• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Uluni ose ju nxora jashtë!” Arta Marku sherr me prokurorin

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Uluni ose ju nxora jashtë!” Arta Marku sherr me prokurorin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka pasur një debat të ashpër me prokurorin Sokol Malaj, teksa po diskutohej për antarin që i mungon KLP-së.

Pritet që  Vatë Staka të zgjidhet si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë pasi ka kaluar me sukses të gjitha fazat.  Staka ka qënë i vetmi prokuror, i cili ka kandiduar për vendin vakant në KLP.

Debati ka nisur pasi prokurori Malaj ka marrë fjalën për të sqaruar sipas tij, mënyrën e përzgjedhjes së anëtarit. Kjo ka nxehur Kryeprokuroren Arta Marku, e cila ka kundërshtuar propozimin e Sokol Malajt.

Debati:

Arta Marku: Nuk lejohen replikat, megjithatë ju mund të jepni qëndrimin tuaj, mbledhja do vazhdojë.

Sokol Malaj: Ne jemi këtu për një proces që ka të bëjë me përzgjedhjen e një anëtari jo të paracaktuar. Ju e dini mirë që nga fjalori shqip-shqip, termi përzgjedhje do të thotë të zgjedhësh midis 2,3,5,7 kandidaturave ose të japësh pëlqimin për një kandidaturë që votohet apo nuk votohet.

Ky është një parim i mirënjohur demokratik dhe kushtetues. Mos përmend tani bazën ligjore, sepse Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme tha është në kundërshtim me frymën e ligjit. Me kë frymë ligji? Dhe prokurorët që u votuan, të prokurorisë së përgjithshme që ishin kandidatë Kosta Bejluri dhe Arben Dollapaj me Buajr Sheshin morën shumicën dërmuese të votave.

Në këto kushte unë çmoj që ta hedhim atë propozimin në votë pasi Asambleja vendos. Këtu është trupa e prokurorëve ajo ka fatin në dorë të zgjedhjeve dhe fatin në dorë të prokurorisë.

Arta Marku: Zoti Malaj gjej dispozitën ligjore dhe vendos ku parashikohet që votomi parashikohet të jetë 50+1 dhe e hedhim në votë.

Sokol Malaj: Më gjeni dhe ju dispozitën ligjore kundër. Unë po të them parimet kushtetuese dhe demokratike për një votim dhe për përzgjedhje.

Arta Marku: Për fletën tim të votimit e përcakton Prokurori i Përgjithshëm. Neni 114 paragrafi 2 i ligjit për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë

Sokol Malaj: Ne kemi të drejtë të ndryshojmë atë pikën 15

Arta Marku: Ne vazhdojmë me votimet, kush nuk do të marri pjesë është i lirë të largohet.

Sokol Malaj: Ne bëjmë propozimin shtesë që themi, propozim për ndryshim të rregullores. Kuorumi është 1 e 10, atëherë ta propozojmë këtë rregullore për ndryshim. Përderisa është lënë e drejta që kjo rregullore mund të ndryshohet me shumicën e anëtarëve pjesëmarrës këtu atëherë ndryshohet. Është vullneti i shumicës dhe vullneti i shumicës nuk dhunohet.

Arta Marku: Propozimi është nga 1 e 10-ta, por propozim në kundërshtim me ligjin nuk mund të ketë.

Sokol Malaj: Nuk është në kundërshtim me ligjin. Ta vendosi shumica

Arta Marku: Do vazhdojmë me rendin e ditës, kush nuk do të marri pjesë të largohet dhe pastaj bëhen ankimet ne Gjykatën Administrative të Apeit.

Sokol Malaj: Unë ftoj prokurorët që të ngrenë dorën kush është dakord që të votohet me 1 të 10-tën për mënyrën e përzgjedhjes dhe unë ngre dorën.

Arta Marku: Mbledhjen e drejtoj unë zoti Malaj. Ju lutemi se përndryshe do dilni jashtë.

Sokol Malaj: Dilni jashtë…Nuk jemi në fillore

Arta Marku: Mbledhjen e drejtoj unë, nuk e drejtoni ju.

Sokol Malaj: Mbledhjen e drejtoni ju, por unë po bëj një propozim që duhet respektuar.

Arta Marku: Uluni ose vazhdoni.

Pas

“Mbyllja mikrofonin”, sherr mes Ralf Gjonit dhe Ruçit në Kuvend

Para

FOTOT/ Familjarët tërheqin trupin e Admir Muratajt

Para
FOTOT/ Familjarët tërheqin trupin e Admir Muratajt

FOTOT/ Familjarët tërheqin trupin e Admir Muratajt

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar