Në fidanishten e e Universitetit Bujqësor, ka nisur një ndërtim i ri betoni. Sot sërish studentët e Universiteti Bujqësor të Kamzës , kanë dalë në protestë.
Pedagogë dhe studentë kanë dalë në rrugë për fillimet e një ndërtimi në territorin e tyre, që ata quajnë “të paligjshme”.
Sipas Bashkisë, tokës i ka dalë pronari dhe ky i fundit pas një vendimi Gjykate, ka vendosur që ta japë për ndërtim. Në këtë tokë pritet të ngrihen tre institucione arsimore private.