• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ushtria qeveritare e Shpëtim Idrizit “opozitar”

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Ushtria qeveritare e Shpëtim Idrizit “opozitar”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Melisa Biraçi

Shpëtim Idrizi i bashkoi koalicionit opozitar siglën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet pak ditë më parë, duke e rreshtuar veten e tij si politikan anti-Rama.





Ai ishte pjesë e daljes publike, së bashku me drejtuesit e partive të tjera opozitare, kur Lulzim Basha deklaroi në fillim të kësaj jave se “nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër”.

Shpëtim Idrizi tundte kokën në shenjë miratimi për deklarimet e Bashës, ndërkohë që, paralelisht, “i shkel syrin” Edi Ramës.

PDIU e Shpëtim Idrizit nënshkroi zyrtarisht marrëveshjen e koalicionit me Partinë Demokratike në Tetor të vitit 2018, pas ik-e-ardhjeje të herë pas hershme sa te Berisha, Rama e tashmë te Basha.

Por, përtej “opozitarizmit” të Idrizit, partia që ai drejton nuk duket edhe aq opozitare. Përkundrazi, Idrizi ka një ushtri të gjerë të punësuarish në administratën e drejtuar nga Partia Socialiste.

Rreth 300 persona, të cilët kanë marrë postet zyrtare vetëm falë siglës së PDIU, vijojnë të jenë në funksionet e tyre, të pashqetësuar në vendet e tyre të punës, megjithë piruetat e Shpëtim Idrizit.

Bashkë-partiakët e Shpëtim Idrizit vijojnë të kenë poste kyçe në administratën e nivelit të dytë, kryesisht në Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, në ato të Shëndetësisë, në zyrat e Punës, në administratën tatimore e doganore.

Këta partiakë të Idrizit vijojnë të shijojnë frytet e pushtetit, pavarësishte se “zyrtarisht” janë në opozitë. Kjo armatë duket se i shërben kryetarit të PDIU si një urë komunikimi me “armikun politik” Edi Rama.

Kryeministri aktual udhëhoqi dhe fitoi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 me planin e tij për të marrë të gjithë “tepsinë” për Partinë Socialiste. Pas zgjedhjeve, Rama dhe qeveritarët e tij e “pastruan” administratën nga të punësuarit e ish-aleatëve të tyre, sidomos ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Por, Rama nuk tregoi të njëjtën “vendosmëri” me militantët e Shpëtim Idrizit. Në “tepsinë” e pushtetit të Edi Ramës mbetën vetëm ish-lësëistat e konvertuar në socialistë dhe…”300 ushtarët” e Shpëtim Idrizit.

Të vetmit anëtarë të PDIU që u larguan nga detyra ishin dy zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës, të cilët iu bashkuan protestës opozitare të 16 Shkurtit.

Pasi disa foto të këtyre zyrtarëve u publikuan në median sociale, Erion Veliaj i shkarkoi, duke publikuar edhe një njoftim të posaçëm për këtë vendim të tijin.

Në këtë mënyrë, u duk se u çimentua opozitarizmi i PDIU-së dhe vetë Shpëtim Idrizit. Në fakt, e gjitha mund të duket si “lojë politike” dhe dy ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës u përdorën thjesht për të krijuar tymnajën opozitare të Idrizit kryetar.

Të gjithë njerëzit e tjerë të Shpëtim Idrizit qëndrojnë stoikë në zyrat qeveritare dhe shohin se si drejtuesi i tyre aktron rolin e opozitarit.

Nga ana tjetër, edhe Edi Rama, me koloritin e tij të fjalimeve, duket se e ka kursyer Shpëtim Idrizin nga shpotitjet. Kryeministri, i cili ka më shumë fjalë se brum, gjithësesi ka preferuar që ta trajtojë veçmas kreun e PDIU-së. Edi Rama nuk ka batuta, as ironi për “opozitarin” Idrizi.

Natyrisht, Edi Ramës nuk i hyjnë në punë aspak “300 spartanët” e Shpëtim Idrizit në administratë. Por, siç duket, ai ka zgjedhur që të tregohet “zemër-hapur” me opozitarët e PDIU-së.

Ndoshta, Edi Rama është i bindur që Shpëtim Idrizi nuk është opozitar. Me një “fishkëllimë” politike, Idrizi dhe PDIU e tij mund të kalojnë menjëherë gardhin e opozitës dhe të dalë në krah të kryeministrit.

Edi Rama e ka treguar se i pëlqen të luajë deri në tallje me këtë kategori politikanësh. Ai e di që Shpëtim Idrizi tërhiqet nga era e pushtetit dhe, përsa kohë që Rama të ketë drejtimin e qeverisë, kreu i PDIU-së nuk mund të jetë opozitar i tij. Shpëtim Idrizi do të jetë kundërshtar i Ramës, kur vetë Rama të kalojë në opozitë.

Deri sa të vijë ai moment, Shpëtim Idrizi do të jetë “opozitari”, por me një “ushtri” pushtetarësh në administratën publike.

Pas

Çamët masakrojnë Idrizin me komente: Na vjen turp për ty!

Para

Aksionet e bashkisë në futboll, Veliaj tregon çfarë do të ndodhë me to

Para
Aksionet e bashkisë në futboll, Veliaj tregon çfarë do të ndodhë me to

Aksionet e bashkisë në futboll, Veliaj tregon çfarë do të ndodhë me to

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

24.3% e popullsisë jashtë tregut të punës, shumica të rinj

24.3% e popullsisë jashtë tregut të punës, shumica të rinj

nga Fast News
10:30 | 02/09/2025
0

“3-8 vite burg për skemat mashtruese dhe piramidale” – Kodi i ri Penal ashpërson dënimet edhe për falsifikimin e monedhave

“3-8 vite burg për skemat mashtruese dhe piramidale” – Kodi i ri Penal ashpërson dënimet edhe për falsifikimin e monedhave

nga Fast News
10:00 | 02/09/2025
0

ALTAX: Mandati i katërt kërkon ekonomi të re, jo vetëm stabilitet politik

ALTAX: Mandati i katërt kërkon ekonomi të re, jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
09:30 | 02/09/2025
0

Ekonomia pa besim në kulmin e turizmit, në rënie sektorët kryesorë

Ekonomia pa besim në kulmin e turizmit, në rënie sektorët kryesorë

nga Fast News
09:00 | 02/09/2025
0

Recent News

24.3% e popullsisë jashtë tregut të punës, shumica të rinj

24.3% e popullsisë jashtë tregut të punës, shumica të rinj

10:30 | 02/09/2025
“3-8 vite burg për skemat mashtruese dhe piramidale” – Kodi i ri Penal ashpërson dënimet edhe për falsifikimin e monedhave

“3-8 vite burg për skemat mashtruese dhe piramidale” – Kodi i ri Penal ashpërson dënimet edhe për falsifikimin e monedhave

10:00 | 02/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar