• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Detaje nga dosja ku Meta dyshohet se i kërkoi 200 mijë euro Kastriot Ismailajt në zgjedhjet e 2009

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Detaje nga dosja ku Meta dyshohet se i kërkoi 200 mijë euro Kastriot Ismailajt në zgjedhjet e 2009
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rëndohen pozitat e presidentit Ilir Meta. Në kulmin e debatit politik, ku opozita akuzon PS se ka blerë zgjedhjet, kanë dalë në dritë detaje se në një skandal të tillë mund të jetë përfshirë dhe presidenti Ilir Meta, kur drejtonte Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ishte gazetari Artan Hoxha, ai i cili në një studio televizive u shpreh se ai ka një dosje ku tregohet se si Meta kërkonte para për zgjedhjet e 2009.

Gazetari Hoxha tha se përgjimet kishin nisur ndaj një biznesmeni të rëndësishëm në vitin 2008, i cili kishte pastruar rreth 7 milionë euro. Sipas tij, dy ditë përpara zgjedhjeve të 2009, ky biznesmen ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë euro.





“Dosja “978” kishte mbi 8 mijë faqe me përgjime që nisnin që në vitin 2008, ku ishin të përfshirë gazetarë, botues mediash, politikanë dhe biznesmenë. Ka pasur madje plane sesi do të vinin lekë nga Afrika dhe do të pastroheshin në Shqipëri.

Biznesmeni i përgjuar është kontaktuar nga Ilir Meta dy ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2009, dhe i ka kërkuar plot 200 mijë euro” – denoncoi Artan Hoxha në Opinion. Ndërkohë, gazetari Hoxha deklaroi se përgjimet janë asgjësuar në datë 27.10.2010, me vendim të gjykatës, por shtoi se dosja nuk është fshirë dhe se ai disponon një pjesë të saj. “Materialet duheshin asgjësuar, por mesa duket kjo nuk ka ndodhur. Në vitin 2016, unë nxora pjesë të dosjes që ende nuk është fshirë.

Dosja nuk është fshirë sepse unë e kam këtu”, u shpreh më tej Artan Hoxha. Por akuzat e tij nuk kanë qenë të pabaza, pasi gazeta ka siguruar dosjen e prokurorisë, ku flitet për para. Në dosjen në fjalë tregohet se biznesmeni për të cilin ka folur Hoxha, është Kastriot Ismailaj, ish-kreu i DIA, që ndodhet sot në burg dhe një nga bashkëpunëtorët e Ilir Metës kur ky i fundit ishte pjesë e qeverisë “Berisha”.

Teksa Kastriot Ismailaj ishte në përgjim për skandalin CEZ-DIA prej vitit 2008, prokurorisë i ka rënë në dorë edhe një SMS e marrë nga Ismailaj, (i akuzuar për pastrim të rreth 7 milionë eurove), nga një numër telefoni (0682031701), që dyshohet të ishte në përdorim nga Ilir Meta.

“SMS e datës 22/6/2009 ora 5:27:21 pasdite e dërguar nga numri 0682031701 në numrin 0682009693 (Kastriot Ismailaj (me tekst si vijon: Nesër në darkë duhet të takohemi. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Lidhjet Meta-Ismailaj

Disa vite më parë, Ilir Meta u akuzua se rekomandoi Kastriot Ismailajn si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ Shpërndarje; kontratë që i kushtoi 4.5 milionë euro kompanisë dhe është nën hetim si skemë mashtrimi nga prokuroria shqiptare.

Sipas Jozef Hejsek, ish-shefit ekzekutiv të CEZ Shpërndarje, Ismailaj u trajtua si “kandidati” i qeverisë shqiptare për mbledhjen e borxheve të vjetra, pasi u prezantua si aleati i ngushtë i ministrit të Punëve të Jashtme, Meta dhe i ish-kryeministrit Berisha nga ambasadori shqiptar i asaj kohe në Pragë, Qazim Tepshi.

Dëshmia e Jozef Hejsek, është dhënë më 26 tetor 2014 në Pragë për llogari të avokatëve të studios ligjore të OSHEE-së, Clifford Chance. Ajo konsiderohet një provë “kyçe” e procesit që po zhvillohet në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë, ku kompania e Kastriot Ismailajt, Debt International Advisory, DIA kërkon 130 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës nga OSHEE.

Për të njëjtën marrëveshje, pronari i DIA-s, Kastriot Ismailaj është dënuar për pastrim parash dhe mashtrim, i dyshuar se ka orkestruar një skemë mashtruese të mbledhjes së borxheve të CEZ në bashkëpunim me Hejsek. Juristi Romeo Kara ka bërë dhe një padi ku akuzon Metën si një ndër autorët e skandalit CEZ-DIA. Burimi: Ekskluzive.al

Pas

Kush është anëtari i ri i KLP nën hetim për ‘zhdukje të fashikujve hetimorë’

Para

Basha i përgjigjet Ramës nga Durrësi: Nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve

Para
Basha i përgjigjet Ramës nga Durrësi: Nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve

Basha i përgjigjet Ramës nga Durrësi: Nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

nga Fast News
14:20 | 26/08/2025
0

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

nga Fast News
14:17 | 26/08/2025
0

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

nga Fast News
14:03 | 26/08/2025
0

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Recent News

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

14:20 | 26/08/2025
Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

14:17 | 26/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar