Jemi rikthyer në Fier, tek Zana. Ajo rrit e vetme djalin jetim. Gruaja mban frymën gjallë me 41 mijë lekë të vjetra ndihme ekonomike. Burrin e ka humbur pasi ai pësoi atak në zemër. Zana mbledh nëpër kazanë në kosha. “Pres sa të ikin njerëzit nga koshat dhe pastaj i marr bidonët se kam turp kur më shikojnë”.
“E kam shumë të vështirë të jem edhe nëne dhe baba për fëmijën. Këtu në këto shtëpi kam ardhur në 2010 , ka lagështirë dhe myk fëmijët më sëmuren.”
“I them mamit, kur do ta marrim një shtëpi? Më thotë nuk kemi të ardhura, kur kam uri i kërkoj mamit ajo më thotë nuk kam”- thotë djali.
“Kur mbetem pa bukë e bëj thërrime, kisha turp ta haja edhe në Ramazan. Më vinte turp kur më shikonin”- shprehet Zana.
52 vjeçarja paguan për qiranë 60 mijë lekë por paratë nuk i dalin për bukën e gojës.
“Më është dhimbsur Zana kur e kam parë tek kazanët. Zot thashë ndihmojë, Si e ushqen atë fëmijë. Kur i vdiq burri ajo u rrënua fare. U thye” thotë një mikeshë e saj.
“Kur mbante Ramazan, i ra të fikët. Kur e sollëm nga spitali këtu doja të gjeja dritën , nuk e gjeta shikoj vetëm rrëmuje dhe lagështirë. E pyeta ti ke ngrënë: Jo më tha. Unë e cel me ujë dhe sheqer dhe e mbyll me ujë dhe sheqër.
“E pashë një ditë në një cep të xhamisë, e pashe që kishte vetëm një domate dhe dy speca. Ajo kurrë nuk e ulte veten. U ula bashkë me të. Zana ka nevojë për ndihmë, ajo kërkon strehë” shprehet mikesha e saj ndërsa Zana nuk e ka përmbajtur dot veten dhe humb ndjenjat.
Ola Bruko së bashku me Fatma Naçin e kanë vizituar Zanën dhe djalin e saj të vogël. Kanë takuar mikesha e Zanës, ato i qëndrojnë gjithmonë pranë.
Fatma: për ne është kënaqësi shumë e vecantë që ju takojmë, se me atë ndihmë që i keni dhënë Zanës një ndihmë për një kohë të gjatë, do të thotë se ju jeni të veçanta nuk jeni si gjithë të tjerët. Zanën ju e keni njohur në një iftar…
Mikesha e Zanës: Unë e kam njohur në iftaret që organizoheshin në xhami. Ne ishim të ftuara. Një ditë e takova, motrat më prisnin. E pashë në fundin e xhamisë kishte hapur bukën dhe po hante. I thashë pse ha atje vetëm? Kishte pak perime dhe bukë. Namazin e kam falur me lot në sy. Thashë nuk do të gjendem në iftare luks dhe këta njerëz që e meritojnë e çelin iftarin me ujë me sheqer. Ne me disa motra kemi hapur një kuzhinë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Ola dhe Fatma takojnë Zanën në banesë. Ajo u tregon për vështirësitë e përditshme. Jetojnë mes mykut dhe lagështirës
Fatma: Ne jemi nëna të dyja, po ti Zana si ja bën kur djali të kërkon diçka?
Zana: Nuk ia plotësoj dot, unë dua të bëhet si gjthë të tjerët. Unë sëmurem ai më thotë mos më ler të vogël mami, kur përmendem ai lutet për mua. Djali mi di sakrificat që bëj.
Fatma: Të falënderoj për gjithë imazhin tënd. Ti nuk e ke shfaqur derisa u shfaqe në televizor, njerëzit nuk e kanë ditur situatën tënde.
Zana: Në këtë unazë unë kam emrin e Spiros, jemi njohur në 2005. Kudo që shkoj unë e mbaj me vete, kujtimin e burrit tim që ka ndërruar jetë. Kjo është jeta ime, në këtë banesë me qira. Myk dhe lagështirë, dritarja heq erën e keqe. As qiranë nuk e kam shlyer ende, edhe faturat i paguaj. Të ardhurat i kam përtokë. Por nuk mundem dot të paguajë një qira më të shtrenjtë.
Zanën e ftojnë shoqet në iftar.
Zana: Kjo shtëpia është shumë e bukur, kështu ta kisha dhe unë
Fatma: Kjo është shtëpia jote Zana!
Zana duke lotuar: Unë erdha në shtëpinë time? Nuk e prisja! Faleminderit o Zot. Nuk e prisja këtë.
Fatma: Këtu do jetoni të lumtur! Burimi:Balkanweb