• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kërcënimet greke për negociatat, reagon ministria e Jashtme

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Kërcënimet greke për negociatat, reagon ministria e Jashtme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke mbi hapjen e negociatave për Shqipërinë, ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Jashtme në Tiranë.

Ministria e drejtuar nga Gent Cakaj shpreh keqardhjen që një vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për kandidaturën e Fredi Belerit, konsiderohet si devijim për mbrojtjen e pakicave.

Ministria sqaron në reagimin e saj se në Shqipëri garantohet e drejta e personave që u përkasin pakicave për t’u vetë-identifikuar si të tillë dhe e drejta e tyre e pronësisë pa diskriminim

Deklarata e plotë e Ministrisë së Jashtme:

Pas njohjes me deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, të datës 30 maj 2019, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen që vendimi i një institucioni të pavarur dhe kushtetues, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kontekstualizohet si devijim apo zmbrapsje e progresit të Shqipërisë në kuadër të mbrojtjes së pakicave.

Situata lidhur me shtetasin shqiptar Fredi Bejleri është e qartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me votë unanime dhe bazuar në legjislacionin në fuqi, ka ndaluar kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri, referuar faktit se legjislacioni elektoral shqiptar ndalon, për një periudhë 10 vjeçare, kandidimin e personave për t’u zgjedhur në postin e kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore, të cilët kanë qenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare.

Lidhur me respektimin e të drejtave të pakicave, siç kemi sqaruar edhe në rastet e deklaratave të mëparshme për të njëjtën temë, sundimi i ligjit është në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, qofshin ata shqiptarë, përfaqësues të pakicës greke apo pakicave të tjera pa dallim, përjashtim apo diskriminim.

Në Shqipëri garantohet e drejta e personave që u përkasin pakicave për t’u vetë-identifikuar si të tillë dhe e drejta e tyre e pronësisë pa diskriminim. Po kështu, është i garantuar ushtrimi i gjitha të drejtave elektorale të shtetasve që u përkasin pakicave. Mbi këtë bazë, çdo qytetar shqiptar, minoritar ose jo, ka të drejtën t’i drejtohet gjykatave shqiptare si organet kompetente për interpretimin e Ligjit në Republikën e Shqipërisë.

Qeveria e Shqipërisë është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme në reformimin tërësor të vendit në të mirë të mirëqenies së të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe konsolidimit të arritjeve të shënuara në drejtim të pesë prioriteteve kyçe për përafrimin me Bashkimin Evropian. Raporti i fundit i Komisionit Evropian është dëshmia më e qartë e këtij progresi në funksion të hapit të radhës, çeljes së pakushtëzuar të negociatave për anëtarësim.

Në këtë frymë, vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme dhe të vyer të Greqisë për Shqipërinë dhe mbarë rajonin tonë në avancimin e rrugës evropiane, veçanërisht tani në vigjilje të vendimmarrjes së afërt, nga ana e vendeve anëtare të BE-së.

Partneriteti strategjik dhe miqësia mes dy vendeve tona, si dhe dialogu i pandërprerë për tejkalimin e çështjeve dypalëshe, përfshi fuqizimin e të drejtave të pakicës greke në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi kanë qenë dhe mbeten përparësi e qeverisë shqiptare.

Shqipëria beson fuqimisht se vetëm zgjidhjet e bazuara në shtetin e së drejtës dhe kulturën politike evropiane janë me interes vital për të dy vendet.

Pas

Kërkesa e Holandës për kthimin e vizave, Basha: Ky është një turp për Ramën

Para

Reforma në Drejtësi, Ulsi Manja tregon se kur do të jenë gati gjykatat kryesore në vend

Para
Reforma në Drejtësi, Ulsi Manja tregon se kur do të jenë gati gjykatat kryesore në vend

Reforma në Drejtësi, Ulsi Manja tregon se kur do të jenë gati gjykatat kryesore në vend

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Çka tregojnë postimet tuaja në Facebook, sipas shkencës

Çka tregojnë postimet tuaja në Facebook, sipas shkencës

nga Fast News
10:41 | 03/11/2025
0

Indeksi i Numbeo-s: Nga 15.3 vite për të blerë vjet një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite në 2025

Indeksi i Numbeo-s: Nga 15.3 vite për të blerë vjet një shtëpi në Tiranë duhen 18 vite në 2025

nga Fast News
09:59 | 03/11/2025
0

Recent News

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

11:30 | 03/11/2025
Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

10:56 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar