Lajmi se biznesmeni italian, Fancesco Beccheti fitoi gjyqin në Strasburg kundër Shqipërisë dhe tashmë kërkon njw dëmshpërblim prej 110 milionë eurosh, ishte njw ditë e keqe për çdo taksapagues shqiptar.
Ish-kryeministri Berisha, shkruan në një postim në facebook se ky vendim i Gjykatës së Strasburgut është vetëm një nga ndëshkimet nga dhjetëra dosje që presin të gjykohen nga gjykata dhe arbitrazhe ndërkombëtare.
Më poshtë postimi i Berishës:
‘Miq, 110 milione euro eshte gjoba qe sipas vendimit te Gjykates se Strasburgut do ti paguajne shqiptaret investitorit te njohur italian, Becchetit vetem per shkak te akcesit skizoid te Edvin Kristaq Rames per shkaterrimin si bandit i vertet i TV Agon! Por ky eshte vetem ndeshikimi i pare nga dhjetra dosje qe presin te gjykohen nga gjykata dhe arbitrazhe nderkombetare.
Lexoni shkrimin e meposhtem per gjoben 110 milione euro qe duhet ti paguajne takspaguesit shqiptare pronarit te TV Agon. sb
Bomba e Strasburgut/ Gjykata Europiane dënon Shqipërinë 110 mln euro për Becchetin
Deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama kundër biznesmenit italian Fancesco Beccheti do t’i kushtojnë qytetarëve shqiptarë shifrën marramendëse të 110 milionë eurove.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian. Vendimi është marra para pak ditësh dhe Syri.net e ka konfirmuar nga dy burime të pavarura, përfshirë Avokaturën e Shtetit.
Fatura, që përbën një goditje fatale për financat e shtetit është gjoba më e madhe që ka marrë ndonjëherë Shqipëria nga një gjykatë ndërkombëtare. Këtë faturë, qytetarët shqiptarë do ta paguajnë për shkak të deklaratave të kryeministrit Edi Rama në media dhe rrjetet sociale në qershor të vitit 2015.
Padia
Gjatë asaj kohë, pak ditë pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Becchetin për pastrim parash.
Në deklaratën e tij në rrjetin social Twitter, kryeministri Rama, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës e lidhi sekuestrimin e aseteve të televizionit Agon Channel me dekriminalizimin e politikës nga elementët kriminal. ‘Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses,’ shkruante Rama në twitterin e tij personal.
Menjëherë pas këtyre deklaratave, Fancesco Becchetin e paditi Shqipërinë në gjykatën e arbitrazhit në Strasburg, në të cilën pretendonte se deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama kanë shkelur prezumimin e tij të pafajësisë.
Padia e ngritur nga Beccheti është depozituar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg me 21 tetor 2015 dhe i është komunikuar qeverisë shqiptare në 12 janar. Në po të njëjtën kohë, biznesmeni italian bëri dhe një tjetër padi kundër Shqipërisë për sekuestrimin sipas tij pa të drejtë të televizionit Agon Channel.
Pas një kalvari të gjatë gjyqësor, gjykata i ka dhënë të drejtë Becchetit duke e gjetur kryeministrin dhe qeverinë shqiptare fajtore, dhe duke e dënuar Shqipërinë me faturën e çmendur prej 110 milionë eurosh. Fatura është sa ndihma ekonomike e tre viteve që qeveria jep për të gjithë të varfrit në Shqipëri ose sa 1 për qind e Prodhimit Kombëtar të Shqipërisë.