• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Akademiku Fuga letër Ramës dhe Metës: Të shkarkohet ministrja Shahini pa humbur kohë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Akademiku Fuga letër Ramës dhe Metës: Të shkarkohet ministrja Shahini pa humbur kohë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Akademiku Artan Fuga ka dalë hapur kundër ministres së Arsimit, Besa Shahini lidhur me propozimin për reformimin e Akademisë së Shkencave.

Akademiku i njohur i ka dërguar një letër publike Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama ku kërkon të thirret për sqarime e më pas të shkarkohet ministrja e Arsimit, Besa Sahini.





“Nisur nga këtej unë ju ftoj zotërinj të nderuar, si autoritete që keni përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e sovranitetit të institucioneve publike të vendit, ta thërrisni për sqarime publike këtë anëtarë të qeverisë, dhe nëse ajo nuk akomodohet me Kushtetutën e Shqipërisë, me platformën ligjore të qeverisë, të realizoni shkarkimin e saj pa humbur kohë!”- shkruan Fuga.

Letra e Artan Fugës vjen pas akuzave se ministrja po synon ta shkrijë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me atë të Malit të Zi e Maqedonisë.

Postimi i plotë i akademikut Artan Fuga:

Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Shqipëria në punë të vet, qytetarja Besa Shahini në punë të vet!

Letër publike:

Presidentit të Republikës zotit Ilir Meta !

Kryetarit të Këshillit të Ministrave, zotit Edi Rama !

Kryetarit të Komisionit të Sigurisë të Kuvendit të Shqipërisë!

Po Ju drejtohem me shqetësim të thellë intelektual dhe qytetar lidhur me një deklaratë të papritur të Ministres të arësimit, rinisë dhe sporteve të Republikës të Shqipërisë, qytetares Besa Shahini, bërë sot, më datë 10 maj 2019, e cila në profilin e një rrjeti social deklaron se : “Do të jem edhe unë pjesë e këtij debati ku do të paraqes idenë time për të vendosur në ligj bazat e fillimit të një përafrimi të akademive shqiptare në rajon me synim integrimin në një të vetme.”

Është e çuditshme sepse në asnjë platformë politike të partive parlamentare, të qeverisë, e së cilës ajo është pjesë, e Kushtetutës të Shqipërisë, nuk ekziston ndonjë platformë që t’a justifikojë qytetaren Besa Shahini si ministre e këtij shteti, të punojë për realizimin e një ideje të tillë!

Madje as në Bashkimin Europian nuk kërkohet shkrirja në një të vetme e agjencive publike të shteteve të veçanta anëtare!

Në këtë mënyrë, në pikën kulmore të punimeve të komisionit kuvendor për reformimin e akademisë të shkencave të Shqipërisë, qytetarja Besa Shahini, në funksionin e ministres, që ka për detyrë ligjore të zhvillojë identitetin e institucioneve të arsimit dhe të shkencës dhe të agjencive publike që funksionojnë ligjërisht në shtetin e Shqipërisë, deklaron se punon kundër kësaj mëvetësie, pra punon në të kundërt të betimit të saj si ministre!

Me megalomani kjo ide nënkupton se është qytetarja Besa Shahini që pa konsultuar komunitetin e akademikëve dhe universitarëve që janë qytetarë të shtetit të Shqipërisë, pa konsultuar as programin e qeverisë e së cilës ajo është pjesë, pa respektuar as Kushtetutën e Shqipërisë së cilës ka pranuar t’i shërbejë, po punoka për zhbërjen e mëvetësive të akademisë të shkencave të Shqipërisë, madje shkon edhe më larg, a thua se varet prej saj, edhe zhbërjen e mëvetësisë të akademisë të shkencave të Kosovës dhe më gjerë.

Duke synuar kthimin e tyre “në një të vetme”, qytetarja Besa Shahini flet edhe për të gjithë rajonin.

Ideja e bërë publike sot është një provokacion gjeopolitik.

Cilat janë akademitë e tjera të shkencave shqiptare në rajon veç asaj të Kosovës?

Akademikët shqiptarë në rajon kanë fituar të drejtën e të pasurit në mënyrë dinjitoze të vendeve në akademinë e shkencave të Maqedonisë dhe në atë të Malit të Zi. Si parim, edhe në Akademinë e shkencave të Serbisë. Çfarë nënkupton deklarata e qytetares Besa Shahini? Që akademikët shqiptarë të braktisin këto akademi shkencash dhe të krijojnë akademitë e tyre të shkencave në shtetet përkatëse duke u vetëizoluar? Apo nënkupton që në fund të procesit të ideuar prej saj, akademia e shkencave e Shqipërisë, ajo e Kosovës, të integrohen “në një të vetme” me atë të Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi?! Apo ideja e saj është që shqiptarët në cilindo nga këto shtete të ish Jugosllavisë të krijojnë akademi shkencash mbi baza etnike dhe pastaj të integrohen me akademinë e Shqipërisë?!Të gjitha mundësitë që mund të nënkuptojë ideja që e “lumturoka” qytetaren ministre Besa Shahini janë absurde, më së paku, por edhe të mbrapshta, dhe çojnë pikërisht në zhbërjen e akademisë të shkencave të Shqipërisë duke e çuar atë drejt shkrirjes të identitetit të vet institucional si bartëse e misionit për të cilën është krijuar.

Parë rrezikshmërinë dhe dëmin e këtyre pohimeve të shkruara të zezë mbi të bardhë, si edhe sabotimin që po i bën prej muajsh procesit të reformimit të akademisë të shkencave të Shqipërisë ministria e arësimit, lind dyshimi i qartë se shkaku më i thellë qenka pikërisht strategjia e zonjës qytetare ministre Besa Shahini.

Nisur nga këtej unë ju ftoj zotërinj të nderuar, si autoritete që keni përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e sovranitetit të institucioneve publike të vendit, ta thërrisni për sqarime publike këtë antare të qeverisë, dhe nëse ajo nuk akomodohet me Kushtetutën e Shqipërisë, me platformën ligjore të qeverisë, të realizoni shkarkimin e saj pa humbur kohë!

Besa Shahini në punë të vet, Shqipëria, kombi shqiptar, Akademia e shkencave e Shqipërisë dhe e Kosovës në punën e tyre!

Me respekt qytetar,Artan Fuga

Akademik

 

Pas

Tragjedi në Mesdhe, 70 emigrantë të vdekur

Para

Raporti 2018/ Ujësjellësat shtojnë stafin, por sjellin më pak ujë

Para
Raporti 2018/ Ujësjellësat shtojnë stafin, por sjellin më pak ujë

Raporti 2018/ Ujësjellësat shtojnë stafin, por sjellin më pak ujë

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar