëngje frutash e perimesh të përgatitura në çast. Këto duhet t’i konsumoni 1-2 herë në ditë. 90-95% e lëngjeve duhet të përbëhet nga perimet, dhe 5-10% nga frutat.
– Konsumoni shumë brokoli, lakra brukseli, më saktë të gjitha të familjes së lakrave.
– 1 avokado e vogël në ditë është shumë e këshillueshme.
– Shtoni në ushqime hudhra dhe qepë pasi janë detoksifikuese shumë të fuqishme falë sulfurit që përmbajnë.
– Proteinat konsumojini në çdo vakt. Ato i gjeni tek vezët, mishi i pulës, ushqimi i detit, arrat dhe farërat, tek drithërat si edhe tek kosi natyral apo djathtërat.
– Bëni ushtrime, vrap, ecje të shpejtë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe tretjen.
Cilat janë simptomat e dhjamosjes së mëlçisë?
Shumë njerëz janë të pandërgjegjshëm që kanë mëlçi të dhjamosur sidomos në fazën e parë. Ata zakonisht janë:
* Të lodhur e të pafuqishëm pa ndonjë arsye
* Ndjejnë të përziera në stomak
* Tretje të dobët
* Nxehtësi të tepruar në trup
* Tek disa ndodh shtimi i peshës tek pjesa e barkut dhe pamundësi për ta ulur
* Mbipeshë e përgjithshme
* Tek disa të tjerë vjen një dobësim i menjëhershëm, i vazhdueshëm
* Djersitje e tepërt pa arsye
* Sy të kuq të acaruar gjithë kohën
* Shqetësime në zonën ku ndodhet mëlçia
– Nëse keni ndjesi të tilla gjithmonë është e këshillueshme një analizë gjaku për të parë çfarë ka që nuk shkon në organizmin tuaj.

– Nëse keni ndjesi të tilla gjithmonë është e këshillueshme një analizë gjaku për të parë çfarë ka që nuk shkon në organizmin tuaj./ Supershendeti