• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Gazetari plas “bombën”: Gjermanët kanë përgjime që lidhin Spiropalin me kokainën

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Gazetari plas “bombën”: Gjermanët kanë përgjime që lidhin Spiropalin me kokainën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Flamur Vezaj në një postim të bërë së fundi në rrjetet sociale ka skanuar disa prej personazheve më të njohura të qeverisjes së Edi Ramës, dhe për herë të parë ka publikuar disa dyshime që lidhen me ish-drejtoreshën e doganave Elisa Spiropali.

Vezaj thotë se lidhur me Spiropalin, në kohën kur ishte në krye të doganave, Gjermania ka prova dhe përgjime se ajo ka dhënë kontributin e saj në laboratorin e kokainës në Xibrakë, duke lejuar që të hyjnë pa u skanuar kontenierë kokaine.



Po sipas postimit të gazetarit thuhet se gjermanët nuk kanë pasur besim që përgjimet, që implikojnë Spiropalin, t’ia japin Adriatik Llallës, dhe shumë shpejt mund të bëhen publikë në media.

Duke marrë shkas nga artikulli më i fundit i Bild, se shteti drejtohet nga gangsterët, Vezaj e sheh shumë të afërt momentin e publikimit të përgjimeve, ku nuk mungon as përfshirja e biznesmenëve.

Po cili është implikimi i Spiropalit sipas Vezajt:  Gjermanët disponojne materiale (pergjime) te cilat nuk ju dorezuan Adriatik Llalles per mungese besueshmerie dhe as prokurorit qe ishte bashkeshorti i ish-deputetes se PS-se qe kreu veprimet e para ne operacionin e njohur si “Xibraka”!

Ne keto pergjime, ku flitet per dy kontenier te ardhur nga Bolivia ne portin e Durresit ne muajin Nentor dhe Dhjetor te 2014 te ngarkuar me dhjetra fuçi brenda te cilave kishte nje lloje solucioni ku ishte shkrire nje sasi e madhe e kokaines! Keto dy kontenier, thuhet se kane hyre ne Shqiperi pa u regjistruar dhe zhdoganuar nga autoritetet e doganave me urdher nga lart!

E ne ate kohe doganat drejtoheshin nga Elisa Spiropali, qe mbetet per tu sqaruar (gjithmone pas dorezimit te pergjimeve), nese ishte ajo qe lehtesoi e urdheroi futjen e dy konteniereve pa u regjistruar dhe zhdoganuar ne Shqiperi! Fuçi te cilat edhe sot nuk dihen se ku kane perfunduar pasi nuk kemi ende nje procesverbal apo vendim te shkaterrimit te tyre! A thua revista gjermane “BILD” disponon keto pergjime pas shkrimit te fundit?

E deri ne disponimin e ketyre materialeve voluminoze nga mediat shqiptare, ku dyshohet se ka biseda shume oreshe edhe te biznesmeneve afer qeverise, Spiropali do te vazhdoi te llomotise neper ekrane duke imituar jo vetem me gjeste por edhe me fjali shefin e Rilindjes! Ja pra keta jane imazhi i qeverise se Rilindjes! Po Si ka mundesi qe ne PS te mos gjendet nje person qe nuk ka te kaluar kriminale apo lidhje me krimin!?!

Postimi i plotë denoncues i Vezajt:

Imazhi i rilindjes dhe trafikantet e droges!

Me ardhjen ne pushtet te qeverise se Rilindjes, zyra e propagandes u kujdes ne te gjitha detajet qe te promovoje nje minister me shume se te tjeret, duke u bere keshtu edhe imazhi i qeverise apo edhe zeri qe do fliste per akuzat e opozites! Qe ne muajt e pare te qeverisjes, ministrat qe u promovuan me shume nga zyra e propagandes ishiin Erjon Veliaj dhe Sajmir Tahiri! Çka filloi edhe nje “lufte kasetash” mes tyre se kush do te dal me shume ne media!

Por meqense lobimi sorosian per Erjon Veliajn ishte me i forte, ai u perzgjodh nga shefi i Rilindjes per kryetar te Bashkise se Tiranes, ku pas fitores ngriti zyren e tij te propagandes qe vazhdon edhe sot te funksionoje paralelishte me ate te qeverise! Nga krahu tjeter imazhi i qeverise dhe punetori qe luftonte me opoziten dhe “krimin” ishte Sajmir Tahiri! Ky i fundit bente detyren e policit, oficerit, rojes, drejtorit, prokurorit, gjyqtarit, ministrit, shpetimtarit, humanistit, me nje fjale pas shefit te Rilindjes ishte ai ne cdo rast…por nje dite te bukur fal edhe “investimit” te tij ne ortakeri me kusherinjet ai perfundoi, perfundoi aq keq sa u be i pari ish-minister i brendshem qe akuzohet per trafik droge!

Menjehere zyra e propagandes u kujdes te gjente zevendesuesin! Pas brrylave me Fatmir Xhafen vendin e Tahirit shefi i Rilindjes ia besoje Taulant Balles, i cili vrapoi te kap ritmin e propagandes se ish-ministrit te brendshem qe tashme po qurravitej neper emisione me arsyetimin se akuzat ia kishte montuara opozita! Por edhe Balla nuk e kishte te gjate mbijetesen, pasi lidhjet e tij me krimin i dolen sheshit! Ai rezultonte ne lidhje jo vetem shoqerore por edhe familjare me ish-trafikantin e droges dhe pjesetarin e “bandes” se Aldo Bares me disa emra (Mond Bega) i rehabilituar ne biznesmen te suksesshem fal edhe njohjeve me Ballen! Ne heshtje dhe me finese, zyra e propagandes se shefit te Rilindjes i beri dalje Taulant Balles duke zevendesuar me ministrin e Brendshem Fatmir Xhafa!

Ky i fundit doli edhe me keq se dy te paret, pasi kishte nje vella te denuar per trafik droge dhe qe levizte lirshem neper Shqiperi! Edhe Xhafa, me ceremoni dhe pas presioneve te ndekrombetareve (gjermanet ne vecanti) la detyren duke mbetur nje kujtim i keq i qeverise se Rilindjes! Me rreshqitjen e ketyre dhe largimin me lezet nga ekranet e medias dhe kasetat e montuara, shefi i Rilindjes dhe zyra e propagandes nuk po i besonte me socialisteve te vjeter dhe kaloi duke kerkuar ndihme te ish-mjaftistet!

Aty gjeti nje ushtare te devotshme qe imiton shefin ne gjeste e levizje dhe ajo eshte Elisa Spiropali! Kjo e fundit deri tani po zbaton me perpikmeri udhezimet e zyres se propagandes, por sa do te zgjas kjo varet nga zyrtaret e autoriteteve gjermane! Pasi keta te fundit disponojne materiale (pergjime) te cilat nuk ju dorezuan Adriatik Llalles per mungese besueshmerie dhe as prokurorit qe ishte bashkeshorti i ish-deputetes se PS-se qe kreu veprimet e para ne operacionin e njohur si “Xibraka”!

Ne keto pergjime, ku flitet per dy kontenier te ardhur nga Bolivia ne portin e Durresit ne muajin Nentor dhe Dhjetor te 2014 te ngarkuar me dhjetra fuçi brenda te cilave kishte nje lloje solucioni ku ishte shkrire nje sasi e madhe e kokaines! Keto dy kontenier, thuhet se kane hyre ne Shqiperi pa u regjistruar dhe zhdoganuar nga autoritetet e doganave me urdher nga lart! E ne ate kohe doganat drejtoheshin nga Elisa Spiropali, qe mbetet per tu sqaruar (gjithmone pas dorezimit te pergjimeve), nese ishte ajo qe lehtesoi e urdheroi futjen e dy konteniereve pa u regjistruar dhe zhdoganuar ne Shqiperi! Fuçi te cilat edhe sot nuk dihen se ku kane perfunduar pasi nuk kemi ende nje procesverbal apo vendim te shkaterrimit te tyre! A thua revista gjermane “BILD” disponon keto pergjime pas shkrimit te fundit? E deri ne disponimin e ketyre materialeve voluminoze nga mediat shqiptare, ku dyshohet se ka biseda shume oreshe edhe te biznesmeneve afer qeverise, Spiropali do te vazhdoi te llomotise neper ekrane duke imituar jo vetem me gjeste por edhe me fjali shefin e Rilindjes! Ja pra keta jane imazhi i qeverise se Rilindjes! Po Si ka mundesi qe ne PS te mos gjendet nje person qe nuk ka te kaluar kriminale apo lidhje me krimin!?!

Pas

Reperja shqiptare sfidon publikisht Edi Ramën por bën një gafë

Para

Ofendoi Edi Ramën në Facebook, shoqërohet në polici i riu nga Elbasani

Para
Ofendoi Edi Ramën në Facebook, shoqërohet në polici i riu nga Elbasani

Ofendoi Edi Ramën në Facebook, shoqërohet në polici i riu nga Elbasani

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar