• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Energjia elektrike, shqiptarët paguajnë çmimin më të shtrenjtë në rajon

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Energjia elektrike, shqiptarët paguajnë çmimin më të shtrenjtë në rajon
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Familjet shqiptare paguajnë për 1,140 lekë për 100 kWh energji të shpenzuar. E matur sipas fuqisë blerëse, të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se ata e paguajnë energjinë më shtrenjtë se Islanda, Norvegjia, Finlanda, Luksemburgu, Serbia, Holanda, Malta, Franca, Suedia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Austria, Mbretëria e Bashkuar (mungon informacioni për Kosovën dhe Bosnjën, por Kosova në vlerë absolute në euro ka energjinë më të lirë në Europë).

Shqipëria renditet në këtë mënyrë e 14-a më e lira, nga 35 shtete të Europës, me 18.4 PPS për 100 kWh ( PPS është një referencë e përbashkët që eliminon nivelet e përgjithshme të çmimeve midis vendeve). Më e shtrenjtë, sipas fuqisë blerëse, energjia është në Turqi, Gjermani dhe Portugali (shiko tabelën).





Të matura në vlerë absolute, çmimet e energjisë në Shqipëri janë të pestat më të lirat në Europë, (9.1 euro për 100 MW) pas Kosovës (6.4 euro), Serbisë (7.1 euro), Maqedonisë së Veriut (7.9 euro), Turqisë (8.6 euro). Por, për shkak të të ardhurave të ulëta, familjeve shqiptare u duhet një pjesë më e madhe e buxhetit të tyre për të paguar faturat e energjisë.

Pesha e taksave në çmimin mesatar të energjisë në Shqipëri është 17%, ndër më të ulëtat në Europë, përveç Maltës (6%) dhe Maqedonisë së Veriut (15%) dhe 37% që është mesatarja e BE. Të dhënat janë për 6 mujorin e dytë të vitit 2018. Në këtë periudhë çmimet e energjisë nuk kanë shënuar rritje në Shqipëri.

Europa
Sipas Eurostat, në vendet e BE-së, çmimet mesatare të energjisë elektrike në gjysmën e dytë të vitit 2018 ishin më të ulëtat në Bullgari (10.1 euro për 100 kWh), Lituani (11.0 euro) dhe Hungari (11.2 euro) dhe më e larta në Danimarkë (31.2 euro), Gjermani (30.0 euro ) dhe Belgjikë (€ 29.4). Çmimi mesatar i energjisë elektrike në BE ishte 21.1 euro për 100 kWh.

Shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS), një referencë e përbashkët që eliminon nivelet e përgjithshme të çmimeve midis vendeve, mund të shihet që çmimet më të ulëta të energjisë elektrike shtëpiake janë në Finlandë (13.7 PPS për 100 kWh) dhe Luksemburg (13.8) Holandë (15.2), Maltë (15.7), Francë (16.4), Suedi (16.5) dhe Lituani (17.3). Çmimet më të larta të shprehura në PPS u regjistruan në Portugali (28.2), Gjermani (28.0), Spanjë (27.4), Belgjikë (26.6), Rumani (26.3), Qipro (24.5) dhe Poloni (24.3). /monitor/

Pas

Zbardhet sherri i madh mes grave në kupolën e drejtësisë, anëtarja e KLGJ Brunilda Kadi akuza kryetares

Para

Dokumenti/ Zbulohen 14 kërkesat e studentëve, afat 24 orë qeverisë për t’i plotësuar

Para
Dokumenti/ Zbulohen 14 kërkesat e studentëve, afat 24 orë qeverisë për t’i plotësuar

Dokumenti/ Zbulohen 14 kërkesat e studentëve, afat 24 orë qeverisë për t’i plotësuar

Të Gjitha

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

nga Fast News
15:57 | 07/06/2025
0

Recent News

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025
Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

16:06 | 07/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar