Opinion nga Zef Preçi
Keto dite, me tone kritike por dhe sarkazem, nga opozita dhe mas-media jane risjelle ne vemendje te opinionit publik “festimet” e para nje viti per gjoja celjen e negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian.
Natyrisht pjesa me qesharake e ketyre “festimeve” si ne nje dasem pa nuse por vetem me dasmore qe kendojne e kercejne per qejin e vet, ishte padyshim dekorimi i kater ambasadoreve te disa prej vendeve me te rendesishme te BE, prej nga duket se shtyrja e vendim-marrjes per celjen e ketyre negociatave po ndodh edhe kete vit.
Ndersa diten e sotme kryeministri Rama e rimori kete teme ne takimin komemorativ me veteranet me rastin e 5 Majit, Dites se Deshmoreve, duke e mbrojtur jo vetem qendrimin e tij te vjetshem, por duke avancuar me zbulimin e “forca të brendshme politike në Shqipëri që përpiqen të pengojnë hapjen e negociatave”. Merret me mend lehte se ne kete rast, ne perpjekje per t’ja lene opozites faturen e deshtimit te qeverisjes, me ose pa qellim, behen disa gabime njeheresh.
Se pari, corientohet opinioni publik, sidomos pjesa me pak e mireinformuar e shoqerise shqiptare perballe pyetjes: jane celur apo jo negociatat e Shqiperise me BE?
Nese kjo do te kishte ndodhur, kjo do te thote qe rekomandimi i “qeverise” se BE (Komisionit Europian) do te ishte miratuar ne menyre unanime nga Keshilli Europian dhe parlamentet e vendeve te vecante. (Këshilli Evropian është një organ kolektiv që përcakton drejtimin dhe prioritetet e përgjithshme politike të Bashkimit Evropian. Ai përfshin krerët e shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të BE, së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian dhe Presidentin e Komisionit Evropian).
Natyrisht fakti qe prej vitit 2014 qe Shqiperia eshte vend kandidat per antar ne BE nuk ka shenuar hapat e pritshme prej saj ne kete proces nuk eshte vetem pergjegjesi e zt. Rama dhe maxhorances se tij. Por pergjegjesia e tij kryesore nuk mund te mos jete njohja e realitetit dhe komunikimi transparent me qytetaret.l shqiptare. Hapat procedurale dhe vete permbajtja e procesit te antaresimit te vendeve te vecante jane te njohura edhe per nxenesit e shkollave dhe te publikuara ne cdo burim zytar te BE.
Se dyti, duke kerkuar “armiqte” e integrimit ne radhet e opozites, zt. Rama vazhdon te gjeje “shkaqet” e deshtimeve te qeverisjes se tij kudo pervec se atje ku ara jane ne te vertete: te paaftesia qeverisese, korrupsioni galopant, kapja e shtetit nga oligarkia dhe deshtimi i tij perballe krimit te organizuar.
Madje edhe reforma ne drejtesi, e trumbetuat me te madhe si sukses, rrezikon te perfundoje si fiasko dhe ne nje kapje politike te sistemit qe mban gjalle pandeshkueshmerine e elites se korruptuar politike ne pushtet dhe ne radhet e opozites.
E “guri i proves” per suksesin e pritshem te reformes ne drejtesi do te jete ndeshkimini krimit elektoral, dmth duke filluar me dosjet 339 dhe 184 per te cilat opinioni publik eshte i shqetesuar nga heshtja e gjate e organit te akuzes – prokurorise se republikes.
Se treti, kriza shumedimensionale, por parasegjithash politike qe po perjeton vendi qysh nga dalja e opozites jashte sistemit parlamentar nuk mund te kapercehet me shpikje armiqsh te brendshem dhe as me anatemimin e kundershtareve politike.
Kjo krize kerkon zgjidhje politike qe ka si kryefjale zgjedhjet e pergjithshme dhe zt. Rama duhet te degjoje zerat e arsyeshem brenda maxhorances se tij dhe te reflektoje pozitivisht pa humbur kohe.
Vetem mbas tre javesh Bashkimi Europian do te publikoje raportin per vendet e vecante dhe opinioni publik do te mesoje te verteten sipas burokrateve te Brukselit “mbi ecurine e proceseve integruese te vendit ne permbushjen e pese prioriteteve kyce te identifikuara me heret”.
Duke uruar sinqerisht qe BE te jete vullnetmire ne favor te qytetareve shqiptare dhe te autorizoje celjen pa kushte te negociatave, mendoj se qeveria duhet te kuptoje se pa shendoshjen e situates se brendshme ne funksionimin e demokracise, ndarjes se pushteteve, rivenien ne pune te sistemit te drejtesise, imazhi dhe vleresimi i jashtem i vendit nuk mund te ndryshoje.
Ky duket se ishte edhe mesazhi kryesor qe mbetet nga jehona e Samitit te Berlinit te javes qe shkoi dhe qe do te vije duke u theksuar ne javet e muajt ne vijim.