• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ish-presidenti Topi vjen me një libër të ri, ja titulli që tërheq vëmendjen e çdo lexuesi

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Ish-presidenti Topi vjen me një libër të ri, ja titulli që tërheq vëmendjen e çdo lexuesi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti dhe politikani i njohur, Bamir Topi promovon sot librin e tij, “NOKTURN” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti). Ceremonia e prezantimit të librit zhvillohet sot pranë rezidencës “Topi” në Tiranë.

Gati shtatë vite pas largimit nga detyra e kreut të shtetit, Bamir Topi ka vendosur të vijë ndryshe para publikut me një botim sa autobiografik aq edhe politik. Libri, i botuar nga “UET Press” është një vepër e veçantë në formë edhe në përmbajtje. Rrëfimi i personalitetit dhe politikanit Bamir Topi është gërshetuar me kujtimet personale të autorit si dhe me përgjigjet e pyetjeve që shkrimtari dhe gazetari Bashkim Hoxha shtron në formë lankonike në hyrje të çdo kapitulli.





Përmbajtja e librit është një hapësirë për të njohur më mirë jo vetëm njeriun dhe politikanin Bamir Topi, por dhe një mundësi për të eksploruar zhvillimet politike dhe ngjarjet e forta në të cilat Bamir Topi ka qenë protagonist i dorës së parë, falë karrierës së gjatë në strukturat drejtuese të PD dhe më pas si kryetar shtetit. Në këtë këndvështrim, libri sjellë dhe dëshmi të rëndësishme për ngjarje të cilat publiku i njeh në mënyrë zyrtare, por jo prapaskenat. Në botimin e Bamir Topit gjenden fakte me rëndësi, por edhe detaje që plotësojnë panoramën e plotë të këtyre prapaskenave.

Në libër gjenden dhe qëndrimet vlerësimet personale të Bamir Topit, për një sërë personalitetesh të njohura të politikës dhe shtetit shqiptar, duke nisur nga Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bujar Nishani, Ilir Meta, Aleksandër Meksi, Fatos Nano, Edi Rama, Pjetër Arbnori, Sabri Godo, etj.

Raportet e Bamir Topi me Sali Berishën janë trajtuar në shumë pjesë të librit, por në përshtypjet e tij, ish-Presidentit Topi shprehet: “…mendimi im për figurën e tij ndjek një trajektore gjykimi që të ofron jeta në një marrëdhënie thellësisht politike, pa ndarë as dhe një herë me të marrëdhënie miqësie familjare. E kam vlerësuar shumë në periudhën kur bashkëpunimi ishte në sipërfaqe. Sa më shumë më lidhi puna me të, më shumë forcoja mendimin që ai ishte lidhur në një mënyrë patologjike me pushtetin, i cili e sprovoi në shumë situata si politikan egoist, të ashpër, makiavelist dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie në eliminimin politik të shumë bashkëpunëtorëve, qysh nga viti 1990 e deri në situatën politike të partisë, që edhe pse jo “de jure” e komandon “de facto” në një trajektore ku ndershmëria i lëshoi vend etjes për fitime, ku korrupsioni qeveritar e tjetërsoi si njëri, për më tepër kur ai korrupsion prodhoi ngjarje tragjike, si shpërthimi i Gërdecit apo ngjarje të tjera që shoqëria shqiptare i njeh mire. Pa dyshim është politikani më influent i periudhës së tranzicionit, me të mirat e të këqija e tij”.

Ndërsa në vlerësimin për kryeministrin aktual, Edi Rama, ish-Presidentit Topi shprehet: “Edhe pse luftoi fort kundër meje në 2007-n në garën time për president, krijova një marrëdhënie politike dhe institucionale me të si lider i opozitës, fatmirësisht pa e bërë asnjëherë mik! E them këtë, pasi po të kisha ndërtuar marrëdhënie miqësore, zhgënjimi sot do të ishte i fortë, sikurse  e kanë miqtë e tij që zgjodhën ta kishin mik. Edi Ramës i kam ofruar bashkëpunim për të mirën e klimës politike, edhe kur ai punonte pas shpine me Sali Berishën për minimin e themeleve të demokracisë dhe kufizimin e kompetencave të Presidentit të Republikës, sikurse e kam përmendur 21 prillin 2008. Në sytë e mi, sjellja me dy standarde e tij, i përulur në nevojë dhe arrogant në ushtrimin e pushtetit, nuk më bëjnë të ruaj respekt për të. Në një vështrim jashtë kontekstit të marrëdhënieve të mia, e konsideroj atë eksperimentin më të dështuar të drejtimit të qeverisë, qysh kur në Shqipëri hyri demokracia. Nëse akoma qëndron politikisht në këmbë, këtë e bën falë opozitës së paaftë”.

Politika është vetëm një pjesë e librit. Në rrëfimin e Bamir Topit gjenden të përmbledhura momentet më të rëndësishme të jetës së tij, që nga kujtimet e fëmijërisë, rinisë, por edhe pasionin e tij për sportin./kohajone

 

Pas

Siguria ushqimore, kush rrezikon 15 vite burg?

Para

Basha bën paralajmërimin e fundit nga Kamza: Anija juaj po fundoset

Para
Basha bën paralajmërimin e fundit nga Kamza: Anija juaj po fundoset

Basha bën paralajmërimin e fundit nga Kamza: Anija juaj po fundoset

Të Gjitha

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

nga Fast News
15:57 | 07/06/2025
0

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

nga Fast News
15:55 | 07/06/2025
0

Recent News

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

16:06 | 07/06/2025
Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

16:04 | 07/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar