• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shqiptarët pakësojnë telefonatat dhe SMS, kursejnë edhe internetin

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Shqiptarët pakësojnë telefonatat dhe SMS, kursejnë edhe internetin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat e tremujorit të katërt të vitit të shkuar, të publikuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, tregojnë se shqiptarët kanë folur më pak në celular dhe kanë dërguar më pak mesazhe se në vitin 2017.

Në rënie ishte edhe trendi i përdorimit të internetit nëse krahasimin e bëjmë nga tremujori i fundit të vitit me atë korrik-shtator.

Ashtu siç pritej, rënie të dukshme ka pasur në numrin e pajtimtarëve sipas kartave SIM si dhe përdoruesve aktivë, një efekt që vjen si rezultat i mbylljes së operatorit të katërt Plus.

Referuar të dhënave të AKEP, numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T4 2018 ishte rreth 4,143,603, që përbën një ulje me 10.5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një ulje me 25.5% në krahasim me T4 2017.

Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T4 2018 arriti në rreth 2.7 milionë, që përbën një rënie me rreth 5% me T3 2018 dhe rënie me 25.1% në krahasim me T4 2017.

“Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në internet nga rrjetet celulare në T4 2018 ishte rreth 1.8 milionë, që përbën një rënie me 8.9% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 10.9% në krahasim me tremujorin e katërt 2017.

Totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T4 2018 ishte rreth 1.5 miliardë minuta, me një rënie prej 5.9% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 7.3% me të T4 2017.

Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) u ul me 5.9% në krahasim me T3 2018 dhe u ul me 13.8% në krahasim me një vit më parë në T4 2017;

Sasia e thirrjeve on-net u ul me 5.6% në krahasim me T3 2018 dhe pësoi një rënie me 1.1% në krahasim me T4 2017. Numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në T4 2018 ishte rreth 284 milionë, që përbën një rënie me 5.4% krahasuar me T3 2018 dhe një rënie me 14.9% me T4 2017”, raportoi AKEP.

Lidhur me internetin, luhatja është më e vogël. AKEP vlerëson se sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T4 2018 ishte rreth 14.6 milionë GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 2.7 GB internet në muaj në T4 2018, që përbën një rënie me 2% në krahasim me T3 2018 dhe një rritje 17.9% krahasuar me T4 2017.“

Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T4 2018 ishte: 188 minuta dalëse, 36 SMS dhe 2.7 GB internet. Krahasuar me T3 2018, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 0.8%, konsumi mesatar i SMS-ve dhe konsumi mesatar i internetit pati rënie respektivisht me 0.4% dhe me 2%”, raporton AKEP. /Monitor

Pas

Mashtronin me lejet për mësimdhënie, në pranga dy “juristët”

Para

Universiteti Bujqësor del sërish në protestë

Para
Universiteti Bujqësor del sërish në protestë

Universiteti Bujqësor del sërish në protestë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar