• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dita pa makina dhe me çadra bllokon trafikun e Tiranës

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Dita pa makina dhe me çadra bllokon trafikun e Tiranës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Po, ditë të bukur shumë kanë gjetur për ta bërë ditën pa makina, nuk po dimë ku të presim urbanin, u bën qull…”- kështu e ka gjetur ‘dita pa makina’ një zotëri që siç duket nuk e kishte lexuar njoftimin e Bashkisë së Tiranës për rrugët që do të bllokoheshin dhe po priste urbanin në stacionin përballë “Piramidës”.

Një podium festiv pa folës, njerëz me çadra duke rendur për në punët e tyre, shi dhe pa makina, kjo ishte panorama e qendrës së Tiranës mëngjesin e këtij 5 maji. Data është përcaktuar nga Bashkia e Tiranës, si ‘dita pa makina’ me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për të lëvizur pa makinat e tyre për të reduktuar nivelin e ndotjes.





Në një ditë normale të muajt maj, ku me shumë gjasë dielli do të shndërrinte dhe temperaturat do ishin të larta, kjo nismë e Bashkisë së kryeqytetit do ishte mëse normale dhe do të kishte nga ata qytetarë që vërtetë do të dilnin për në punët e tyre në këmbë ose me biçikletë. Por kjo e dielë e parë e këtij maji nuk ishte e zakonshme, pasi shiu dhe temperaturat ishin më shumë të ngjashme me ato të muajve të dimrit.

Autobusi i linjës Sauk-qendër afrohet pranë liceut dhe fatorino me shoferin i lajmërojnë qytetarët që të zbresin, pasi nuk shkon më tej për shkak të “ditës pa makina”. Të habitur dhe me çadra qytetarët nuk bien dakord me këtë vendim, pasi edhe pse është e dielë kanë punët e tyre dhe qarkullimi në këmbë në një ditë tillë bëhet sfidë më vete.

“Mirë është që të bëhet kjo dita pa makina, madje unë them qe të bëhet çdo muaj një ditë e tillë, por jo sot. Është shi, nuk lëvizet në këmbë kemi punë për të bërë.”- shprehet Skënderi që punon shitës dhe këtë të dielë e ka ditë të zakonshme pune.

Ashtu siç ishte planifikuar nga Bashkia Tiranë, gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe disa prej rrugëve që të çojnë drejt qendrës ishin të bllokuara. Nuk kishte makina, por nuk kishte as njerëz që do të mbushnin sheshet ku janë planifikuar aktivitetet nga bashkia. Atmosfera e përgatitur nga bashkia është gati për evenimentet festive të planifikuara, por këtë mëngjes ishin bosh dhe nën shiun që dukej se kishte pezulluar çdo organizim.

Disa policë bashkiak dhe të ata qarkullimit rrugor, që kujdeseshin që makinat të mos hynin në bulevard, ishin të vetmit që dukeshin në peizazhin e boshatisur të aksit qendror të Tiranës.

Por, përtej kësaj pjese të Tiranës, duke ndjekur rrjedhën e lumit Lana, situata është totalisht ndryshe. “Unaza e vogël” dhe rrugët paralele me bulevardin të bllokuara e kthyen qarkullimin me makinë, në një mision më vete për të gjithë ata qytetarë të Tiranës që për angazhimet e tyre personale, duhet të dilnin nga shtëpia këtë të dielë.

Kryqëzimi te parku “Rinia” i bllokuar merrte deri edhe 30 minuta për makinat që dëshironin të kalonin drejt bulevardit “Bajram Curri” apo për në zonën e “Ish-bllokut”. “Rruga e Elbasanit”, e “Kavajës”, e “Durrësit” dhe ajo e “Dibrës” që edhe në ditët normale janë të rënduara nga trafiku, sot ishin thuajse të bllokuara.

“Po mund të bllokohej qarkullimi, por të paktën të lejonin urbanët të lëviznin, se ne kështu nuk po dimë ku t’i presim dhe nga kalojnë.”- mendon një qytetar që pasi e priti për më shumë se 25 minuta urbanin përballë Piramidës hapi çadrën dhe vazhdoi në këmbë. /Gazeta Si

Pas

Probleme me parazitët? Si t’i përgatisni bimët ilaç natyral për krimbave të zorrëve

Para

Cmenden komunistët, përkujtojnë 5 majin me “Enver Hoxhën” (FOTOT)

Para
Cmenden komunistët, përkujtojnë 5 majin me “Enver Hoxhën” (FOTOT)

Cmenden komunistët, përkujtojnë 5 majin me "Enver Hoxhën" (FOTOT)

Të Gjitha

nga Fast News
10:00 | 04/08/2025
0

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

nga Fast News
09:30 | 04/08/2025
0

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

nga Fast News
09:00 | 04/08/2025
0

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

nga Fast News
08:30 | 04/08/2025
0

Recent News

10:00 | 04/08/2025
Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

09:30 | 04/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar