Rudina Hajdari është kritikuar gjerësisht, pas vendimit të saj për të mos dorëzuar madatin e saj të deputetit. Ajo ka shpallur ditën e djeshme formimin e grupeve parlamentare.
Kanë qenë të shumtë që kanë reaguar, një ndër ta është edhe anëtari i Komitet Ekzekutiv të FSHF-së, Vasil Bici.
Ky i fundit ka komentuar Rudina Hajdarin, vajzën e Azem Hajdarit.
“Opozita e re nuk i bojkoton zgjedhjet” është shprehur ajo.
“Nuk ke elektorat moj vajzë. Provo t’i mbledhesh e të dalësh në protestë. Nuk bën vaki të të mbështësin. Nuk ke talent. Nuk është oratore, i mungojnë elementët kryesorë të një lideri. Nuk shoh asgjë te vlerat e kësaj vajze për të qenë si babai i saj. Respekt për ju, uroj të jem gabuar”, ishte komenti i Bicit.