• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

‘Bomba’ e gazetës gjermane: Shqipëria vend në duart e gangsterëve

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
‘Bomba’ e gazetës gjermane: Shqipëria vend në duart e gangsterëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta më e madhe gjermane, Bild, përmes një shkrimi të publikuar këtë të martë ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Gazeta gjermane duke bashkëpunuar me disa gazetarë investigativë shqiptarë, ka publikuar pjesë nga telefonata e Ramës, e përgjuar në dosjen ‘184’.

Ndër të tjera në artikullin e “Bild” raportohet edhe shkarkimi i ministrave të Brendshëm Xhafaj dhe Tahiri, për të cilët ka dyshime të forta për lidhje me krimin dhe grupe të trafikut ndërkombëtar të drogës.



Në shkrimin e “Bild” Shqipëria pasqyrohet si shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh mes korrupsionit dhe një vendi që nuk ka një Gjykatë Kushtetuese.

Shkrimi i plotë i Bild:

Ditët e fundit ka pasur përleshje në rrugë, në protestat kundër qeverisë shqiptare në kryeqytet, Tiranë; demonstruesit e opozitës kanë hedhur kokteje molotov dhe bojë kundër selisë së qeverisë të kryeministrit Edi Rama. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion kundër njerëzve. Një duzinë policësh dhe shumë protestues janë plagosur

Tani është e qartë për pjesën tjetër të Europës se diçka është seriozisht gabim në tokën që ishte krejtësisht e izoluar nën regjimin e epokës së gurit të komunistit Enver Hoxha në periudhën 1944 -1985. BE vendosi në vitin 2017 të hapte negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Ironikisht me Shqipërinë. Ironikisht me një shtet të mafias. Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duart e një gangsteri: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga Parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim.

Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafajn, dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Europës Perëndimore. Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.

Po Rama vetë? Emri i tij lidhet shpesh me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë. Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një Komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar.

Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’. Akuzat për blerjen e votave i ngre edhe ish-ministri i Drejtësisë i Ramës, Ylli Manjani. Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për BILD: “Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë”. Manjani sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias: “Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”.

Gazetari investigativ Basir Çollaku thotë: “Nën Edi Ramën, ka pasur një përhapje eksplozive të prodhimit të drogës në Shqipëri. Sipas përllogaritjeve të shërbimeve inteligjente perëndimore, më shumë se 70 përqind e kanabisit të shitur në Europë vjen nga Shqipëria”.

Drejtuesit e policisë janë të korruptuar

Policia shqiptare vetë konsiderohet e korruptuar, veçanërisht drejtuesit.

Policët shqiptarë që, në fakt, hetojnë kundër Policisë dhe politikanëve janë arrestuar ose vënë në arrest shtëpiak. Në Zvicër, Itali, Holandë, Itali dhe Finlandë disa oficerë të lartë Policie kanë fituar azil politik.

Një prej tyre është Dritan Zagani, ish-Shefi i Policisë Kufitare të rajonit të Vlorës dhe hetues i anti-drogës. Zagani u mbajt në qeli izolimi për gjysmë viti dhe më pas në arrest shtëpie pasi u tregoi shefave të tij të dhëna konkrete për përfshirjen në trafik droge të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai më në fund qe në gjendje të ikte nga Shqipëria bashkë me familjen falë policëve dhe agjentëve italianë.

Përfundimi i tij për BILD: vendi im është një shtet i mafias. Aty sundon mafia./ shkrimi i plotë i përkthyer nga politiko.al

Pas

Mira Kazhani përlotet në emision: Nuk ia uroj as armikut

Para

Aksident i rëndë në Kavajë, makina del nga rruga dhe përplas 2 fëmijë

Para
Aksident i rëndë në Kavajë, makina del nga rruga dhe përplas 2 fëmijë

Aksident i rëndë në Kavajë, makina del nga rruga dhe përplas 2 fëmijë

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar