• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

E kërkon Italia, dosja kriminale e vëllait të Safet Bajrit

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
E kërkon Italia, dosja kriminale e vëllait të Safet Bajrit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Italia kërkon ekstradimin e shtetasit Ilir Bajri, i arrestuar në Shkodër në shtator të 2018, në kuadër të operacionit “Oaz” si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

Gazeta “Panorama” ka arritur të sigurojë kërkesën me argumentet për ekstradimin e tij. Më 20 shkurt 2019, Ministria e Drejtësisë e Italisë i ka dërguar shkresë Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, për mundësinë e ekstradimit të Ilir Bajrit për shkak të një dënimi që ka atje me 5.6 vite burg, ndërsa italianët kanë marrë një përgjigje zyrtare më 4 mars të këtij viti.



Pas kërkesës së Italisë për ekstradimin e Ilir Bajrit ndaj këtij të fundit, në 24 prill, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër u zhvillua një seancë për njohje nga Gjykata të kërkesës dhe lejimin për ekstradim drejt Italisë. Organi i akuzës i kërkoi “Arrest me burg” Gjykatës për Ilir Bajrin, ndërsa ky shtetas ka edhe masë tjetër sigurimi, “Arrest me burg”, si i dyshuar në grupin “Bajri”.

KERKESA

Materiali i sjellë nga Ministria e Drejtësisë në Itali përmban 132 fletë në total. Ilir Bajri rezulton se është dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës me 10 dhjetor të 2010-ës me 5.6 vite burg si pjesëtar në organizatë kriminale me qëllim trafikim të qenieve njerëzore, ndërsa mbi të rëndonin akuzat “Shfrytëzim prostitucioni”, “Emigracion klandestin” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Ky grup kriminal, sipas drejtësisë italiane, ka vepruar që nga korriku i vitit 2000 deri në gusht të vitit 2002 në zonën e Cervia në Ravenna. Pjesë e këtij grupi është edhe Enver Bajri, i cili është i dënuar me 4 vite burg dhe Bardh Bajri, që të dy pjesë e familjes Bajri. Përveç tyre në grupin prej 7 personash janë edhe Elvis Baroti, Fatmir Tafazi, Gëzim Çerkeku dhe Jetmir Topi.

Ky grup i drejtuar nga Enver dhe Ilir Bajri, sipas vendimit të gjykatës së Bolonjës, ka shfrytëzuar për prostitucion të paktën 11 gra dhe vajza, të cilat rezultojnë me emra dhe dëshmi gjatë hetimeve në këtë dosje. Grupi i drejtuar nga Enver dhe Ilir Bajri, grave dhe vajzave nga Shkodra, por edhe qytete të tjera, u falsifikonin pasaportat dhe më pas i detyronin të dilnin në rrugë.

DOSJA

Nga dosja e sjellë nga Italia rezulton se shtetasi Enver Bajri, që ka marrë një dënim me 4 vite burg nga Gjykata e Apelit në Bolonja, si promovues i kësaj organizate kriminale, detyronte me kërcënime dhe rrahje vajzat që të prostituonin duke i dhënë atyre dokumente false si një pasaportë shqiptare dhe leje qëndrimi italiane.

Të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari dërgoheshin në Shqipëri përmes personave që bënin korrierin si Fatmir Tafazi. Në disa raste, shtetasi Ilir Bajri i gjente hotel dhe u tregonte zonën vajzave për të prostituuar dhe porosiste po ashtu dokumente false për ato. Paratë e përfituara u shkonin kushërinjve dhe dëshmitar për këtë, sipas hetimeve, është një shtetas italian, i cili ka qenë klient i prostitutave të grupit të drejtuar nga Enver Bajri.

Në vitin 2001, njëra nga vajzat që shfrytëzohej u kthye në Shqipëri pasi kishte marrë vesh për arrestimin e Enver Bajrit në atë kohë, por sapo ky i fundit u lirua, drejtësia italiane thotë se kërcënoi nënën e vajzës, duke e detyruar që vajza të rikthehej në Itali, duke vijuar që të shfrytëzohet. Marrë nga Panorama.

Pas

Paloka sulmon Braçen: Do të vendosim në qelinë fqinje me Aldo Baren

Para

Numër i lartë, ja sa protestues janë nisur drejt Tiranës nga Korça

Para
Numër i lartë, ja sa protestues janë nisur drejt Tiranës nga Korça

Numër i lartë, ja sa protestues janë nisur drejt Tiranës nga Korça

Të Gjitha

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

nga Fast News
09:00 | 09/05/2025
0

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

nga Fast News
08:30 | 09/05/2025
0

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

nga Fast News
08:01 | 09/05/2025
0

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Recent News

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

09:00 | 09/05/2025
10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

08:30 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar