• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Zjarrvëniet e qëllimshme, PD: Xhaçka ka dijeni, të thirret në prokurori

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Zjarrvëniet e qëllimshme, PD: Xhaçka ka dijeni, të thirret në prokurori
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zjarret e qëllimshme masive që po përhapen në të gjithë vendin, po bëhen shqetësuese. Kohët e fundit ish-kryeministri, Sali Berisha, ka akuzuar se po digjen tokat, për hapjen e parcelave për hashash.

Këtë shqetësim e ka ngritur edhe Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e cila kërkoi që Olta Xhaçka të thirret urgjent në prokurori pasi ka deklaruar se ka dijeni për akte të rënda kriminale nëpërmjet zjarrëvënies së qëllimshme.





Sipas saj, përmes deklaratës së bërë nga kjo e fundit pak më parë, tregoi qartë se ministrja ka patur informacione për zjarret e rëna në vend.

Ajo tha se kryeministri Rama ka kapur prokurorinë, gjykatat dhe nuk bën aspak përpjekje për të arrestuar personat, të cilët vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra me pyje.

Deklarata e plotë e Dhurata Çupit:

Olta Xhaçka duhet të thirret urgjent në prokurori!

Ajo ka deklaruar se ka dijeni për akte të rënda kriminale nëpërmjet zjarrëvënies së qëllimshme. Ministrja e Mbrojtjes ka detyrimin që çdo të dhënë që disponon për autorët e këtyre akteve kriminale t’i depozitojë në prokurori.

Deklaratat dhe akuzat qesharake të Olta Xhaçkës, që ngjajnë si dy pika uji me akuzat e shefes së saj politike, Elisa Spiropali, për tritolin në shtyllat e tensionit të lartë, u provojnë shqiptarëve se drejtohen nga një qeveri e destabilizuar dhe nga një kryeministër me qëllime të mbrapshta.

Edi Rama ka nën kontroll Policinë, Prokurorinë, shërbimin sekret, gjykatat dhe çdo institucion që është përgjegjës për zbulimin e autorëve të akteve kriminale dhe dënimin e tyre.

Në vend që të bëhet qesharak dhe të shpallë opozitën armik për çdo dështim të tij, Edi Rama duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë vendosur zjarret në zona të ndryshme të vendit.

Përvoja e afërt gjatë qeverisë së Edi Ramës tregon se zjarrin Shqipërisë ia kanë vënë trafikantët për mbjelljen e hashashit dhe asnjëri prej tyre nuk ka dalë para drejtësisë.

Shërbimi qesharak i Olta Xhaçkës ndaj Edi Ramës nuk e ndalon dot zbardhjen e dosjes 184, prej të cilës shqiptarët do të mësojnë se kush janë zjarrëvënësit e vërtetë të Shqipërisë, ata që vënë çdo ditë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve, që po pengojnë integrimin europian të Shqipërisë.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen që Partia Socialiste ka ulur përfaqësimin e saj në nivelin e inteligjencës dhe ndershmërisë së Oltës, Taulantit dhe Elisës.

Ne e dimë se brenda PS ka personalitete që mund ta ndihmojnë partinë e tyre në këtë ditë të hallit ku ka rënë, duke kontribuar, njëkohësisht, në shkëputjen e lidhjeve të PS me krimin, e cila është bërë pengesë për të ardhmen europiane të vendit.

Pas

Dëshmia e autorit: Kambistin e grabitëm se kishim borxhe, si më hodhi shoku nga motori…

Para

“Meme si për 1 Prill!”, Ndoka nuk i ndahet Petro Koçit

Para
“Meme si për 1 Prill!”, Ndoka nuk i ndahet Petro Koçit

“Meme si për 1 Prill!”, Ndoka nuk i ndahet Petro Koçit

Të Gjitha

Shtohen makinat në rrugë, gati gjysma e tyre të vjetra

Shtohen makinat në rrugë, gati gjysma e tyre të vjetra

nga Fast News
10:12 | 23/07/2025
0

Artur Roshi: Reforma Territoriale është propagandë e Ramës, jo zhvillim real

Artur Roshi: Reforma Territoriale është propagandë e Ramës, jo zhvillim real

nga Fast News
09:56 | 23/07/2025
0

“Në anën e duhur të historisë?”

“Në anën e duhur të historisë?”

nga Fast News
09:51 | 23/07/2025
0

Rama publikon videon nga Thethi: Pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

Rama publikon videon nga Thethi: Pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

nga Fast News
09:44 | 23/07/2025
0

Recent News

Shtohen makinat në rrugë, gati gjysma e tyre të vjetra

Shtohen makinat në rrugë, gati gjysma e tyre të vjetra

10:12 | 23/07/2025
Artur Roshi: Reforma Territoriale është propagandë e Ramës, jo zhvillim real

Artur Roshi: Reforma Territoriale është propagandë e Ramës, jo zhvillim real

09:56 | 23/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar