• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Zjarret në banesa dhe mos sigurimi. Mungesa e kulturës që po na kushton të ardhmen

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Zjarret në banesa dhe mos sigurimi. Mungesa e kulturës që po na kushton të ardhmen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një banesë u dogj në Pukë dy ditë më parë. Nga flakët gjetën vdekjen një çift bashkëshortësh dhe fatmirësisht, shpëtuan anëtarët e tjerë të familjes. Një ngjarje e ngjashme ndodhi në fillim të prillit në një market në Elbasan, ku flakët rrezikuan edhe objektet e tjera përreth, përfshi këtu shtëpi.

Në fund të marsit, zjarri ra në një banesë në Shkodër, në katin e tretë të një pallati, ku një vajzë rrezikoi seriozisht jetën.

Ngjarje të tilla ndodhin gati çdo ditë në Shqipëri, duke u shndërruar në një alarm për banorët, por edhe komunitetin.

Të përbashkët nuk kanë vetëm përfshirjen nga flakët, por edhe që janë të pasiguruara. E thënë ndryshe, qytetarët neglizhojnë të sigurojnë banesat apo jetën dhe shëndetin. Një policë sigurimi që kushton jo me shumë se 60 euro në vit dhe që do t”i mbronte nga fatkeqësi të tilla.

Rasti i djegies së banesës në Pukë, ku prindërit humbën jetën është më tragjiku. Kjo edhe për atë që ndodh më pas me 4 fëmijët e mitur. Sigurimi i jetës së prindërve do të përkthehej në të ardhura të konsiderueshme për fëmijët, jeta e të cilëve do të ishte më e lehtë nga pikëpamja ekonomike. Për shkak se ky sigurim nuk është bërë, këta fëmijë sot përballen përveç dhimbjes, edhe me bukën e gojës.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e sigurimit vullnetar, gjatë dy muajve të parë të këtij viti  arritën rreth 0.85 milionë lekë, 5.35% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i kontratave të sigurimit vullnetar pësoi një rënie vjetore prej 1.33%.

Të dhënat e detajuara tregojnë se në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar – shkurt 2019, vihet re një ulje prej 2.41% e volumit të primeve të shkruara bruto. Tkurrja e sigurimeve ndodh në një kohë kur ngjarje të tilla janë shtuar dhe po ashtu, edhe kompensimet që kanë bërë kompanitë.

Mungesa e kulturës për t”u siguruar, por edhe informacioni i paktë po u kushton shumë shtrenjtë shqiptarëve sot. Po u kushton jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen.

Secili prej nesh mund ta llogarisë vetë se sa pak na kushton të sigurojmë shtëpinë apo shëndetin, sepse tani kompanitë e sigurimit ta ofrojnë online një shërbim të tillë.

Kliko në link: https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/index.aspx?prod=3

Pas

Ja kush është polici, të cilit Admir Murataj “i vodhi” identitetin

Para

Valutat/ Libri ri: Euroizimi dhe ndikimi në ekonominë shqiptare

Para
Valutat/ Libri ri: Euroizimi dhe ndikimi në ekonominë shqiptare

Valutat/ Libri ri: Euroizimi dhe ndikimi në ekonominë shqiptare

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar