• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

I shpëtoi atentatit me kallashnikov, 33-vjeçari: E di kush janë autorët

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
I shpëtoi atentatit me kallashnikov, 33-vjeçari: E di kush janë autorët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ditë më parë qyteti i Vlorës u trondit nga një atentat në autostradën Vlorë-Levan. 33-vjeçari Romarjo Alliaj pavarësisht breshërisë së kallashnikovit që u derdhën mbi të, arriti të shpëtonte pas devijimit të makinës për në kanal. Në një rrëfim ekskluziv për gazetarin Enrik Mehmeti ai tregon çdo detaj për ngjarjen si dhe dyshimet e tij mbi atentatin.

Ngjarja u shënua dy ditë më parë në Urën e Mifolit, ndërsa ndaj të riut u qëllua me breshëri kallashnikovi. I riu udhëtonte vetëm në momentin e atentati ku përfundoi me lëndime të lehta nga aksidentimi i makinës.

33-vjeçari tregon se gjithçka erdhi pas një bisede telefonike të bërë një ditë me parë me disa persona për një borxh. Ai thotë se kishte hyrë ndërmjetës tek një miku i tij për borxhin që nuk ishte kthyer dhe një ditë para atentatit i kishte marrë në telefon dhe iu kishte bërë presion për të kthyer paratë. Por jo që situata të agravonte në të tillë ngjarje.

33-vjeçari tregon se makina që e ndoqi dhe qëlloi në autostradë ishte një “BMW” gri e errët.

“Isha nisur për në Elbasan. Fillimisht më qëlluan nga ana e shoferit, 2 plumba kapën makinën. Më pas unë kalova nga ana e pasagjerit dhe makina nisi të ngadalësonte. Makina e autorëve kaloi paralel me mua dhe më qëlluan në breshëri. Pastaj sa e shkrepi të gjithë në makinë erdhën plumbat, mbi 20 plumba nga dera e shoferit. Shpëtova se ndaloi një kamion dhe autorët ikën”, tregon 33-vjeçari, i cili akuzon policinë se nuk i ka marrë në pyetje dëshmitarët që nga kamionisti.

I riu thotë se ishin tre persona në makinën nga u qëllua, dy përpara dhe një pas, të tre me maska. “Vetëm ai pas ka qëlluar. Makina ishte me targa franceze pas, para nuk i kishte targat”, tregon ai.

Fjala e fundit e Marios është se nuk ka besim tek policia dhe tek askush. Ai thotë se do t’i zgjidh vetë problemet e tij.

“S’kam besim as tek policia dhe as tek njeri fare. Ky ishte muhabet shoqëror, ishte në rrjet shoqëror. Unë me ta kam ngrënë e kam pirë. Unë i zgjidh vetë problemet e mia. Policia është deri ku i takon. Nuk kam besim fare as tek kjo që kam veshur. Edhe atë e kisha shok të ngushtë, kisha shumë besim por erdhi për të më vrarë. S’kam besim fare as tek policia, as tek askush. Janë çështje që i zgjidh vetë. Nuk më hyn fare në punë policia”, thotë Mario./ Marrë nga Balkanweb

Pas

Basha paralajmëron gjyqtarin: Babai i nënkryetarit të FRESSH nuk do të shpëtojë

Para

“Janë pengje të bandave kriminale”Këta janë dy kandidatët e PS për bashki që i veçon Basha

Para
“Janë pengje të bandave kriminale”Këta janë dy kandidatët e PS për bashki që i veçon Basha

“Janë pengje të bandave kriminale”Këta janë dy kandidatët e PS për bashki që i veçon Basha

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

E vërteta e Aeroportit të Vlorës

E vërteta e Aeroportit të Vlorës

nga Fast News
14:18 | 01/11/2025
0

Shkrihet akulli i luftës tregtare SHBA-Kinë

Shkrihet akulli i luftës tregtare SHBA-Kinë

nga Fast News
11:36 | 01/11/2025
0

Propozohen ndryshime në ligjin për nëpunësin civil, riformatim pagash dhe rekrutime nga jashtë

Propozohen ndryshime në ligjin për nëpunësin civil, riformatim pagash dhe rekrutime nga jashtë

nga Fast News
11:32 | 01/11/2025
0

Të huajt rritën turizmin në kampingje/ Çmimet e lira e kthyen Shqipërinë në destinacion të preferuar

Të huajt rritën turizmin në kampingje/ Çmimet e lira e kthyen Shqipërinë në destinacion të preferuar

nga Fast News
11:29 | 01/11/2025
0

Recent News

E vërteta e Aeroportit të Vlorës

E vërteta e Aeroportit të Vlorës

14:18 | 01/11/2025
Shkrihet akulli i luftës tregtare SHBA-Kinë

Shkrihet akulli i luftës tregtare SHBA-Kinë

11:36 | 01/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar