• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kush është prokurori i akuzuar për korrupsion/ Policia bën lidhjen e tij me trafikun ndërkombëtar të drogës

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Kush është prokurori i akuzuar për korrupsion/ Policia bën lidhjen e tij me trafikun ndërkombëtar të drogës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia shqiptare zbuloi të martën se prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli, fillimisht i proceduar në janar 2019, u evidentua falë një operacioni masiv dhjetëmujor kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, operacion që u finalizua të martën.

Rasti i prokurori Spartak Çoçoli i Gjirokastrës, i marrë fillimisht në pyetje në janar të këtij viti nën dyshimet për korrupsion dhe i lënë nga gjykata me masë sigurimi “detyrim paraqitjeje”, u identifikua si pjesë e hetimeve  mbi një organizatë të madhe të trafikut ndërkombëtar të drogës, bëri të ditur policia të martën më 7 maj.

Policia shqiptare njoftoi përfundimin e një operacioni dhjetëmujor, që solli ndalimin e 14 personave në qytete të ndryshme të vendit dhe u sekuestrua mbi një ton kanabis e një kilogram heroinë e kokainë. Para përfundimit të operacionit, policia bëri të ditur se hetimet kishin sjellë përgjatë dhjetë muajve të fundit goditjen e rasteve të ndryshme të trafikimit të drogës në Shqipëri dhe Greqi.

“Në kuadër të këtij hetimi u evidentua një rast i dyshuar korrupsioni në sistemin e drejtësisë”, bëri të ditur policia të Martën.

“Në datë 24 janar 2019 u ndaluan shtetasit E. H., banues në Tiranë dhe E. D., banues në Përmet, si dhe u procedua masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës publike” i shtetasit S. Ç., banues në Gjirokastër (Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër)”, vijon më tej njoftimi. Çoçoli është deklaruar i pafajshëm.



Marrja në pyetje

Në janar të këtij viti, një prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër është shoqëruar dhe marrë në pyetje nga kolegë të Krimeve të Rënda të cilët po hetojnë në lidhje me dyshimet për korrupsion. Zyrtarisht  Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri me dije se po kryeheshin veprime hetimore lidhur me një procedim penal për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pasiv, por nuk ishte  kërkuar masë sigurie për prokurorin e Gjirokastrës Spartak Çoçoli.

Çoçoli mësohet se u shoqërua në policinë e Gjirokastrës ku është marrë në pyetje për llogari të procedimit penal Nr. 08/2019. Prokuroria nuk bëri me dije nëse Çoçoli pyetej si person në hetim, por njoftoi se çështja penale kishte të bënte me korrupsion pasiv dhe aktiv të gjykatësit ose prokurorit e parashikuar “nga nenet 319 dhe 319/ç” të Kodit Penal.

I pyetur nga BIRN rreth këtij hetimi, prokurori Spartak Çoçoli përsëriti disa herë se nuk kishte dijeni. “Siç e shikoni unë jam në punë dhe ato që janë thënë janë të pavërteta”, tha Çoçoli.

Çoçoli ishte denoncuar më parë publikisht nga familja e një vajze të larguar nga shtëpia se kishte favorizuar personin që ata e akuzonin për rrëmbim. BIRN po ashtu mësoi nga burime pranë policisë se procedimi i ri ishte i lidhur me lirimin e një makine të sekuestruar.

 

Pas

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton: Punime nesër në Tiranë, ja ku duhet të bëni kujdes

Para

“Opozita e Re”, kush janë 3 deputetët e rinj që marrin mandatin nga KQZ

Para
“Opozita e Re”, kush janë 3 deputetët e rinj që marrin mandatin nga KQZ

“Opozita e Re”, kush janë 3 deputetët e rinj që marrin mandatin nga KQZ

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

nga Fast News
12:18 | 20/12/2025
0

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

nga Fast News
12:12 | 20/12/2025
0

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

Shumica e bizneseve dështojnë në 3 vitet e para, 6 këshilla si të mbijetoni

nga Fast News
12:00 | 20/12/2025
0

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

Gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar, INSTAT: Mbi 2.2 milionë shqiptarë në të gjithë botën

nga Fast News
11:37 | 20/12/2025
0

Recent News

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

Një dron për fermerët, ministri i Bujqësisë e prezanton në Fushë-Krujë

12:18 | 20/12/2025
Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

Nisin aksioni për pagat në ndërtim, zbulohet letra që Tatimet iu kanë dërguar kompanive

12:12 | 20/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar